Author: gazetar_1
Në vitin 2023, pagat mesatare bruto në Kosove ishin 570 Euro, derisa në vitin 2022 ishin 521 Euro. Pra, kishte një rritje prej 49 Eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, në vitin 2023 ishte 506 Euro, krahasuar me vitin 2022 që ishte 446 Euro. Pra, një rritje prej 60 Eurosh. Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2023 ishte 515 Euro, derisa në vitin 2022 ishte 473 Euro. Pra, kishte një rritje prej 42 Eurosh. Ndërsa, paga mesatare neto ishte 459 Euro, krahasuar me vitin 2022 e cila ishte 401 euro. Pra, një rritje prej 58 Eurosh. Tek…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka nisur fluturimet drejt Athinës, operuar nga Sky Express. Si linja e dytë më e madhe ajrore në Greqi, Sky Express vjen për herë të parë në TIA, duke sjellë një mori lidhjesh dhe opsionesh për pasagjerët, duke rritur mundësitë e udhëtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo linjë ofron pesë fluturime në javë, duke mundësuar njëlidhje të pandërprerë midis Tiranës dhe kryeqytetit grek përgjatë gjithë vitit. Ky fluturim do të thjeshtojë udhëtimin për shqiptarët e Greqisë, duke duke i bërë më të lehta vizitat drejt familjeve dhe atdheut. Sky Express nuk është i njohur vetëm për…
Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson u nderuan me çmimin Nobel në ekonomi për kërkimin që demonstron “rëndësinë e institucioneve shoqërore për prosperitetin e një vendi”. Komiteti i Nobelit vlerësoi treshen për shpjegimin pse “shoqëritë me një sundim të dobët të ligjit dhe institucionet që shfrytëzojnë popullsinë nuk gjenerojnë rritje ose ndryshim për mirë”. “Kur europianët kolonizuan pjesë të mëdha të globit, institucionet në ato shoqëri ndryshuan”, tha komiteti, duke cituar punën e treshes. Ndërsa në shumë vende kjo kishte për qëllim shfrytëzimin e popullsisë autoktone, në vende të tjera hodhi themelet për sisteme gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike.…
Instituti i Statistikave ka publikuar një botim të veçantë për transportin në vend, duke përmbledhur shifrat e vitit 2023. Referuar mjeteve rrugore që qarkullojnë në territorin shqiptar, në fund të vitit të kaluar, rezultojnë 867.765 mjete, nga 796.438 mjete të regjistruara deri në vitin 2022, me një rritje prej 9%. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,6 %), ndjekur nga “Automjetet për transport të përzier” me (6,2 %) dhe motorët me (5,5 %). Ashtu siç rezulton prej vitesh tashmë, numri më i lartë i mjeteve rrugore…
Në vitin 2023, janë regjistruar 1.285 aksidente rrugore, ku kanë rezultuar 1.731 persona të përfshirë në aksidente. Aksidentet në 86,4 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe 13,6 % si pasojë e sjelljes së këmbësorëve. Në shifrat e publikuara nga INSTAT, numri i aksidenteve rrugore në vitin 2023, shkaktuar nga drejtuesit e mjeteve me leje drejtimi 0-3 vjet ka rënë me 12,9 %, krahasuar me një vit më parë. Drejtuesit e mjeteve me mbi 9 vite leje drejtimi kanë shkaktuar 40,0 % të aksidenteve, ndjekur nga kategoria 6-9 vjet leje drejtimi që zë…
Ndryshojnë procedurat e transferimit të nxënësve nga gjimnazet drejt shkollave profesionale dhe anasjelltas, duke u dhënë atyre më shumë fleksibilitet. Nëpërmjet një udhëzimi të përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, bëhet me dije se kjo procedurë lejohet gjatë ndjekjes së klasës së 10-të, si edhe kur nxënësi ka përfunduar klasën e dhjetë. “Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; të nenit 20, pika 5, të ligjit nr. 15/ 2017, datë 16.2.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzojmë: Në udhëzimin nr. 28 datë…
Qeveria mori vendimin për indeksimin me 4.1% të pensioneve, skemë nga e cila do të përfitojnë 791 mijë pensionistë. Vendimi hyri në fuqi në datën 1 tetor dhe synimi kryesor i indeksimit është ruajtja e fuqisë blerëse të pensioneve kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit. Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë. Përtej indeksimit, bonusi i fundvitit do jetë më shumë…
E vendosur në Gadishullin Ballkanik, “Karaibet e Evropës”, Shqipëria mirëpret gjithnjë e më shumë vizitorë dhe po konsolidohet në hartën turistike të Kontinentit të Vjetër, sipas një artikulli të botuar në revistën kolumbiane “El Tiempo”. Dikur një vend i mbyllur në orbitën e dikurshme komuniste, në juglindje të Gadishullit Ballkanik, Shqipëria po shfaqet në turizmin ndërkombëtar si “Karaibet e Evropës”. Ndërkohë që agjencitë turistike vazhdojnë ta ofrojnë gjithnjë e më shumë, Shqipëria po konsolidohet si destinacioni i zgjedhur nga mijëra vizitorë nga e gjithë bota – që vijnë për të zbuluar plazhet e saj të ëndrrave. Shqipëria është një vend…
Është publikuar renditja “Times Higher Education” e universiteteve më të mira në botë për vitin 2025 dhe në krye të listës dominojnë SHBA-të dhe Britania e Madhe, ndërsa universitetet europiane po shënojnë rënie. Universiteti i Oksfordit ka ruajtur pozicionin e tij si universiteti më i mirë në botë për të nëntin vit radhazi, sipas listës, i ndjekur nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) në vendin e dytë, i ndjekur nga Universiteti i Harvardit dhe Universiteti i Princetonit. u ngjit nga vendi i gjashtë në vendin e katërt në 2025. Universiteti i Kembrixhit mbeti në vendin e pestë, i pandryshuar…
Në autostradën Tiranë-Durrës ka nisur puna për zgjerimin e trupit të rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se fillimisht po kryhet spostimi i pemëve nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit. “Puna për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë – Durrës ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale, ku publikoi edhe pamje të…
