Author: gazetar_1

Sot dollari amerikan blihet me 89.7 lekë dhe shitet me 90.7 lekë.Euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet me 99 lekë. Paundi britanik blihet me 117.1 lekë dhe shitet me 118.1 lekë.Franga zvicerane blihet me 104.4 lekë dhe shitet me 105.4 lekë. Dollari kanadez blihet me 65.1 lekë dhe shitet me 66.5 lekë.

Read More

Tuneli i Llogarasë që u hap gjatë muajit korrrik, do të jetë në funksion të qarkullimit të mjeteve deri në fund të tetorit. Sipas ARRSH, nga 1 nëntori, mjetet do të lëvizin vetëm nga Qafa e Llogarasë. Sipas informacioneve të publikuara edhe nga Ministria e Infrastrukturës, vetëm në 3 muaj në këtë tunel kanë kaluar 715 mijë makina. Sikundër ishte deklaruar edhe më herët nga autoritetet, tuneli do të ishte i hapur vetëm gjatë sezonit veror, për t’i dhënë një shfryrje trafikut drejt plazheve të jugut. Punimet në tunel nuk koniderohen të përfunduara, ndërsa afati final sipas kontratës është muaji dhjetor.…

Read More

WhatsApp vazhdon të përmirësohet për të rritur ndërveprimet midis përdoruesve. Një nga risitë më të fundit është mundësia për të vendosur “Like” në një status. Kjo lejon që të shprehni përkrahjen ose miratimin për atë që dikush ka publikuar, ndërsa preferencat mbeten private dhe nuk tregohen publikisht, duke u shfaqur vetëm në listën e shikimeve. Për më tepër, tani mund të përmendni deri në pesë kontakte në një status, pa u shfaqur emrat e tyre për të tjerët; ata që janë përmendur do të marrin një njoftim dhe do të kenë mundësinë ta rishpërndajnë përmbajtjen. Përveç kësaj, ka edhe risi…

Read More

Ka përfunduar ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, një vepër e rëndësishme për infrastrukturën e vendit, por gjithashtu edhe një destinacion për turistët për shkak të pamjes panoramike që ofron. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga aksi i përfunduar, i cili lidh dy bashkitë për 20 minuta, ndërsa shton se kjo rrugë do të krijojë kushte optimale për banorët si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, i cili ka nisur me hapa të shpejtë në Kolonjë e Leskovik, që deri dje ishin të izoluara. “Ja edhe rruga e rilindur Korçë – Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që…

Read More

Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të cilat i kanë paraqitur vendet e Ballkanit Perëndimor, si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, në vlerë prej 6 miliardë eurosh. Përfituese të Planit – që u miratua nga BE-ja në maj – janë të gjitha vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia. Komisioni i IPA-s (Instrumentet e Para-Anëtarësimit) dha më 11 tetor pëlqimin final për vetëm pesë nga gjashtë vendet, që i kanë paraqitur agjendat e reformave dhe rritjes. I vetmi…

Read More

Katër ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për rritjen e trajtimit financiar për disa kategori të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, ditën e sotme ministria e Mbrojtjes njofton se efektivët e Forcave Speciale, ato Komando, zhytësit e FD, skuadrat e kërkim – shpëtimit, specialistët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë në uniformë do të marrin një shtesë të re mbi pagën. – efektivët e Forcave Speciale do të kenë trajtim financiar shtesë që shkon deri në 40000 lekë në muaj;- Forcat Komando 30000 lekë në muaj;- ndër këto…

Read More

Nga Lugina romantike e Rhine-it deri te fjordet e Islandës dhe vendet e mrekullueshme arkeologjike të Shqipërisë, ne ju rekomandojmë destinacionet më të bukura për të zbuluar përmes një lundrimi në Evropë, sipas një artikulli të botuar gazetën franceze “Le Figaro”. Zbulimi i Shqipërisë Vizitoni Shqipërinë e fshehtë, një vend ende i ruajtur për t’u zbuluar dhe admiruar. Jetoni këtë eksperiencë unike në Shqipëri duke kaluar nëpër Greqi dhe Mal të Zi. Historia e saj karakterizohet nga aventura të shumta, që nga kolonitë greke të Ilirisë së lashtë e deri te osmanët. Vendet e saj të mrekullueshme arkeologjike dhe atmosfera…

Read More

CEO i Tesla-s Elon Musk prezantoi robotaksinë e shumëpritur, një makinë pa timon apo pedale. Musk shkoi në skenë me një “Cybercab” që do të prodhohet nga viti 2026 dhe me çmim nën 30,000 dollarë. Më pas ai prezantoi “robofurgonin” i cili mund të transportojë deri në 20 persona, megjithëse ofroi pak detaje të tjera. Por Musk nuk përcaktoi se sa shpejt Tesla mund të rrisë prodhimin e robotëve, të pastrojë pengesat e pashmangshme rregullatore apo kur do të zbatojë një plan biznesi për të kapërcyer rivalët e sektorit. Analistët dhe ekspertët e industrisë thanë se krijimi i robotaksisë mund…

Read More

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bëri të ditur se 5.200 vende të lira pune janë të shpallura në Portalin Kombëtar të Punësimit www.puna.gov.al. AKPA theksoi se “portali mundëson që fare lehtë punëkërkuesit të regjistrohen në të dhe duke ngarkuar e menaxhuar CV-në, menjëherë janë gati për të përfituar nga shërbimet e portalit. Me klikimin përmes një fjale kyçe punëkërkuesit mund të kërkojnë profesionin apo punën e përshtatshme apo çdo specifikë tjetër të personalizuar”. Portali Kombëtar i Punësimit ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri. Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria…

Read More

Qeveria javën tjetër do të miratojë rregulloren për menaxhimin e plazheve. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro gjatë takimit me kryebashkiakët sot në Pallatin e Kongreseve. “Kemi nisur projektin e sistemimit dhe rikualifikimit të dimensionimit estetik të hapësirave publike. Do të bëhet në të gjithë bregdetin. Hapësirat do të jenë të lira, pa pushtim çadrash e shezlonë e pa baraka që bëjnë biznes shezlonës. Javën tjetër miratojmë në qeveri rregulloren e re të mirëadministrimit të plazheve” tha Kumbaro. Çfarë parashikon rregullorja e re?Hotelet do të jenë të vetmet që kanë mundësi për të aplikuar për…

Read More