Author: gazetar_1
Momenti që po kalon sot Shqipëria dhe rruga që po përshkon drejt Bashkimit Evropian po ngjall interes të sipërmarrësve grekë për të investuar në vendin tonë. Shqipëria, sipas zv.ministrit të Jashtëm grek, ka ende sektorë të ekonomisë të pashfrytëzuar, që ofrojnë mundësinë për të zhvilluar më tej partneritetin mes dy vendeve. “Qëllimi i përbashkët është të ndërtojnë ura komunikimi. Ka përfaqësues të rëndësishëm të biznesit grek që janë prezentë në Shqipëri. Ne kemi vënë re një përmirësim të marrëdhënieve tregtare, por duhet të forcojmë më tej marrëdhëniet tona. Duhet të bashkëpunojmë më shumë në sektorin energjetik, në ndërtim, minerale. Në…
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiara ka ndërmarrë disa ndryshime në ligjin kryesor të sigurimeve, atë “për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, të cilat synojnë përafrimin e mëtejshëm me direktivën evropiane të fushës, aplikimin e rekomandimeve nga procesi i vlerësimit të ICP-ve, si edhe përgatitjen e tregut për zbatimin e plotë të regjimit Solvency 2 për aftësinë paguese. Në ndryshimet e propozuara, që janë publikuar për konsultim publik, Shoqëria e sigurimit/risigurimit kryen vetëvlerësimin e rrezikut dhe aftësisë paguese si pjesë e sistemit të administrimit të rrezikut. Ky vlerësim përfshin të paktën nivelin e kapitalit të kërkuar në raport me profilin e rrezikut,…
Kryeministri Edi Rama tha sot se “Raporti i Progresit 2024 për Shqipërinë e konfirmon në tërësinë e vet edhe këtë vit vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e mëtejshme të Shqipërisë për një ekonomi tregu funksionale në bazë të parimeve dhe të kushteve që garanton Bashkimi Europian në çdo vend anëtar të tij”. “Rritja ekonomike ka qenë një rritje e fortë, thotë raporti, siç është e vërteta dhe po ashtu mbështetja e kësaj rritje në rritjen e turizmit dhe në investimet në rritje, është një fakt”, theksoi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadorin Gonzato. Nga…
Dikur vendi më i mbyllur në botë, Shqipëria sot pret miliona turistë, një pjesë e madhe e të cilëve vijnë çdo vit edhe në kërkim të një buzëqeshjeje rrezatuese, të buzëve të plota apo të një gjoksi të ri. “Nuk më pëlqen të flas për turizmin mjekësor. Është pak i ashpër, është i frikshëm… Preferoj të flas për turizmin e lumturisë, i cili i bën njerëzit të lumtur”, thotë Dritan Gremi, kreu i industrisë së turizmit klinik në Tiranë, që ”ofron kujdes cilësor me pajisje të garantuara dhe të certifikuara” sipas standardeve evropiane. Italianë, francezë, belgë, zviceranë…: shumë prej tyre…
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2025, që arrin vlerën prej 3.6 miliardë eurosh. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo shifër përbën një rritje prej afër 9 për qind krahasuar me buxhetin e vitit paraprak. Ai tha se gjatë katër vjetëve të qeverisjes së partisë së tij, buxheti i Kosovës është rritur “vit pas viti si asnjëherë më parë”. Kurti tha se rritje të buxhetit ka për shumë sektorë, përfshirë atë të pagave, ku hyn rritja e paralajmëruar e pagave për sektorin publik. Një ditë më parë, ekzekutivi njoftoi se punëtorët e sektorit publik në janarin…
Ditën e sotme dollari amerikan blihet me 90 lekë dhe shitet 91.1 lekë. Euro blihet me 97.9 lekë, ndërsa shitet me 98.5 lekë. Paundi blihet me 116.9 lekë dhe shitet me 118 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.7 lekë, në shitje me 104.7 lekë. Dollari kanadez në blerje këmbehet me 64.6 lekë dhe në shitje me 66 lekë.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re për shtatorin kishte vlerën e 28.3 miliardë lekëve, në rritje me 13.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithsej, për 9-mujorin e vitit 2024 sektori bankar ka dhënë gjithsej 280.7 miliardë lekë kredi për ekonominë, në rritje me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shtysa për rritjen e kreditimit këtë vit po vjen sidomos nga segmenti i biznesit. Për muajin shtator, kredia e re për biznesin arriti vlerën e 19.7 miliardë lekëve, gjithashtu më e larta për këtë vit dhe 16.6% më…
Gjatë muajit shtator, totali i depozitave ka vijuar trendin rritës, duke arritur në rreth 1.333 trilionë lekë nga 1.332 trilionë lekë që ishte në muajin e kaluar, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Rritja është e ndjeshme në depozitat në euro, me 0.5%, ndërsa ato në lekë shënuan rënie, nga 594 miliardë në gusht, në 591.7 miliardë. Megjithatë, me bazë vjetore, depozitat në lekë shënuan rritje me të paktën 9%. Depozitat në valutë të huaj vazhdojnë të dominojnë strukturën totale të depozitave, me 55.6% të totalit. Depozitat në euro, që dominojnë strukturën totale të depozitave në valutë të huaj,…
Informaliteti pengon mjedisin e biznesit dhe konkurrencën, nënvizon Komisioni Europian në Progres Raportin 2024, ku ndër të tjera vlerësohet edhe “kriteri ekonomik”, ku përfshihet disa kapituj. “Shqipëria ka një nivel të mirë përgatitjeje në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale dhe ka bërë disa përparime në këtë fushë. Rritja ekonomike ka qenë e fuqishme, e ndihmuar nga turizmi i fortë dhe investimet në rritje. Inflacioni vazhdoi të bjerë. Normat e punësimit dhe aktivitetit u rritën, por papunësia mbeti relativisht e lartë, veçanërisht tek të rinjtë. Performanca fiskale u përmirësua dukshëm me raporte më të ulëta të deficitit dhe borxhit. Sektori…
Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në fillim të tetorit të këtij viti kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social, ndërsa pritet të hapen aplikimet. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi tha në një prononcim për mediet se “do të jenë rreth 1200 kredi, që do t’ju ofrohen qytetarëve të Tiranës, por prioritet do të kenë këto tre kategori: bashkëshortët deri në 40 vjeç, familje të komunitetit rom dhe egjiptian, gra të dhunuara apo me…
