Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor raportoi se nga janari deri në shtator 2024, janë testuar 311,303 mjete në kontrollin teknik, duke shënuar një rritje prej 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga totali, 83.3% e mjeteve të testuara janë automjete për transport pasagjerësh, me 36.2% të testeve që janë kryer në Tiranë. Megjithatë, shqetësuese mbetet numri i mjeteve që kanë ngelur në testim; rreth 31.6% e tyre nuk e kanë kaluar këtë kontroll. Arsyet kryesore për ngeljen përfshijnë mangësitë vizuale dhe funksionale, që përbëjnë 46.3%, si dhe problemet me sistemin e gazrave (24.6%). Më pak, 15% e mjeteve kanë ngelur për çështje të sistemit të drejtimit, ndërsa 14.1% për sistemin e frenimit. Vetëm 29% e mjeteve që kanë ngelur janë ritestuar. Ndërkaq, për mjete mbi 22 vjet, 5,147 prej tyre janë çregjistruar përgjithmonë, duke shënuar një rritje prej 13.9% krahasuar me vitin e kaluar.
DPSHTRR thekson rëndësinë e ruajtjes së sigurisë rrugore, duke ndaluar rreptësisht ndërhyrjet në odometër dhe çdo ndryshim tjetër që mund të rrezikojë sigurinë e përdoruesve të rrugëve. Kjo situatë thekson nevojën për përmirësime të vazhdueshme në mirëmbajtjen e mjeteve dhe përgjegjshmëri nga ana e drejtuesve.
