Author: gazetar_1
Tirana vazhdon të mbetet epiqendra e investimeve në pasuritë e paluajtshme në Shqipëri, me çmimin mesatar prej 2600 euro për metër katror në qendër të qytetit. Rritja e popullsisë dhe zhvillimi urban kanë nxitur një kërkesë të vazhdueshme për prona, duke e bërë kryeqytetin një destinacion të lakmuar për blerësit dhe investitorët. Në anën tjetër, qytetet bregdetare si Durrësi dhe Vlora, të njohura për turizmin e zhvilluar, ndajnë një çmim të ngjashëm prej 1400 euro për m². Pozita e tyre gjeografike dhe fluksi i lartë i turistëve e bëjnë këtë zonë atraktive për investime të reja. Pavarësisht rritjes së çmimeve…
Kredo.al, një kompani lider në tregun e mikrofinancës, është krenare të marrë pjesë në fushatën Huamarrje e Zgjuar 2024, në nivel lokal. Kjo fushatë, e organizuar nga Microfinance Center (MFC) dhe anëtarët e saj, synon të promovojë praktikat e përgjegjshme të huamarrjes dhe standardet e mbrojtjes së klientëve në industrinë e mikrofinancës. Edicioni i 10-të i Fushatës Huamarrje e Zgjuar nënvizon rëndësinë e nxitjes së një kulture të huadhënies së përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse. Si pjesë e angazhimit tonë për mirëqenien e klientëve dhe fuqizimin financiar, Kredo.al është entuziaste që është pjesë e kësaj nisme me ndikim. Në nivel lokal, organizata…
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor raportoi se nga janari deri në shtator 2024, janë testuar 311,303 mjete në kontrollin teknik, duke shënuar një rritje prej 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga totali, 83.3% e mjeteve të testuara janë automjete për transport pasagjerësh, me 36.2% të testeve që janë kryer në Tiranë. Megjithatë, shqetësuese mbetet numri i mjeteve që kanë ngelur në testim; rreth 31.6% e tyre nuk e kanë kaluar këtë kontroll. Arsyet kryesore për ngeljen përfshijnë mangësitë vizuale dhe funksionale, që përbëjnë 46.3%, si dhe problemet me sistemin e gazrave (24.6%). Më…
Autoriteti Rrugor Shqiptar do të rishpallë tenderat për mirëmbajtjen e rrugëve në dy rajone, pas dështimit të fazës së parë të prokurimit, e cila u zhvillua në qershor për katër rajone. Këto tendera tani do të fokusohen në Rajonin Qendër Lindje Korçë, me një fond limit prej 541.2 milion lekësh, dhe Rajonin Qendër Perëndim Tiranë, që ka një fond prej 250 milion lekësh. Rishpallja e tenderave vjen pas përfundimit të kontratave të shërbimeve të mirëmbajtjes të lidhura në vitin 2020. Mirëmbajtja rutinë përfshin detyra si riparimi i gropave dhe pastrimi i drenazhimeve, ndërsa mirëmbajtja periodike përqendrohet në masa më të…
Tregu i sigurimeve po vijon të rritet me ritme të qëndrueshme edhe përgjatë këtij viti, edhe pse efekti i zhvlerësimit të mëtejshëm të euros (disa produkte janë në monedhën evropiane) ka nisur të japë impakt. Kjo u vu re në një ngadalësim të ritmeve të rritjes në muajin gusht në 6.64%, krahasuar me dy muajt paraardhës. Në sigurimet e Jo-Jetës, tregu që dominon që prej fillimeve të tij tregun e sigurimeve, me afro 92% të totalit të primeve të shkruara bruto, rritja e pjesës më të madhe të shoqërive të sigurimeve ka qënë rrotull 7%. E vetmja shoqëri që vijon…
Shqipëria do të jetë mes vendeve të para të Ballkanit Perëndimor që do të bëhen pjesë e Zonës Unike të Pagesave në Euro (SEPA) dhe kjo gjë pritet të ndodhë në muajt e parë të vitit 2025. Një fakt i tillë është konfirmuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Zgjerimit në KE, Gert Jan Koopman. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, Koopman theksoi se në përgjithësi vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparime në këtë drejtim, por sipas tij Mali i Zi, pasuar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të parët në rradhë për t’u…
Kush merr më shumë se 1 milion lekë bruto në muaj, nga viti i ardhshëm do të duhet të plotësojë Deklaratën Individuale të Vjetore të të Ardhurave. Thënë më thjesht, nëse rroga mujore neto që kalon në bankë, ose merret në dorë është mbi 80 mijë lekë, duhet plotësuar formulari DIVA pranë administratës tatimore. Aktualisht këtë detyrim e kanë të punësuarit me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë. “Zgjerimi i bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke ulur pragun përjashtues nga 2 milionë lekë në vit në 1.2 milionë lekë në vit, është masë pozitive për nxitjen e…
Ora ditore në Evropë do të përfundojë të dielën, më 31 tetor. Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ora do të ndryshojë të dielën e parë të nëntorit. Shumica e vendeve nuk respektojnë ndryshimin e orës që ndodh në pranverë dhe vjeshtë. Në fakt, vetëm rreth një e treta e vendeve të botës praktikojnë kohën e kursimit të ditës. Thirrjet për t’i dhënë fund ndryshimit të orës. Shumë shkencëtarë po bëjnë thirrje për përfundimin e ndryshimit të orës, duke përmendur ndikimet negative në shëndet dhe ekonomi. Në fakt, përfundimi i ndryshimit të orës sezonale deri në vitin 2026 është një…
Sot dollari amerikan blihet me 88.7 lekë dhe shitet 90.1 lekë. Euro sot blihet me 98.5 lekë, ndërsa në shitje me 99.2 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104.7 lekë, në shitje me 106 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.8 lekë dhe në shitje me 67 lekë.
Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin e Ilir Binaj si Drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi. Binaj ka një Diplomë Master për Kontabilitet Profesional (MPA) nga Universiteti i Teksasit dhe një Master në Administrim Biznesi (MBA) nga Universiteti Dallas Baptist. Ai është anëtar i Institutit Amerikan të Kontabilistit Publik të Certifikuar (AICPA) dhe anëtar i Institutit të Audituesve të Brendshëm (IIA). Binaj zëvendëson në këtë detyrë Elidjana Çelaj, e cila u ngarkua përkohësisht në detyrën e Drejtorit…
