Author: gazetar_1
Nga Enea Janko, ekspert për ekonominë Nga një vëzhgim i çmimeve të shitjes në supermarket në Prishtinë dhe Tiranë për produktet e qumështit dhe kosit për disa nga markat kryesore të Kosovës dhe Shqipërisë, siç mund të shikohen edhe nga fotot rezultojnë si më poshtë: Bazuar në çmimet e mësipërme rezulton që çmimi mesatar i qumështit të lopës të paketuar në kuti kartoni “Tetra pack”: Në Tiranë është 2.07 euro për 1 litër. Në Prishtinë është 1.08 euro për 1 litër. Ndërsa çmimi mesatar i kosit: Në Tiranë është 2.58 euro për 1 kg. Në Prishtinë është 1.29 euro për…
Monedhat e huaja nuk dinë të ngrihen, sot dollari amerikan blihet me 90.7 lekë dhe shitet 91.7 lekë. Euro blihet me 98.2 lekë, ndërsa shitet me 98.8 lekë. Paundi blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.3 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.4 lekë, në shitje me 105.4 lekë. Dollari kanadez në blerje këmbehet me 65.1 lekë dhe në shitje me 66.5 lekë.
Prokuroria e Durrësit ka vendosur nën sekuestro anijen “Moliva”, që mbërriti mëngjesine sotëm në portin e Durrësit. Anija ka mbetje toksike në 102 kontejnerët e saj. Anija “Moliva” që kthen 102 kontejnerë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, pritet të ankorohet në “portin e Durrësit. Specialistët pritet të marrin kampionë të cilat do të dërgohen në tre laboratorë për të përcaktuar nëse janë apo jo të rrezikshme. Kontejnerët me afro 2 mijë ton mbetje nga djegia e hekurit dhe çelikut u nisën nga Porti i Durrësit që nga data e 4 gusht me destinacion final Tajlandën. “Bashkëlidhur me këtë…
Së fundmi, tema e pensionit publik është rikthyer në qendër të vëmendjes, kjo edhe për shkak se Qeveria ka deklaruar se do të luftojë informalitetin që gërryen skemën shtetërore të pensioneve. Ndërkohë që skema publike e pensioneve funksionon bazuar në raportin kontribues/përfitues, ku ata që janë forcë pune sot paguajnë për ata që marrin pension sot dhe bazuar në kontributet që kanë derdhur ndër vite do t’u llogaritet masa e pensionit kur të jenë pensionistë. Ka edhe një opsion paralel për përfitime shtesë në moshën e pensionit, që janë pensionet private. Duke folur për këtë temën, në një intervistë në…
Institucionet financiare jo banka kanë qenë gjithmonë një derë e hapur për ata që punonin në informalitet, të cilët janë përjashtuar nga sistemi bankar tradicional si rrjedhojë e mungesës së dokumentacionit të të ardhurave. Gjatë kësaj jave, Kryeministri Edi Rama njoftoi mbi nisjen e një aksioni kundër informalitetit që do të nxisë deklarimin real të pagave të punonjësve. Por, si pritet të ndikojë ky aksion në institucionet financiare jo banka? Me përfshirjen në ekonominë formale, a do të ketë tashmë një largim të qytetarëve nga institucionet e mikrofinancës, të cilët i kanë mbështetur gjithmonë me kredi, drejt bankave të nivelit…
Policia e Tiranës përmes një njoftimi për mediat, ka dhënë detaje të tjera mbi “Çamçakëzin që përgjum fëmijët”, i cili u denoncua pak ditë më parë se qarkullon në institucionet arsimore në Tiranë. Çamçakëzi u denoncua në grupet e prindërve në rrjetet sociale të një shkolle në Yzberisht, por shkaktoi shumë shqetësim dhe reagime të shumta edhe në shkollat e tjera të kryeqytetit. Sipas hetimeve të kryera nga Policia e kryeqytetit, njoftohet se pas analizave ka rezultuar se “Çamçakëzi që përgjum fëmijët” nuk ka prani të ndonjë lënde droguese. “Në vijim të kontrolleve të ushtuara, në një shkollë në Yzberisht është sekuestruar…
Kryeministri nga Nju Jorku: Plan për të rritur pensionet, bonusi i fundvitit nuk do jetë 5 mijë lekë
Kryeministri Edi Rama, në takimin me komunitetin shqiptar në Nju-Jork, deklaroi se qeveria do të bëjë gjithçka për të përfshirë pensionistët në hapësirën e rritjes ekonomike të Shqipërisë. “Sot të gjithë kanë paga shumë më të larta. E thashë, në sektorin publik e kemi çuar pagën mesatare 900 euro. Po të shikoni rritjen e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar ose GDP-së, siç e dëgjoni ju këtu në Amerikë, ne kemi rritjen më të lartë në të gjithë rajonin, në raport me vetveten. Po kështu të ardhurat për frymë, etj. Mirëpo kjo rritje nuk ka vajtur akoma tek pensionistët, dhe për këtë…
Një degë e re tërësisht inovative për klientët e ProCredit Bank është hapur së fundmi në Rrugën e Dibrës. Banka me kapital gjerman, e fokusuar te digjitalizimi, ka si synim t’u qëndrojë pranë klientëve të saj jo vetëm duke përdorur teknologjinë, por edhe këshillimin e personalizuar për ta. Drejtori Ekzekutiv i ProCredit Bank Shqipëri, z. Mirsad Haliti tha se hapja degës së re në një rrugë të rëndësishme të kryeqytetit është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të ambicieve të ProCredit për t’u bërë banka që ofron shërbimin më të mirë në treg. “Investime të vazhdueshme janë duke ndodhur gjithandej…
Duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, çdo qytetar që ka punuar në ish-ndërmarrjet shtetërore a kooperativë nuk do të ketë më nevojë të endet për të mbledhur dokumentacionin që vërteton punën e kryer. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të njohë apriori çdo ditë pune, mjafton të vërtetojnë që kanë banuar në fshat asokohe dhe nuk kanë qenë të dënuar, për të njohur kontributet për punën e kryer përpara viteve 1991. Të gjitha këto detaje i ka dhënë në një intervistë televizive, kreu i ISSH, Astrit Hado. “Përmes ligjit që shpresojmë të miratohet dhe të hyjë në fuqi nga…
Në datat 24 -27 tetor 2024, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington DC, SHBA. Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit e FMN-së dhe BB-së, së bashku me guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione ndërkombëtare financiare, mblidhen së bashku për të diskutuar zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore. Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit e FMN-së dhe BB-së, së bashku me guvernatorët dhe…
