Author: gazetar_1

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se “9,7 milionë vizitorë të huaj kemi pritur nga janari në shtator, në mbyllje të sezonit, duke arritur pothuaj gjithë bilancin e vitit që shkoi, që ishte edhe viti rekord në turizëm”. Në fjalën e saj në takimin vjetor për analizën e sezonit turistik veror 2024 që po zhvillohet sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku është e pranishme edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrja Kumbaro tha se “kjo shifër është tregues i një turizmi që rritet bashkë me ambiciet tona për të konsoliduar një…

Read More

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi sot se në 9-mujorin e parë të vitit 2024 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” u përpunuan 8 250 000 pasagjerë, ose 53.7% më shumë se një vit më parë. Në konferencën e organizuar në përmbylljen e sezonit turistik veror 2024, Balluku vlerësoi se flukset e turistëve ishin të paparashikueshme dhe kanë tejkakuar pritshmëritë e vendosura në fillim të vitit. Duke folur për flukset e regjistruara në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Balluku theksoi se kemi pasur një rritje eksponenciale nga viti në vit për të arritur rritjen me 53.7% në 9-mujorin…

Read More

Pas ndryshimeve që pësoi rregullorja “Për administrimin e rrezikut në institucionet financiare jobanka”, e cila hyn në fuqi më 1 janar 2025 dhe parashikon masa kufizuese për kreditimin, Banka e Shqipërisë do të vijojë më tej me ndryshimet rregullatore, duke ulur normën efektive të interesit për kreditë konsumatore. Kufizimet u përfshinë për herë të parë në regulloren që BSH miratoi gjatë vitit 2021 dhe nisën zbatimin nga 1 janari 2022. Prej atëherë, BSH llogarit dhe publikon çdo 6 muaj një NEI mesatar. Vlerësimi bëhet për secilin interval kredie, që nga ato të cilësuara “kredi të shpejta” deri në 200 mijë…

Read More

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërrimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore (depërtimi i pazakontë i Anticiklonit Afrikan). Në këtë mënyrë moti parashikohet për të dyja ditët kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore dhe kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa hera-herës ajo pritet të bëhet relativisht intensive deri dhe në 14m/s kryesisht përgjatë…

Read More

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán deklaroi sot se, Shqipëria është vërtet një vend, jo vetëm miqësor, por edhe shumë i rëndësishëm për Hungarinë. Në një deklaratë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, në Budapest, Orban u shpreh se, në takimin mes tyre është diskutuar edhe për bashkëpunimin dypalësh. “Shqipëria është vërtet një vend, jo vetëm miqësor, por edhe shumë i rëndësishëm për ne sepse luan një rol shumë të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm”, u shpreh ai. Orban u shpreh se, Hungaria dëshiron që firmat dhe kompanitë hungareze të kenë sukses dhe një reputacion të mirë në Shqipëri. “Ne e…

Read More

Shqipëria do të marrë një tjetër eurobond në vitin 2025, me vlerë 600 milionë euro. Ministria e Financave ka nisur procedurat për një firme ligjore të specializuar në dhënien e konsulencës për emetimin e Eurobond-it të shtatë, me ekspertizë në ligjin anglez dhe ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për letrat me vlerë. Në garën e shpallur thuhet se ky eurobond që pritet të emetohet në muajit e parë të vitit 2025, do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore. Ministria e…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi për ecuri pozitive në mbledhjen e të ardhurave falë mirëadministrimit tatimor. Sipas DPT-së, gjatë 9-mujorit të këtij viti të ardhurat u realizuan në masën 30.4 miliardë lekë, një rritje prej 15.1 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me rritje 33.1% krahasuar me 9 mujorin e vitit 2022. DPT bën të ditur se, shtatori shënoi gjithashtu një rritje prej 10% të të ardhurave krahasuar me shtatorin e vitit 2023. “Të ardhurat për muajin shtator 2024, u realizuan 7.5 miliardë lekë më shumë, ose me rritje 28.6% krahasuar…

Read More

Përmbytjet e fundjavës së kaluar në qytetin e Vlorës shkaktuan dëme të konsiderueshme në banesat e qytetarëve, si edhe në biznese. Nga Emergjencat civile bëhet e ditur se janë verifikuar brenda një jave 323 banesa dhe 73 biznese të dëmtuara. Pjesa më e prekur e Vlorës është rajoni 5, sidomos lagjia “Karabash“ dhe lagjia ‘Kushtrim’ ku dëmet ishin më të shumta. Autoritetet kanë vënë në dispozicion 200 mijë euro nga fondi i emergjencave civile, por dëmet raportohet të jenë shumëfish më të mëdha. Autoritetet shtetërore premtuan kompensim për të prekurit, por verifikim janë në proces dhe ende nuk dihet se…

Read More

“Nihon Hidankyo”, një organizatë japoneze e të mbijetuarve nga bomba atomike ka fituar Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2024 për “përpjekjet e tij për të arritur një botë pa armë bërthamore”, njoftoi sot Komiteti Norvegjez i Nobelit. Kreu i Komitetit të Nobel-it Jorgen Watne Frydnes tha në Oslo se puna e grupit kishte treguar “nëpërmjet dëshmive të dëshmitarëve se armët bërthamore nuk duhet të përdoren më kurrë”. “Dëshmia e të mbijetuarve të njohur në japonisht si “hibakusha” nga qytetet e bombarduara të Hiroshima dhe Nagasaki në fund të Luftës së Dytë Botërore ka dhënë një kontribut unik në gjenerimin…

Read More

Është zbardhur rregullatorja e miratuar nga Banka e Shqipërisë që synon kufizimin e kreditimit nga institucionet financiare jobanka. Parashikohet që ndryshimet në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në institucionet financiare jobanka” të hyjë në fuqi më 1 janar 2025. Ekofin.al ka analizuar ndryshimet që rregullorja ka pësuar nga versioni fillestar që iu dërgua përfaqësuesve të tregut për konsultim publik deri te miratimi dhe zbardhja e plotë e saj. Konstatohet se neni që parashikonte vendosjen e kufizimeve në kontratat e kredisë konsumatore nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Kështu, nuk do të lejohet dhënia e kredive për personat nën 18 vjeç, akordimi…

Read More