Author: gazetar_1
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re për shtatorin kishte vlerën e 28.3 miliardë lekëve, në rritje me 13.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithsej, për 9-mujorin e vitit 2024 sektori bankar ka dhënë gjithsej 280.7 miliardë lekë kredi për ekonominë, në rritje me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shtysa për rritjen e kreditimit këtë vit po vjen sidomos nga segmenti i biznesit. Për muajin shtator, kredia e re për biznesin arriti vlerën e 19.7 miliardë lekëve, gjithashtu më e larta për këtë vit dhe 16.6% më…
Gjatë muajit shtator, totali i depozitave ka vijuar trendin rritës, duke arritur në rreth 1.333 trilionë lekë nga 1.332 trilionë lekë që ishte në muajin e kaluar, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Rritja është e ndjeshme në depozitat në euro, me 0.5%, ndërsa ato në lekë shënuan rënie, nga 594 miliardë në gusht, në 591.7 miliardë. Megjithatë, me bazë vjetore, depozitat në lekë shënuan rritje me të paktën 9%. Depozitat në valutë të huaj vazhdojnë të dominojnë strukturën totale të depozitave, me 55.6% të totalit. Depozitat në euro, që dominojnë strukturën totale të depozitave në valutë të huaj,…
Informaliteti pengon mjedisin e biznesit dhe konkurrencën, nënvizon Komisioni Europian në Progres Raportin 2024, ku ndër të tjera vlerësohet edhe “kriteri ekonomik”, ku përfshihet disa kapituj. “Shqipëria ka një nivel të mirë përgatitjeje në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale dhe ka bërë disa përparime në këtë fushë. Rritja ekonomike ka qenë e fuqishme, e ndihmuar nga turizmi i fortë dhe investimet në rritje. Inflacioni vazhdoi të bjerë. Normat e punësimit dhe aktivitetit u rritën, por papunësia mbeti relativisht e lartë, veçanërisht tek të rinjtë. Performanca fiskale u përmirësua dukshëm me raporte më të ulëta të deficitit dhe borxhit. Sektori…
Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në fillim të tetorit të këtij viti kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social, ndërsa pritet të hapen aplikimet. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi tha në një prononcim për mediet se “do të jenë rreth 1200 kredi, që do t’ju ofrohen qytetarëve të Tiranës, por prioritet do të kenë këto tre kategori: bashkëshortët deri në 40 vjeç, familje të komunitetit rom dhe egjiptian, gra të dhunuara apo me…
Komisioni i Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Sejko u ndal në punën që ka bërë BSH për rritjen e informimit dhe transparencës me publikun, ku veçoi përdorimin e një sërë kanalesh mediatike, për komunikim shpjegimin sa më të qartë të rolit të BSH, objektivin e saj në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe përmbushjen e këtyre objektivave. Ai tha se dezinformimi…
Ndikimi i kursit të këmbimit dhe zhvlerësimi i mëtejshëm i euros kanë rrëzuar borxhin publik edhe më poshtë se parashikimet e Ministrisë së Financave. Sipas të dhënave të Financave, të publikuar në buletinin e borxhit për 3-mujorin e tretë të vitit, borxhi publik zbriti në 55.4% të PBB-së në fund të shtatorit. Gjithashtu, është rishikuar në rënie edhe vlera e borxhit në fund të vitit 2023, në 57.5%. Në projektbuxhetin e sapomiratuar dhe të dërguar në Kuvend, Financat projektojnë se borxhi publik do të zbresë në 56.3% të PBB-së në fund të vitit 2024 dhe në 55.8% në vitin 2025.…
Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara ka publikuar Barometrin e Turizmit për periudhën janar-korrik 2024, në të cilën konfirmohet së Shqipëria renditet e para në Europë për rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me periudhën e para-pandemisë, dhe e dyta në botë pas Katarit. Një tjetër risi në barometrin e turizmit publikuar nga UN Tourism, është se për herë të parë njihet rritja e të ardhurave nga turizmi ndërkombëtar. Sipas barometrit për periudhën janar-korrik 2024, Shqipëria renditet e para sa i takon arkëtimeve nga turizmi, me një rritje +128% krahasuar me periudhën e para-pandemisë. Kjo nuk është…
Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që një vakt i madh në mëngjes ul oreksin gjatë gjithë ditës. Por një rishikim i studimeve, botuar në BMJ, sugjeron se vakti më i rëndësishëm i ditës nuk mund t’u ndihmojë njerëzve të kontrollojnë peshën e tyre. Studiuesit zbuluan se nuk ka dëshmi të mirë për të mbështetur idenë se ushqimi i mëngjesit promovon humbjen e peshës ose që kapërcimi i mëngjesit çon në shtimin e peshës. Studiuesit kanë vënë në dyshim rekomandimin popullor se mëngjesi mund të ndihmojë me kontrollimin e peshës.
Sot dollari amerikan blihet me 90.4 lekë dhe shitet 91.4 lekë. Euro blihet me 98 lekë, ndërsa shitet me 98.6 lekë. Paundi britanik blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.5 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.1 lekë, në shitje me 105.1 lekë. Dollari kanadez në blerje këmbehet me 65.1 lekë dhe në shitje me 66.4 lekë.
Rreth 1 milion më shumë pasagjerë kanë fluturuar nga Rinasi për periudhën korrik – shtator 2024. Sipas të dhëna të publikuara nga INSTAT, në tremujorin e tretë 2024 kanë udhëtuar me linja ajrore 3.534.751 pasagjerë nga 2.476.244 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 42,7 %. Gjatë tremujorit të tretë të vitit kanë operuar 28 shoqëri ajrore, nga këto 27 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 132.713 avionë, nga të cilët 83,7 % të tyre e zë numri i mbikalimeve. Volumi i mallrave (duke…
