Author: gazetar_1

Prurjet masive të vizitorëve, kryesisht në plazhet e Rivierës Shqiptare, një zonë bregdetare në jug të vendit e lagur nga deti Jon, po e transformojnë ndjeshëm ekonominë në vend, sipas një artikulli të botuar në revistën prestigjioze spanjolle “El Economista”. Sipas të dhënave të mbledhura nga analistë të “Oxford Economics”, numri i turistëve të huaj që kanë vizituar vendin nga viti 2024 deri në gusht ka arritur në 300% të popullsisë vendase. Që do të thotë se për çdo banor të Shqipërisë, këtë vit kanë ardhur tre turistë të huaj. Me një popullsi afërsisht 2,8 milionë banorë, gjithsej 8,5 milionë…

Read More

Bizneset në Shqipëri po vijojnë të përdorin gjithnjë e më shumë burime energjie të rinovueshme, kjo edhe për shkak se përdorimi i saj rezulton më i qëndrueshëm dhe kostopërfitues sesa furnizimi tradicional përmes energjisë elektrike. Këtë e tregon edhe anketa më e fundit e realizuar me bizneset në Ballkanin Perëndimor, publikuar në Barometrin e Ballkanit për bizneset, ku rezultoi se 18% e bizneseve përdorin energjinë e rinovueshëm, shifër kjo më e lartë sesa mesatarja e bizneseve në Ballkanin Perëndimor, që sipas anketës ishte vetëm 14%. Gjithashtu, bizneset në Shqipëri duket se janë më të prirur drejt politikave dhe nismave pro…

Read More

Në konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike organizuar sot nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Biznesin, Delina Ibrahimaj nënvizoi rëndësinë që duhet të ketë biznesi privat për investimin në sigurinë kibernetike. Gjatë fjalës së saj në konferencë, Ibrahimaj tha se “qeveria shqiptare po përshtat legjislacionin e duhur me qëllim që të kemi mbrojtjen e duhur ndaj sulmeve dhe sfidave që mund të vijnë nga zhvillimet e teknologjisë”. Ministrja theksoi se “kemi bërë një punë të mirë në mbështetjen e këtyre bizneseve dhe duhet të punojmë akoma më shumë për edukimin e biznesit privat me…

Read More

Shqipëria do të ngrejë një skemë të ngjashme me atë të Turqisë për sigurimin në bujqësi, me subvencion nga shteti. Kjo ishte një nga marrëveshjet e nënshkruara sot me rastin e vizitës së presidentit turk Erdogan, mes Ministres Denaj dhe homologut turk. Skema funksionon në Turqi që nga viti 2005, përmes një ligji të posaçëm “Për sigurimin në bujqësi” dhe është një kombinim mes sigurimeve private dhe atyre shtetërore, por në masën më të madhe primi subvencionohet, për shkak se fuqia financiare e fermerëve vleresohet relativisht e ulët. Skema turke, e quajtur TARSIM, parashikon disa lloje sigurimesh në bujqësi, që…

Read More

Wizz Air i jep shumë rëndësi shërbimit me mundësi të përballueshme udhëtimi për pasagjerët, veçanërisht tanimë që gjithnjë e më shumë shqiptarë po zgjedhin të udhëtojnë. Për t’i ndihmuar udhëtarët të përfitojnë sa më shumë nga përvoja e tyre, Wizz Air ofron këshilla dhe truke të brendshme që do t’ju kursejnë kohë dhe para duke rezervuar direkt në faqen e internetit të Wizz Air. Shmangia e komisioneve të panevojshme nga agjencitë e udhëtimit të palëve të treta i lejon udhëtarët të marrin ofertat më të mira direkt nga kompania ajrore. 1. Rezervoni Direkt në Faqen e Internetit të Wizz Air Rezervimi…

Read More

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, Kryeadministratorja e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Risena Xhaja dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja vizituan projektin social “Tradita ime Artizanale” në qytetin e Elbasanit, i cili ka në fokus mbështetjen e grave dhe vajzave në nevoje dhe është ndërtuar në një nga pronat e sekuestruara të veprimtarive kriminale. Drejtuesja e re e AAPSK u shpreh se ishte kënaqësi për të që aktivitetin e parë në krye të Agjencisë e zhvilluan në një sipërmarrje të tillë, pjesë e programit të financuar nga Komisioni Evropian, që ka në…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që përmirëson trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura. Rreth 6.000 efektivë do të përfitojnë nga ky vendim; 2.500 prej tyre e marrin për herë të parë shtesën mbi pagën. Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, Njësia Cyber, Dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.Trajtimi financiar për personelin fluturues dhe mbështetës, sipas këtij vendimi, do të variojë deri në 100.000 lek mbi pagën në muaj dhe nga ky vendim përfitojnë rreth 200 ushtarakë.Për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, trajtimi…

Read More

Një nga treguesit më të rëndësishëm të sektorit bankar, i lidhur me shëndetin financiar të bankave, ai i huave me probleme bruto ndaj totalit të huave, ka zbritur në nivelin më të ulët të dekadave të fundit, në gusht 2024. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë, 4.61% e totalit të kredive të dhëna nga sektori bankar, kategorizohen si NPL, ose kredi të këqija. Kjo, edhe marrë në konsideratë se stoku i kredive të sektorit bankar ka shënuar një rritje të ndjeshme, sidomos gjatë vitit 2023, por edhe në 8-mujorin e parë të këtij viti. Sipas analizimit…

Read More

Bizneset e reja apo edhe ato ekzistuese që kanë në fokus qasjen e gjelbër do të mbështeten me grante të posaçme nga ana e Bashkisë Tiranë. Projekti ka për qëllim transformimin e Shqipërisë nga një ekonomi lineare drejt një ekonomie qarkulluese të drejtuar nga inovacioni. Këto biznese te reja apo ekzistuese përmes kësaj mbeshtetje financiare do mund të ndryshojnë politikën e tyre duke përdorur metoda efikase me qëllim zvogëlimin e sasive të mbetjeve që gjenerojnë. Aplikimet janë hapur më 7 tetor dhe do të qëndrojnë për 1 muaj. Kohëzgjatja e zbatimit të projektit është 12-mujore. Buxheti total i tij…

Read More