Author: gazetar_1
A mjafton një ”arratisje” treditore për të kënaqur shpirtin tuaj? Nëse zgjidhni destinacione që nuk janë shumë larg, por mbi të gjitha emocionuese, mund t’ju sigurojmë se po. Ku do të niset fluturimi juaj këtë herë…? Kaloni një fundjavë në një nga këto opsione – të përshtatshme për një vizitë ekspres, por të paharrueshme! Ne ju rekomandojmë të zbuloni 27 qytete evropiane që ndoshta nuk i njihni ende, shkruan Marta Sader në edicionin spanjoll të revistës globale CN Traveler (Condé Nast Traveler). Tiranë, Shqipëri Ju kemi paralajmëruar që prej vitit 2016: është koha për të vizituar Shqipërinë, destinacioni i fundit…
Bashkia e Tiranës mori një tjetër vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar nga kompania prestigjioze gjermane e certifikimit, DEKRA, e cila ka pajisur me certifikatën ISO 9001:2015 edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës. Ky certifikim përfaqëson një njohje zyrtare të përkushtimit të bashkisë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare të menaxhimit të cilësisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi rëndësinë e këtij vlerësimi, duke nënvizuar transformimin rrënjësor të sektorit të taksave dhe tarifave vendore në dekadën e fundit, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të bashkisë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve…
Një nga temat më të diskutuara për mirëqenien është niveli i glukozës, ose i quajtur ndryshe sheqeri në gjak Nivelet e sheqerit ndikojnë në shëndetin tonë duke na zgjuar gjatë natës, duke shkaktuar uri të papritur, ndryshime humori dhe lodhje. Për më tepër, ato ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike. Specialistja e mjekësisë funksionale dhe nutricionistja Leona West Fox, na shpjegon rëndësinë e balancimit të sheqerit në gjak: “Balancimi i sheqerit në gjak ndihmon në rregullimin e niveleve të energjisë dhe funksionit optimal të trurit. Ai gjithashtu luan një rol kyç në parandalimin e sëmundjeve kronike si diabeti, demenca, sëmundjet…
Ashtu siç nisi edhe në muajt e parë, viti 2024 është projektuar të jetë viti ku shoqëritë e sigurimit po paguajnë një shifër të konsiderueshme dëmesh. Sipas të dhënave të publikuara nga AMF, dëmet e paguara bruto për 9-mujorin arritën në rreth 6.2 miliardë lekë, ose 25.7% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Pjesën më të madhe të dëmeve e mban sigurimi motorik, me 4.5 miliardë lekë dëme të paguara, me një rritje prej afro 26.7%. Kjo kategori siguri zë rreth 73.6% të totalit të dëmeve të paguara në tregun e sigurimeve. Mbi 3 miliardë lekë…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zëvendësoi sot drejtorët e disa prej institucioneve më të rëndësishme të bashkisë. Por, kush janë emrat e rinj që janë emëruar në detyrë? Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi, ndërsa Policia Bashkiake nga Toni Beni. Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha. Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani. Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe…
Ministria e Brendshme ka vendosur të lehtësojë procedurat për pajisjen me dokumenta identifikimi për qytetarët shqiptarë jashtë vendit. Duke filluar nga sot, shqiptarët jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për letërnjoftim elektronik, ose për pasaportë biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen detyrimisht me të dy dokumentet njëkohësisht. Sipas Ministrisë së Brendshme, nisma ka qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e qytetarëve, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë. Kjo pritet të shoqërohet edhe me një ulje të kostove për qytetarët shqiptarë, pasi deri më sot, ata duhet të aplikonin njëkohësisht për të dy dokumentat. Ministria informon se…
Sot dollari amerikan blihet me 90.7 lekë dhe shitet 91.7 lekë. Euro blihet me 98.2 lekë, ndërsa shitet me 98.9 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.8 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104.5 lekë, në shitje me 105.5 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.5 lekë dhe në shitje me 66.8 lekë.
BKT ka realizuar një tjetër përmirësim të aplikacionit të saj BKT Smart, përmes të cilit klientët e bankës kryejnë prej vitesh tashmë një gamë të gjerë shërbimesh nëpërmjet telefonit inteligjent, pa lindur nevoja për të shkuar në degë. Aplikacionet i janë shtuar për herë të parë edhe disa funksionalitete të reja. Kështu, tashmë përdoruesit e BKT Smart mund të realizojnë bllokimin e kartës së tyre të debitit ose të kreditit, pa qënë e nevojshme ta anulosh atë përfundimisht, si edhe pa patur nevojë për të marrë në telefon call centerin ose për të shkuar në degë për një veprim të…
Tregu i sigurimeve ka përshpejtuar disi rritjen në muajin shtator, pas ngadalësimit në muajin paraardhës. Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e arkëtuara për periudhën 9-mujore arritën në rreth 18.3 miliardë lekë, ose 7.36% më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. I njëjti trend rritës vihet re edhe sa i përket kontratave të sigurimit, ku në periudhën janar-shtator 2024 janë lidhur 7.7% më shumë kontrata se e njëjta periudhën e vitit të kaluar. Tregu dominohet nga sigurimi motorik, ku primet gjatë periudhës janar – shtator 2024 arritën mbi 11 miliardë lekë,…
Vitet e fundit janë rritur sulmet kibernetike ndaj institucioneve publike, por edhe subjekteve private. Edhe pse investojnë shuma të kondierueshme në drejtim të përmirësimit të sistemeve të tyre, në veçanti ato që garantojnë mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike, bankat janë institucionet që shënjestrohen më shpesh nga hakerat. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e sigurisë, gjatë vitit 2023, 11 bankat tregtare u përballën me rreth 500 sulme kibernetike ndaj sistemeve të tyre, nga brenda dhe jashtë vendit. Siguria kibernetike merr rëndësi thelbësore në botën digjitale ku po jetojmë dhe ndërgjegjësimi për të “lundruar” sa më të sigurt dhe për të…
