Author: gazetar_1
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave së bashku me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës organizuan sot Forumin Dogana – Biznes me fokus lehtësimin e procedurave doganore dhe informatizimin e mëtejshëm të shërbimeve doganore. Ky forum u vlerësua si një mundësi e mirë për të diskutuar mbi përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe raportet me shërbimet doganore. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm certifikatat e origjinës do të lëshohen në mënyrë elektronike, duke ulur ndjeshëm kohën, por dhe kostot për bizneset. Ndërsa kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe…
Bankat tregtare në vend refuzuan rreth 25% të aplikimeve për kredi, në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në 6-mujorin e parë 2024 u regjistruan 72.418 aplikime për kredi pranë 11 bankave tregtare, nga të cilat 91% (ose 65,729 aplikime) i përkasin individëve dhe pjesa tjetër janë nga sektori i biznesit. Nga totali i aplikimeve 18 104 kërkesa për kredi ose 25% e aplikimeve në grupin e individëve, janë refuzuar nga bankat tregtare për shkak të shtrëngimit të kushteve të kredidhënies për individët, diktuar nga pamundësia e aftësisë paguese dhe shtrenjtimi i banesave.…
Rreth 60 të rinj gjimnazistë nga qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, u bënë pjesë e aktivitetit “Shkolla Rinore për Edukimin Financiar”, që u zhvillua në ambientet e Bankës së Shqipërisë. Aktiviteti dyditor u organizua në kuadër të nismës së Qeverisë Shqiptare për përmirësimin e edukimit financiar në arsimin parauniversitar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bankën e Shqipërisë dhe aktorë të tjerë. Programi edukues synoi t’i ndihmojë të rinjtë të përvetësojnë aftësi të qëndrueshme financiare. Bazuar në inpaktin dhe suksesin e tij, ky program pilot i edukimit financiar për…
Një studim i kryer nga Shoqata e Mikrofinancës në Shqipëri ka analizuar kërkesën për kredi konsumatore, duke ofruar njohuri mbi sjelljen financiare dhe sfidat me të cilat përballen individët. Anketa, e zhvilluar në muajin shtator, mblodhi të dhëna nga rreth 900 pjesëmarrës, me një marzh gabimi prej 3.5% dhe një nivel konfidencialiteti prej 97%. Qëllimi kryesor i studimit ishte të eksploronte përdorimin e kredive konsumatore dhe alternativat që individët do të kishin në mungesë të tyre. Studimi zbuloi një përfaqësim të balancuar gjinor, me 50.52% të pjesëmarrësve femra dhe 49.48% meshkuj, duke siguruar perspektiva të ndryshme mbi çështjet financiare. Shumica…
Kur bëhet fjalë për pushime aventureske në natyrë, Dolomitet janë një nga destinacionet më befasuese të ecjes në Europë. Por edhe pse bukuria dramatike natyrore e këtij vargmali italian është me famë botërore dhe me më shumë se 12 vendpushime skish (duke përfshirë një vend dy herë të Lojërave Olimpike Dimërore) dhe mbi 30 milionë vizitorë në vit, al mund të jetë i mbipopulluar në disa nga shpatet. Për fat të mirë për adhuruesit e mëdhenj të natyrës, ekziston një varg tjetër malor në Europë që ofron një alternativë më të largët, më të veçuar ndaj turmave turistike të Dolomiteve…
Shqipëria është një destinacion në zhvillim me një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore dhe natyrore, shkruan Carmen Giró në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “La Vanguardia”. Pas pandemisë së vitit 2020, Shqipëria përjetoi një bum turistik që e ka shndërruar atë në një vend shumë të vizituar. Historia unike, trashëgimia kulturore dhe natyra e pacënuar, padyshim kontribuojnë në tërheqjen e turistëve. Shqipëria është ende një vend relativisht i lirë për të udhëtuar, me një gamë të gjerë hotelesh dhe opsionesh ngrënieje me ushqime të shijshme dhe të bollshme me çmime shumë më të përballueshme se destinacionet e tjera…
Sot dollari amerikan blihet me 89.5 lekë dhe shitet me 90.5 lekë. Euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet me 99.1 lekë. Paundi britanik blihet me 117 lekë dhe shitet me 118.2 lekë. Franga zvicerane blihet me 104.1 lekë dhe shitet me 105.1 lekë. Dollari kanadez blihet me 65.4 lekë dhe blihet me 66.8 lekë.
Kina prezantoi spitalin e parë në botë të drejtuar nga AI me 14 mjekë inteligjentë artificial, duke treguar përparimin e Kinës në teknologjinë mjekësore. Kina ka hapur spitalin e parë në botë të bazuar në inteligjencën artificiale, i quajtur “Agent Hospital,” duke përfaqësuar një hap të madh përpara në kujdesin shëndetësor. I vendosur në Pekin dhe i zhvilluar nga studiuesit e Universitetit Tsinghua, ky institucion pionier përmban 14 mjekë inteligjentë artificial dhe katër infermierë virtualë, me synim revolucionimin e shërbimeve mjekësore. Në mënyrë të jashtëzakonshme, spitali mund të trajtojë 10,000 pacientë brenda pak ditësh, një detyrë që do të kërkonte…
Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit për Energjinë Elektrike (ENTSO-E) do të publikojë në fund të këtij muaji raportin me faktet që çuan në rënien e sistemeve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kroacisë më 21 qershor të këtij viti. Lidhur me këtë, në Tiranë u mbajt sot takimi i IV-të i panelit të ekspertëve të ENTSO-E, ku u diskutuan analizat dhe masat parandaluese për incidentin e ndodhur. Në diskutim morën pjesë operatorët e transmetimit të vendeve të prekura, ACER dhe entet rregullatore. “Deri në fund të muajit tetor, ENTSO-E do të publikojë raportin…
Qytetarët hungarezë kanë paguar më së paku për gaz dhe energji elektrike në të gjithë Evropën në shtator, falë politikës së qeverisë për kufizimin e çmimeve të shërbimeve komunale, njoftoi komisioneri i qeverisë hungareze Szilard Nemeth. Sipas tij, gazi natyror është katër herë më i shtrenjtë në Pragë, trefish në Varshavë, dy herë e gjysmë më shumë në Bratislavë dhe Bukuresht. Duke marrë parasysh edhe vendet nordike si Suedia, Nemeth ka deklaruar se banorët e Stokholmit paguajnë 13 herë më shumë për gaz natyror sesa qytetarët e Budapestit. Për sa i përket energjisë elektrike, konsumatorët çekë paguajnë katër herë më…
