Author: gazetar_1
Gjatë 8-mujorit të vitit 2024, Shqipëria ka përjetuar një rritje të dukshme në prodhimin e energjisë diellore, sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë. Kjo rritje vjen si rezultat i investimeve dhe shtimit të impianteve fotovoltaike, duke shënuar një avancim të rëndësishëm në përdorimin e burimeve të rinovueshme. Gjatë kësaj periudhe, energjia diellore ka gjeneruar rreth 334 mijë mWh, që përbën 6.1% të totalit të energjisë së prodhuar në vend. Kjo përqindje është një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar, kur energjia diellore zinte vetëm rreth 1% të energjisë totale, me 59 mijë mWh të prodhuara. Rritja…
Pjesa më e madhe e buxhetit familjar shkon për për t’u ushqyer sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Shpenzimet mesatare mujore për konsum për një njësi ekonomike familjare, e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, arrijnë në 91.675 lekë për vitin 2023, duke shënuar një rritje prej 3,7% krahasuar me vitin e kaluar. Totali i shpenzimeve për konsum në muaj është rreth 68.4 miliardë lekë. Grupi me rritjen më të madhe të shpenzimeve është “të tjera mallra dhe shërbime”, me 6,2%, ndjekur nga “pije alkoolike dhe duhan” me 5,6% dhe “mobilim dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës” me 5,1%. Sipas…
Nga Enea Janko Në Shqipëri sapo ka hyrë në fuqi dhe filloi të shpërndahet nga 1 Tetori 2024 rritja e pensionit prej 4.1 %, ose mesatarisht rreth 650 lekë në muaj duke e çuar nivelin e pensionit mesatar në rreth 16,000 mijë lekë ose 160 euro në muaj. Ndërkohë rritja e pensioneve në vëndet e tjera të rajonit të Ballkanit perëndimor gjatë vitit 2024 ka qënë si më poshtë: 1. Në Maqedoninë e Veriut, qeveria sapo ka miratuar një rritje lineare të pensionit në një vlerë prej 80 euro në muaj për çdo pensionist, nga të cilat 40 euro shtesë…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë të ditur emërimin e Risena Xhajës si Kryeadministratore të Agjencisë së Administrimit të Pasurave të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). Hoxha e përshkroi Xhajën si një profesioniste me një përvojë të konsiderueshme në administratë dhe shprehu besimin se ajo do të sjellë një zhvillim të ri dhe më të shpejtë në funksionimin e agjencisë. Ai theksoi rolin kyç të AAPSK-së në luftën kundër krimit, përmes menaxhimit efektiv të pasurive të sekuestruara dhe theksoi se është duke u finalizuar një nismë ligjore për rikuperimin e aseteve. Kjo nismë do të krijojë Zyrën e Rikuperimit të…
Tirana, kryeqyteti i gjallë i Shqipërisë mund të përkufizohet si një qytet i bukur dhe interesant. Sot kryeqyteti shqiptar është në lulëzim të plotë, ku shumë të rinj kanë zgjedhur të jetojnë aty përfshirë shumë nomadë dixhitalë falë çmimeve të ulëta, shkruan Valentina Borghi në një artikull të publikuar në blogun italian “beBorghi”. Çfarë duhet të shihni në Tiranë në 1 ose 2 ditë: 1.Sheshi Skënderbej Vizita në Tiranë mund të nisë vetëm nga sheshi kryesor i saj, Sheshi Skënderbej, ku dominon statuja e heroit kombëtar shqiptar nga ka marrë emrin. Disa nga ndërtesat më emblematike të qytetit kanë pamje…
Fillimi i një udhëtimi për humbje peshe është një punë e ndërlikuar. Dietat mund të duken si zgjidhje të përkohshme, sepse ato shpesh janë strikte dhe të vështira për t’u ndjekur. Megjithatë, duke krijuar zakone të shëndetshme me kalimin e kohës, mund të jeni në gjendje të krijoni qëndrueshmëri në zgjedhjet tuaja ushqimore. Kjo mund të rezultojë në humbje të vazhdueshme të peshës me një normë të shëndetshme. Pra, cilat zakone ushqimore duhet të provoni së pari? Sipas hulumtimeve, është shumë e rëndësishme të hani një mëngjes të pasur me proteina. “Duke filluar ditën me një mëngjes me proteina, ju…
Sot dollari amerikan blihet me 88.9 lekë dhe shitet 90.2 lekë. Euro sot blihet me 98.5 lekë, ndërsa në shitje me 99.2 lekë. Paundi britanik sot blihet me 116.7 lekë dhe shitet me 118.1 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104.4 lekë, në shitje me 105.5 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë dhe në shitje me 67 lekë.
Qytetarët që kanë më shumë se një banesë në pronësi do të paguajnë taksë pasurie më të lartë, kështu shprehet Ministria e Financave në strategjinë afatmesme të të ardhurave. Po ashtu sqarohet se ligji i ri i taksës së pasurive të paluajtshme do të përfshijë të gjithë qytetarët, edhe kategoritë vulnerabël. Këto rishikime thuhet në strategji bëhen për të rritur të ardhurat në buxhet. Kush ka një shtëpi të dytë apo të tretë, duke filluar nga viti 2026, do të paguajë taksa më të larta. Qeveria ka parashikuar që në vitin e ardhshëm të miratojë ligjin e ri për taksën…
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka shpallur fituesit e granteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat do të përfitojnë mbështetje financiare sipas fushave. AIDA do vijojë të mbështesë bizneset në rritjen dhe zgjerim e tyre në mënyrë që ato të jenë sa më konkurruese në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin dhe rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit, si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse, me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive. Ekofin po publikon listën e plotë të fituesve të këtyre granteve: Projekti Konkurrueshmëria 1. Shoqëria ND Albania sh.p.k. 2. Subjekti person fizik…
155.2 miliardë lekë vlerësohen detyrimet e papaguara në drejtim të tatimeve, nga bizneset dhe institucionet publike, në fund të vitit 2023. Kjo shifër është 6% më e lartë, ose 8.4 miliardë lekë më shumë sesa vitin paraardhës. Referuar të dhënave nga tatimet, të siguruara nga Ekofin, rezulton se principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 61% të shumës totale, ndërsa pjesë tjetër prej 39% janë penalitetet dhe kamatëvonesat. Gjithashtu, nga shuma e përgjithshme prej rreth 1.56 miliardë euro, rreth 141 milionë euro janë detyrime në proces gjyqësor, që përbëjnë rreth 9% të stokut të përgjithshëm të detyrimeve tatimore. …
