Author: gazetar_1
Edhe bakshishi pritet të taksohet. Kjo është nisma më e re e ndërmarrë nga Ministria e Financave në Greqi. Sipas kësaj të fundit është parë se të ardhurat e punonjësve nga bakshishet në 2023 arritën në 400 milionë euro. Kjo shifër konsiderohet duke llogaritur që xhiroja e restoranteve shkoi 8 miliardë vitin e kaluar, +10% krahasuar me 2022, dhe sallonet e flokëve në 580 milionë. Nëse merren parasysh edhe degët e tjera ku mund të ketë bakshishe, bëhet fjalë për rreth gjysmë miliardi para të padeklaruara. Po vijohet me vendosjen e një kufiri pa taksa deri në 300 euro në…
Fiskalizimi, si një nga proceset kryesore për formalizimin e bizneseve dhe luftën ndaj informalitetit, po ecën me ritëm të mirë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se për periudhën janar –15 tetor 2024, numri i faturave të fiskalizuara të lëshuara nga biznesi u rrit me 6%. Sipas tatimeve, numri i faturave të fiskalizuara të lëshuara nga biznesi gjatë janar – 15 tetor 2024, arriti në mbi 518 milionë. Shifrat në rritje të këtij treguesi flasin për përmirësimin e mbikëqyrjes tatimore në mbledhjen e të ardhurave, duke ulur informalitetin në ekonomi, theksojnë tatimet. Procesi i fiskalizimit, ose i…
Pas bollëkut të të ardhurave gjatë vitit 2023, por edhe në muajt e parë të vitit 2024, për herë të parë ato rezultojnë me mosrealizim të plotë plani për shtatorin. Referuar të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Financave, të ardhurat totale për 9-mujorin arritën në 528.4 miliardë lekë, ose 99.6% e planit për këtë periudhë. Ndërsa në periudhën 8-mujore, realizimi i të ardhurave ishte në masën 103.4% e planit. Financat rishikuan buxhetin 2024 me akt normativ në fund të gushtit, duke rritur projeksionet për të ardhurat me 27.3 miliardë lekë, duke rritur po me kaq edhe shpenzimet e…
Sot dollari amerikan blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.7 lekë. Euro blihet me 98.3 lekë dhe shitet me 99 lekë. Paundi britanik blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.8 lekë. Franga zvicerane blihet me 104.4 lekë dhe shitet me 105.6 lekë. Dollari kanadez blihet me 65.5 lekë dhe shitet me 67 lekë.
Rreth 5 milionë persona, ose një në katër individë nga Ballkani Perëndimor aktualisht jetojnë jashtë vendit, thekson Banka Botërore në raportin e saj më të fundit. Shqipëria dhe Bosnje Hercegoniva janë dy vendet që kanë numrin më të lartë të emigrantëve si përqindje e popullsisë, referuar matjeve të bëra në vitin 2021, me mbi 30%. BB nënvizon në raport se historikisht emigrimi ka qënë me profil të balancuar gjinor, por së fundmi ka një rritje të fortë në normat e emigrimit të meshkujve. Shumica e emigrantëve janë në moshë pune dhe kryesisht me nivel të ulët arsimor. Motivet ekonomike janë…
Normat e interesit të Eurozonës janë ulur për herë të tretë këtë vit. Banka Qendrore Europiane, ashtu siç kishin paralajmëruar më herët edhe disa nga guvernatorët e shteteve të Eurozonës, ka vendosur të ulë normën e saj bazë të depozitave në 3.25%, nga 3.5% që ishte deri më sot. Këshilli drejtues i BQE-së votoi sërish për të ulur kostot e huamarrjes, pasi inflacioni ra nën objektivin e tij prej 2% muajin e kaluar në vetëm 1.7%. BQE e argumentoi vendimin për të ulur më tej normat e interesit me “vlerësimin e përditësuar të perspektivës së inflacionit, dinamikës së inflacionit bazë…
Kompania e prodhimit të armëve (KAYO) është regjistruar sot në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Data e themelimit të kompanisë është 24 shtatori 2024, teksa zotëruese është Ministria e Mbrojtjes. Kompania KAYO do të drejtohet nga një bord me 7 anëtarë, teksa administrator do të jetë ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. KAYO ka një kapital fillestar prej 150 milionë lekësh. Shoqëria KAYO ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, të municioneve, të teknologjive dhe pajisjeve ushtarake,…
Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për pezullimin e vendimit për rritjen e çmimeve të referencës së apartamenteve në Tiranë, në fuqi nga 26 korriku i vitit të kaluar. Kushtetuesja pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve vendosi njëzëri rrëzimin e kërkesës për pezullim. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese znj. Holta Zaçaj deklaroi mbylljen e procesit gjyqësore, teksa pohoi se trupa e gjyqtarëve tërhiqet për vendimin përfundimtar. Shpallja e vendimit përfundimtar, pra nëse do të shfuqizohet apo jo vendimi me çmimet e reja të referencës, do të komunikohet sipas parashikimeve ligjore. “Në lidhje me kërkesën për pezullim, Gjykata Kushtetuese…
Numri i pensionistëve dhe të rinjve me llogari bankare me kosto zero është shtuar ndjeshëm. Kështu deklaroi për mediet, zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë dhe kryetare e Komitetit Kombëtar të Pagesave Luljeta Minxhozi, teksa vuri në dukje, “se ka një interes të shtuar të pensionistëve që kanë emigruar, për hapjen e llogarive bankare”. Sipas saj, BSH ka një marrëveshje me Fondin e Pensioneve, që parashikon se edhe pensionistët mund të hapin një llogari me kosto zero në bankë dhe të transferojnë pagesat e tyre të pensioneve në bankë. “Nga sa kemi marrë informacion nga bankat tregtare, është shtuar…
Shqipëria pritet të ruajë një rritje ekonomike të qëndrueshme prej 3.3% në vitin 2024, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky raport thekson se sektorët e turizmit dhe ndërtimit do të jenë motorët kryesorë të rritjes, duke nxitur eksportet, konsumin dhe investimet në nivele të ngjashme me periudhën para pandemisë. Norma e inflacionit pritet të qëndrojë nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3% në periudhën afatmesme, pavarësisht rritjes së pagave, që do të kompensohet pjesërisht nga mbiçmimi i lekut. Banka Botërore parashikon që deficiti i llogarisë korente do të jetë 3.8% e PBB-së…
