Author: gazetar_1

Prokuroria e Tiranës po bëhet gati ti kalojë SPAK-ut dosjen e radhës për mashtrimin me mikrokreditë që shkaktoi dëme të pallogaritshme tek interesat ekonomike të mijëra shtetasve shqiptarë. Çështja me 9 të dyshuar dhe dy shoqëri nën sekuestro është vendosur t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme, pasi prokurorët dyshojnë se janë përpara një grupi kriminal. Pikërisht për këtë dyshimeve se avokatë subjekte financiare dhe përmbaruesit e tyre kanë vepruar në kuadër të grupit kriminal duke u shtrirë në kohë dhe me role të ndara, grupi i hetimit po vlerëson se kompetencat për shkak të këtyre cilësive i përkasin Prokurorëve të Posaçëm. Nga…

Read More

Bashkëthemeluesi i Bytdance, kompania mëmë e platformës sociale Tiktok, Zhang Yiming është bërë personi më i pasur në Kinë. Sipas një liste të pasurish të publikuar nga Instituti i Kërkimeve Hurun, Zhang Yiming tani ka një vlerë prej 49.3 miliardë dollarësh, 43% më shumë se në 2023. 41-vjeçari u largua nga roli i tij në krye të kompanisë në vitin 2021, por thuhet se zotëron ende rreth 20% të firmës. Ai rrëzoi kreun e kompanisë së ujit Zhong Shanshan, i cili ra në vendin e dytë pasi pasuria e tij ra 24% në 47.9 miliardë dollarë. TikTok është bërë një…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka njohur rritjen më të shpejtë të vizitorëve në Europë. Në një vit, u numëruan 3,2 milionë më shumë vizitorë që hynë në territorin shqiptar nga Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në Rinas. Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin se Aeroporti i Tiranës është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë që nga pandemia e koronavirusit. Rama shkruan se në një vit 3,2 milionë më shumë vizitorë kanë hyrë në territorin shqiptar nga ky aeroport. “Aeroporti i Tiranës në rritje në qiell (aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që…

Read More

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. Sipas OSHEE-së, skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet. OSHEE sqaron se koncepti i “orarit pik”, i cili po diskutohet kohët e fundit është një koncept specifik i vendosur që në vitin 2016 nga ERE, si institucioni i ngarkuar me ligj për përcaktimin e tarifave në sektorin e energjisë. “Orari pik” gjatë të cilit aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar është: për…

Read More

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se qeveria po mendon një rritje të maturuar të pensioneve, në mënyrë që të miratohet një skemë e qëndrueshme. “Një rritje e pamaturuar mund të bënte që në harkun kohor të 5-6 vite të çonte në kolaps të financave publike. Të çonte jo vetëm në përkeqësim të jetës së pensionistëve, por të të gjitha kushteve të ekonomisë së vendit, të cilat me shumë mund dhe hapa solidë jemi munduar ta konsolidojmë, për të ardhur sot dhe për të disktutuar për rritje pensionesh”, tha ajo në një intervistë…

Read More

Një vatër me gripin e shpendëve (H5N1) është konfirmuar në fshatin Mëzez, në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Bujqësisë përmes një njoftimi zyrtar, ku bëhet me dije se vatra është karantinuar me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit. Megjithatë, rreziku është i pranishëm edhe për vatra të reja, kjo duke marrë në konsideratë edhe rastet e vërejtura dy vite më parë që u bënë shkak për rreth 380 mijë shpendë të ngordhura. Në njoftimin e ministrisë thuhet se Instituti i Shëndetit Publik është njoftuar për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut tek njerëzit. …

Read More

Ditën e sotme dollari amerikan blihet me 90.2 lekë dhe shitet 91.2 lekë. Euro nga ana tjetër blihet me 98 lekë, ndërsa në shitje me 98.6 lekë. Paundi britanik blihet me 116.4 lekë dhe shitet me 117.6 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 8.94 lekë, në shitje me 11.72 lekë. Dollari kanadez në blerje këmbehet me 64.6 lekë dhe në shitje me 66 lekë.

Read More

OpenAI prezantoi ChatGPT Search, një evolucion i prototipit SearchGPT i zbuluar këtë verë. I përfshirë në platformën ChatGPT të OpenAI, ChatGPT Search është projektuar për t’u dhënë “përgjigje në kohë” pyetjeve, thotë OpenAI, duke u mbështetur te një sërë burimesh në internet. Falë një versioni të përmirësuar të modelit GPT-4o të OpenAI, ChatGPT Search jep informacione dhe foto nga web, si rezultate sportive, lajme, kuota të aksioneve e shumë e shumë të tjera, së bashku me linke dhe burime të rëndësishme – në këtë pikë ju mund të bëni pyetje të mëtejshme për t’u thelluar në një kërkim në vijim. ChatGPT…

Read More

Kërkesa e individëve për kredi shënoi rritje në tremujorin e tretë të vitit 2024, si në blerjen e banesave, ashtu edhe sa i përket financimit të nevojave dhe konsumit. Qytetarët vijuan të aplikojnë për kredi për strehim, edhe pse prej muajsh vihet re një ngërç në tregun imobiliar, kjo ndikuar kryesisht nga pritjet për realizimin e rivlërësimit me 5% tatim, nga 15% që është aktualisht. Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë parashikohet se edhe në tre-mujorin e fundit të vitit, pritshmëritë e bankave janë që kërkesa për kredi e qytetarëve të mbetet e lartë, si për financimin e konsumit,…

Read More

Në tremujorin e tretë të vitit pati një rritje të kërkesës për kredi të bizneseve. Rritja u vu re si për financime të kapitalit qarkullues, ashtu edhe për investime. Në vrojtimin e aktivitetit kreditues për 3-mujorin e tretë të vitit, Banka e Shqipërisë parashikon se kërkesa për kredi e bizneseve pritet të rritet edhe në tremujorin e katërt të vitit, si në financimin e investimeve, ashtu edhe në mbulimin e nevojave për likuiditet. Edhe në terma të madhësisë së biznesit, kërkesa për kredi pritet të jetë më e lartë, si në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, ashtu…

Read More