Author: gazetar_1
Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave, në akset rrugore, qendrat urbane e rurale, Policia Rrugore ka rritur prezencën duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion. Si rezultat i monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, gjatë kësaj jave janë arrestuar 39 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1456 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km…
Procesi i derregullimit, i shpallur vitet e fundit, si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, për t’i ardhur në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve përmes lehtësimit të procedurave, po vijon me ritme të mira. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ndau së fundmi në rrjetet sociale miratimin e disa vendimeve nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Këto masa janë pjesë e procesit të derregullimit, do të reduktojë kohën e shpenzuar për procedurat burokratike dhe dokumentacionin e nevojshëm, duke rritur efikasitetin e administratës publike, informoi Ibrahimaj, duke shtuar se kjo iniciativë e ndërmarrë, na afron më pranë…
Qeveria e koalicionit të Rumanisë do të rrisë pagën minimale mujore bruto me 9.5% në 884.61 dollarë nga janari, tha kryeministri Marcel Ciolacu pas takimit me punëdhënësit dhe sindikatat. Shteti i Bashkimit Evropian zhvillon zgjedhjet presidenciale e parlamentare në nëntor dhe dhjetor, ndërsa qeveria ka rritur pagën minimale dhe dy herë pensionet shtetërore, duke krijuar një deficit buxhetor të madh. Zgjerimi i mungesës fiskale dhe fitimet e forta të pagave kanë përkeqësuar inflacionin e Rumanisë, i cili është më i larti në Evropën Qendrore e Lindore dhe pritet të qëndrojë mbi objektivin prej 1.5% në 3.5% deri në vitin 2027,…
Qytetarët e BE-së janë përgjithësisht të kënaqur me jetën e tyre, pasi niveli i kënaqësisë së njerëzve që janë 16 vjeç e lart është mesatarisht 7.3 nga 10, sipas të dhënave të Eurostat. Finlanda renditet e para me 7.8, e ndjekur nga Belgjika, Austria, Rumania dhe Sllovenia, të gjitha me 7.7. Bullgarët duket se janë qytetarët më të pakënaqur. Me një rezultat 5.9, ata janë në fund të spektrit të kënaqësisë nga jeta. Danimarka (nga 8.0 në 7.5) dhe Suedia (nga 7.9 në 7.5) kanë pasur uljet më të larta të niveleve të kënaqësisë gjatë dekadës së fundit. Përkundrazi, vendet…
Ndërsa fqinji i madh grek nuk ka më asgjë për të dëshmuar në aspektin turistik, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë pikë në zemrat e udhëtarëve. Dhe me të drejtë, shkruan Pauline Duvieu në një artikull të botuar në revistën franceze “Luxus Magazine” Midis vendeve të tij arkeologjike, plazheve të tij qiellore dhe vargmaleve të egra malore, vendi ballkanik vazhdon të tërheqë adhuruesit e peizazheve piktoreske. Së fundmi në rrjetet sociale, videot dhe fotot e kanë portretizuar Shqipërinë si një vend idilik për pushime nën diell. Një lëvizje e shkëlqyer promovimi për rajonin, që ndodhet pranë Greqisë, i cili…
Sot dollari amerikan blihet me 90.3 lekë dhe shitet me 91.3 lekë. Euro blihet me 98.2 lekë dhe shitet me 99 lekë. Paundi britanik blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.8 lekë. Franga zvicerane blihet me 104.2 lekë dhe shitet me 105.2 lekë. Dollari kanadez blihet me 65.3 lekë dhe shitet me 66.7 lekë.
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka rritur për herë të parë me një shkallë vlerësimin për Shqipërinë në Ba3 nga B1 që ishte aktualisht. Ky vlerësohet si një upgrade shumë i rëndësishëm për borxhin sovran të Shqipërisë dhe për atraktivitetin për blerjen e titujve të borxhit në sytë e investitorëve të huaj. Në raportin e saj për Shqipërinë, të cilin e disponon EKOFIN.al, agjencia Moody’s vlerëson se rritja e vlerësimit me një shkallë erdhi si pasojë e përmirësimeve të qëndrueshme ekonomike dhe fuqisë fiskale. “Ne parashikojmë rritje të qëndrueshme ekonomike në afatmesëm, udhëhequr edhe nga financimet e BE-së për implementimin…
Shoqata e Bankave rrit ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike, BSH po finalizon ndryshimet ligjore
Shoqata Shqiptare e Bankave po zhvillon përgjatë këtij muaji një sërë takimesh, seminaresh e leksionesh të hapura në kuadër të sensibilizimit për sigurinë kibernetike. Ndalesa e rradhës ishte Universiteti Polis, ku profesionistët e fushës mbajtën një leksion të hapur me studentët e degës Administrim Biznesi, në vijim të angazhimit të AAB për edukimin e të rinjtë në këtë sektor që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, sidomos gjatë viteve të fundit, për shkak të rritjes së risqeve dhe sulmeve kibernetike edhe ndaj siatemit bankar. Blerina Tushe, anëtare e Komitetit për Emergjencat Kibernetike në Shoqatën Shqiptare të Bankave, njëkohësisht…
Kjo fundjavë do të rikthejë në kryeqytet maratonën e përvitshme e cila prej 8 vitesh është kthyer në një traditë në Tiranë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Maratona Fun Run, që do të zhvillohet më 19 Tetor, ditën e shtunë, ku do të marrin pjesë të rinj, do të sjellë ndalimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 09:00 deri në 11:00 për segmentin nga sheshi “Nënë Tereza” deri në fundin e…
Katër persona janë vendosur në pranga, tre janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë pasi dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë dhe i shisnin nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Tik-Tok duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore. “Janë zhvilluar dhe vazhdojnë të zhvillohen kontrolle në 13 subjekte të ndryshme në Tiranë, Krujë dhe Durrës, të cilat e kryenin aktivitetin e tyre kryesisht online, duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore, si dhe duke futur mallra të dyshuara të kontabanduara, në Republikën e Shqipërisë”, informoi sot policia. Dyqanet ku policia ka kryer kontroll Silver Shop First Store…
