Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin e Ilir Binaj si Drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi.

Binaj ka një Diplomë Master për Kontabilitet Profesional (MPA) nga Universiteti i Teksasit dhe një Master në Administrim Biznesi (MBA) nga Universiteti Dallas Baptist.
Ai është anëtar i Institutit Amerikan të Kontabilistit Publik të Certifikuar (AICPA) dhe anëtar i Institutit të Audituesve të Brendshëm (IIA).
Binaj zëvendëson në këtë detyrë Elidjana Çelaj, e cila u ngarkua përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Njoftimi:
EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
- Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. /Ekofin.al

