Author: gazetar_1

Një sondazh i ri ka zbuluar se 50% e njerëzve që jetojnë në Tiranë besojnë se është e lehtë të gjesh një vend të mirë pune, duke e pozicionuar kryeqytetin shqiptar si një nga qytetet më optimiste për mundësitë e punës në Europë. Ky perceptim është ndryshe nga ai i qytetarëve në Romë dhe Athinë, ku normat e besimit janë dukshëm më të ulëta. Sondazhi, i realizuar në 83 qytete evropiane, zbuloi se ndjenjat për mundësitë e punës ndryshojnë ndjeshëm nga një qytet në tjetrin. Në Pragë, 79% e banorëve besojnë se është e lehtë të gjejnë punë, ndërsa në…

Read More

Luksemburgu kërkon specialistë, por jo vetëm. Një kërkesë që tërheq shumë, pasi paga mesatare në Dukatin e Madh është 73,418 euro në vit, rreth dy herë më e lartë se shumë vende të BE-së. Po të kemi parasysh pagën 12 mujore, paga mesatare në shtetin më të vogël europian është 6118 euro në muaj, ndërsa paga minimale për një punëtor të pakualifikuar është 2570.93 euro, minimumi i përcaktuar me ligj. Nuk është vetëm paga e lartë që e bën Dukatin e Madh kaq tërheqës: shkalla e papunësisë është më e ulëta e regjistruar në të gjithë Eurozonën, me një përqindje…

Read More

Gati 45 përqind e auditorëve do të jenë bosh, sot në ditën e parë të këtij viti akademik. Të dhënat e verifikuara nga Faktoje dëshmojnë se deri të premten, 8,775 mijë kuota nga universitetet publike ishin të lira nga 19,212 të miratuara në total. Në Portali i Aplikimit Universitar, ku maturantët njihen me kriteret, programet, aplikimin universitar dhe programin ku janë shpallur fitues, rezulton se në fund të fazës së dytë të regjistrimeve ka ende mijëra kuota të paplotësuar, teksa ishin regjistruar gjithsej 10,437 studentë. Por në urimin e ndarë për nisjen e vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit…

Read More

Përmes një udhëzimi të posaçëm, të firmosur nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Qeveria ka ndryshuar kriteret dhe mënyrën e monitorimit për agjencitë ndërmjetësuese të punësimit. Në udhëzimin e publikuar në fletoren zyrtare, theksohet ndër të tjera se kërkesat e subjekteve fizike/juridike, që zhvillojnë veprimtari të ndërmjetësimit në tregun e punës, që kanë aplikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) për t’u pajisur me licencë për ndërmjetësimin në tregun e punës, kalojnë në mënyrë elektronike pranë Drejtorisë së Politikave të Punësimit dhe Migratore, në MEKI. Më tej, nëse dokumentacioni për licencimin është i plotë dhe i rregullt,…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur një projekt për ndërtimin e një autostrade që do të lidhë Elbasanin me Rrogozhinën. Me një buxhet total prej 15 miliardë lekësh, ky aks i ri rrugor do të jetë pjesë e Korridorit 8 dhe pritet të sjellë përfitime të shumta për transportin dhe ekonominë e vendit. Projekti, i cili shtrihet në një gjatësi prej 40.7 km, do të fillojë në afërsi të ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan dhe do të vazhdojë deri në Lekaj, duke u lidhur me autostradën ekzistuese të Korridorit Blu. Kjo rrugë do të kalojë nëpër disa qytete, duke përfshirë Elbasanin, Peqin…

Read More

Eksperti i tregjeve financiare Artan Gjergji thotë se banka e Shqipërisë po frenon tregun e kredi-dhënieve. Nga janari marrja e një kredie konsumatore do të jetë po aq e vështirë sa marrja në bankë. “Me këto kritere unë them se banka do të frenojë tregun e kredive. Qytetarët do të kenë thuajse të njëjtat kritere për të marrë kredi konsumatore si ato që ofrojnë bankat. Në këtë këndvështrim do të ketë rënie të konkurrueshmërisë së këtyre kompanive përballë sistemit bankarë“, u shpreh Gjergji. Sipas ekspertit Gjergji, banka nuk ka prekur ende zemrën e problemit që janë kompanitë që mbledhin borxhe…

Read More

Aloe Vera njihet tashmë për vlerat e saj për shëndetin e organizmit. Tek vetitë e saj përfshihen dhe përmirësimi dhe parandalimi i problemeve me shëndetin e lëkurës. Janë të shumtë në numër produktet farmaceutike për kujdesin e lëkurës që e kanë si përbërës kryesor pikërisht aloe verën. Ushqen dhe hidraton lëkurën, eliminon aknet si dhe pastron poret dhe largon qelizat e vdekura. Disa mënyra praktike për përdorimet e aloe verës për të patur një lëkurë të shëndetshme dhe që shkëlqen. Për lëkurë të thatë Xheli i aloes verës ka veti shëruese dhe hidratuese prandaj është dhe ideal për lëkurat e…

Read More

Sot nis viti i ri akademik për mijëra studentë, ku më shumë se 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në në auditorët e universitetit. Ka qenë ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ajo e cila ka bërë publike shifrat, shoqëruar me një urim për studentët. “Suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, shkruan ajo në Facebook.

Read More

Sot dollari amerikan blihet me 89.4 lekë dhe shitet 90.5 lekë. Euro sot blihet me 98.5 lekë, ndërsa në shitje me 99.1 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.2 lekë dhe shitet me 118.5 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104.2 lekë, në shitje me 105.2 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.8 lekë dhe në shitje me 67 lekë.

Read More

Udhëtimi mund të jetë i shtrenjtë, por nëse zgjidhni destinacionin tuaj me kujdes, mund të jetë më i përballueshëm nga sa mund të mendoni, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në të përditshmen britanike ‘Restless”. Ka shumë vende të mrekullueshme me kosto efektive për t’u eksploruar shumë prej të cilave janë pikërisht në Evropë. Si një nga kontinentet më të larmishme nga gjuha te gjeografia te kultura kënaqësitë dhe hijeshitë e Evropës janë të famshme në mbarë botën. Nuk është çudi që Evropa përbën më shumë se gjysmën e të gjithë turizmit ndërkombëtar! Ndërsa vende si Franca, Spanja…

Read More