Author: gazetar_1
Banka Botërore ka miratuar një paketë të re financimi për të ndihmuar vendet në zhvillim të adresojnë pasojat e ndryshimeve klimatike, duke shtuar 30 miliardë dollarë kapacitet huadhënës gjatë dekadës së ardhshme. Presidenti Ajay Banga njoftoi se Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim do të ulë raportin e saj të kapitalit ndaj huadhënies, duke u angazhuar për të marrë më shumë rreziqe për të përballuar nevojat urgjente. Ky vendim vjen pas një raporti të pavarur për G20, që rekomandonte një rritje të kapacitetit të huadhënies për të mbështetur vendet më të prekura nga klimën. Sipas Banga, këto masa do të…
Wolt, kompania teknologjike amerikano-finlandeze, me krenari shënjon këtë muaj 10-vjetorin e saj, duke festuar një dekadë inovacioni, rritjeje dhe ndikimi të rëndësishëm ekonomik. E themeluar në vitin 2014, Wolt është shndërruar nga një start-up i vogël, i cili vepronte vetëm në një qytet dhe një shtet, në një fuqi globale, e cila ka përqafuar 1,000 qytete në 28 shtete. Ky udhëtim i jashtëzakonshëm i ka mundësuar Wolt të transformojë jo vetëm mënyrën se si njerëzit kanë të arritshëm ushqimin dhe produkte të tjera, por edhe si bizneset lokale ndërveprojnë me klientët. Zgjerimi i shpejtë i kompanisë ka nxitur ekonomitë lokale…
Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë për vitin 2023 nxjerrin në pah një rritje të konsiderueshme të pasurive financiare të ekonomive familjare, të cilat tani përbëjnë rreth 34% të totalit të mjeteve financiare të brendshme. Këto pasuri arritën në 2.78 trilionë lekë, ose afërsisht 28 miliardë euro, me një rritje prej 142 miliardë lekësh gjatë vitit. Dominimi i depozitave dhe investimeve Instrumentet kryesore që kontribuojnë në këtë rritje janë monedha dhe depozitat, të cilat përbëjnë 48.6% të mjeteve financiare të familjeve. Së bashku me investimet në kapital dhe aksione në fonde investimi, të cilat zënë rreth 42%, tregojnë…
Nga 1 janari 2025, drejtuesit e automjeteve në vend do të përballen me një formulë të re të përllogaritjes së primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, ku për disa çmimi do të jetë më i ulët dhe për disa do të rritet. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Drejtoresha ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, prezantoi rregulloren e miratuar së fundmi. Ajo shpjegoi se primi do të llogaritet në bazë të 7 elementeve të riskut, siç është mosha e shoferit, vjetërsia e makinës, historiku i dëmeve, fuqia motorike, etj, “Do të ketë një gërshetim midis karakteristikave…
Karbohidratet janë një grup i rëndësishëm i ushqimit në dietën tonë të përditshme. Ata janë burimi kryesor i energjisë për trupin dhe duhet të konsumohen me kujdes për të siguruar një ushqim të balancuar dhe të shëndetshëm. Në këtë artikull, do të trajtomë disa lloje të veçanta të karbohidrateve të mira, veçanërisht ato të pranishme në ushqimet e brumit të cilat shpesh mund të konsiderohen të pa shëndetshme. Cilat janë Karbohidratet e mira? Karbohidratet ndahen në dy kategori kryesore: karbohidratet e thjeshta dhe karbohidratet e komplekse. Karbohidratet e thjeshta janë zakonisht të pranishme në ushqime të tilla si sheqeri i…
Shtimi i numrit të klinikave estetike dhe trajtimeve të ndryshme, të kryera kryesisht nga femrat, duket se ka shtuar gjithashtu edhe fluksin e hyrjes së mallrave kontrabandë. Policia e Shtetit ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se ka zhvilluar kontrolle në 30 qendra estetike në Tiranë, për goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të botoksit mjekësor nga klinikat estetike. Sipas njoftimit u vunë në pranga administratori i subjektit që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat, si edhe u arrestuan administratoret e 2 klinikave. Gjithashtu po procedohen penalisht administratoret e…
Kala Festival më çoi në “Maldivet e Evropës” dhe kuptova pse ky vend është destinacioni i preferuar i turistëve. Më shumë se një dekadë pas vizitës së saj të parë, korrespondetja e të përditshmes britanike “Independent”, Maya Oppenheim kthehet në Shqipëri, një destinacion turistik në zhvillim duke zbuluar bukurinë e saj, kulturën e pasur dhe joshjen e peizazheve të pacënuara, që vështirë se mund t’u rezistosh. Udhëtova në Shqipëri për herë të parë në moshën 20-vjeçare me një traget nga Korfuzi. Në këmbim të akomodimit dhe disa ushqimeve falas, unë punova në një bujtinë në Berat kryesisht duke shërbyer birra…
Sot dollari amerikan blihet me 90.1 lekë dhe shitet me 91.1 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet me 99.1 lekë. Paundi britanik blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.9 lekë. Franga zvicerane blihet me 104.4 lekë dhe shitet me 105.3 lekë. Dollari kanadez blihet me 65.1 lekë dhe shitet me 66.4 lekë.
Mbi 100 ndërmarrje të vogla dhe të mesme u shpallën fituese të fondeve të vendosura në dispozicion nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Fondet e AIDA-s do të ndihmojnë këto ndërmarrje në rritjen e konkurrueshmërisë, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm. Drejtoresha e AIDA-s, Laura Saro inkurajoi fituesit për të ndjekur me përkushtim zbatimin e projekteve të tyre, duke theksuar rëndësinë e përdorimit efektiv të fondeve…
Në Mal të Zi, 41.1 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë, tregojnë rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë, që u bë në dhjetor të vitit 2023. Ato u publikuan të martën nga Drejtoria e Statistikave në këtë vend, MONSTAT. Për krahasim, në regjistrimin e parafundit më 2011, 45 % ishin malazezë dhe rreth 29 % ishin serbë. Të dhënat e fundit tregojnë, po ashtu, se popullsinë e Malit të Zi e përbëjnë 9.45% boshnjakë, 4.97% shqiptarë, 2% rusë dhe 1.6% myslimanë. Krahasuar me regjistrimin e parafundit, numri i shqiptarëve duket stabil: më…
