Author: gazetar_1
Mira Murati, ish-kreu i teknologjisë në OpenAI, po mbledh fonde nga sipërmarrës për startup-in e saj të ri të inteligjencës artificiale. Kompania e re synon të ndërtojë produkte të teknologjisë së re bazuar në modele të vetëkrijuara, thonë burimet për reuters. Nuk është e qartë nëse Murati do të marrë rolin e CEO-s në sipërmarrjen e re. Ndërsa bisedimet janë në fazat e hershme, sipërmarrja e re e Muratit mund të mbledhë mbi 100 milionë dollarë, duke pasur parasysh reputacionin e saj dhe kapitalin e nevojshëm për të trajnuar modele të reja. Barret Zoph, një studiues i njohur në sektorin…
Lajmi se qeveria ka shtyrë rivlerësimin e pronave ka shqetësuar të gjithë tregun imobiliar, që siç e quan Shoqata e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA, është “paralizuar”. NAREA, në një deklaratë për mediat shprehet se tregu imobiliar është pranë një kolapsi pasi shitjet janë pezulluar, duke krijuar një efekt domino për industrinë dhe buxhetin e shtetit. Nga janari në shtator, thekson NAREA, janë arkëtuar më pak se 2% e të ardhurave nga Tatimi mbi Fitimin Kapital, duke sjellë një gropë prej 56 milionë euro. “Një ngërç i tillë, pasojë e funksionimit të një tregu nën paqartësinë dhe mungesën e…
Elon Musk tha të shtunën se ai do të shpërblente me 1 milion dollarë në ditë votuesit e regjistruar që nënshkruajnë një peticion për komitetin e tij të veprimit politik pro-Trump, në një përpjekje për të tërhequr fansat e tij në shtetet e luhatshme në votime. Duke folur në një event të America PAC në Harrisburg, Pensilvani, Musk tha, “Kam një surprizë për ju”, duke shtuar se paratë e çmimit janë në dispozicion “çdo ditë nga tani deri në zgjedhje”. Musk më pas thirri një burrë të quajtur John Dreher, i cili tha se ishte një nga nënshkruesit e peticionit…
Kryeministri Edi Rama, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ditën e sotme kanë zhvilluar një bashkëbisedim me bizneset për rëndësinë e deklarimit real të pagave që reflektohet më pas në skemën e sigurimeve shoqërore, pensioneve. Rama tha se mosdeklarimi i pagave reale në sektorin privat është ende një problem që pritet të adresohet. Ai tha se bizneset duhet të reflektojnë, në të kundërt do të përballen me masa amdinistrative dhe penale. “Edi Rama: Askush nga ne nuk duhet t’i shmanget detyrimeve që ka. Ne kemi detyrimin si…
Sot dollari amerikan blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.5 lekë. Euro blihet me 98.3 lekë dhe shitet me 99 lekë. Paundi britanik blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.7 lekë. Franga zvicerane blihet me 104.4 lekë dhe shitet me 105.3 lekë. Dollari kanadez blihet me 65.3 lekë dhe shitet me 66.7 lekë.
Ish-prokurori i krimeve të rënda, kandidat për SPAK, Anton Martini, i shkarkuar nga vettingu në vitin 2021, ka marrë drejtimin e Hetimit Tatimor. Ai është prezantuar nga drejtori i përgjithshëm Ilir Binaj, që theksoi se falë përvojës dhe reputacionit në fushën e drejtësisë, Martini do të udhëheqë një nga strukturat më të rëndësishme në përpjekjen e administratës tatimore kundër evazionit fiskal. Kush është Anton Martini Ish-prokuror, me karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, prej mbi 20 vitesh, përpara se të shkarkohej nga shkalla e dytë e vettingut, KPA, pasi kishte kaluar filtrin e parë. Martini në atë rast ishte…
Deri në çfarë vlere parash është e sigurt të huazosh? Çfarë do të paguaj në të vërtetë për një kredi? Si të shmang humbjen e parave? Këto janë pyetjet thelbësore në qendër të fushatës “Merr hua, me mend”. Ky vit shënon edicionin e 10-të të kësaj nisme ndërkombëtare të edukimit financiar, e udhëhequr nga Qendra Mikrofinanciare (MFC) në partneritet me mbi 15 institucione financiare në të gjithë Evropën. Fushata synon të ndihmojë klientët të marrin hua para në mënyrë të sigurt, të shmangin borxhin e tepërt dhe të krijojnë një reputacion të besueshëm për sektorin e mikrofinancës.Çfarë është fushata “Merr…
Wizz Air, e shpallur si kompania ajrore globale më e qëndrueshme në aspektin mjedisor nga CAPA Centre for Aviation, sot njofton se do të nisë operacionet duke përdorur Karburant të Qëndrueshëm të Aviacionit (SAF) në bashkëpunim me Airbus. Kjo e pozicionon Wizz Air në pararojë të përmbushjes së rregulloreve të ardhshme të BE-së për RefuelEU Aviation, të cilët do të hyjnë në fuqi në vitin 2025. Kjo iniciativë e përbashkët thekson qasjen proaktive të Wizz Air në drejtim të dekarbonizimit të udhëtimeve ajrore, në përputhje me objektivat e BE-së për Destination 2050. Si pjesë e paketës Fit për 55 paketa…
PROF. DR. ERMIRA QOSJA Rritja e industrisë së turizmit në vitet e fundit është impresionuese, tregu-esit që e konfirmojnë janë të shumtë, por mjafton të sjellin në vëmendje që në vitin 2023 Shqipëria u rendit e 4-ta në nivel global për rritjen më të madhe të përqindjes së mbërritjeve të turistëve ndërkombëtarë, duke shënuar një rritje me 56% krahasuar me vitin 2019. Në vitin 2022 numërohen 7,5 milionë mbërritje ndërkombëtare, për të arritur në 10,1 milionë në vitin 2023 dhe rreth 7 milionë në 8 muajt e parë të vitit 2024. Në katër vitet e fundit pati gjithashtu një rritje…
Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistë për skemën e pensioneve, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, tha se qëllimi i drejtorisë së Tatimeve është rritja e pagesave të sigurimeve shoqërore dhe lufta ndaj informalitetit. Sipas Binajt, rritja e pagesave të kontibuteve në skemën e sigurimeve shoqërore, do të mundësonte një rritje të qëndrueshme të pensioneve. “Kjo nuk është vetëm çështje financiare, por çështje respekti dhe drejtësie. Për këtë qëllim detyra ime e parë me ardhjen nga SHBA dhe emërimin si drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve është rritja e pagesave të sigurimeve shoqërore…
