Author: gazetar_1
Tregjet financiare kanë reaguar në mënyra të ndryshe pas fitores historike në zgjedhje të Donald Trump përballë Kamala Harris, me ish-Presidentin që do të rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në janar. Shumë investitorë duket se janë rikthyer në atë që quhet “tregjet Trump”, duke besuar se ai do të vendosë tarifa më të larta mbi importet e huaja për të mbrojtur industrinë vendase, çka mund të çojë në rritje të çmimeve të produkteve të importuara dhe inflacionit brenda Shteteve të Bashkuara. Këto pritshmëri janë gjithashtu se borxhi qeveritar dhe shpenzimet mund të rritën, duke krijuar një presion më të…
Wizz Air, linja ajrore më e madhe me kosto të ulët në Shqipëri, vazhdon zgjerimin e saj dinamik nëtregun shqiptar dhe është e lumtur të njoftojë se është bërëzgjedhja e preferuar e 15 milion pasagjerëve në Shqipëri qënga viti 2017. Me prezantimin e fundit të sezonit dimëror me 44 linja të reja drejt 14 shteteve, përfshirë destinacionet e rejadrejt Stuttgart dhe Salerno, linja ajrore po përmirëson lidhjetdhe po ofron akoma më shumë mundësi udhëtimi me çmimetë përballueshme për njerëzit, të cilët udhëtojnë nga dhe drejtShqipërisë. Kjo arritje reflekton përkushtimin e Wizz Air përtë zgjeruar mundësitë e udhëtimit ajror, në mënyrë më efikasedhe të qëndrueshme në…
Wizz Air ka fituar çmimin për Grupin e Linjave Ajrore më të Qëndrueshme për Mjedisin në EMEA, për vitin 2024, në Samitin e Liderëve të Linjave Ajrore dhe Çmimet për Qëndrueshmërinë nga CAPA në Hong Kong. Ky është viti i tretë radhazi që linja ajrore merr një çmim për qëndrueshmërinë në Samitin e Liderëve të CAPA-s. Çmimet për Ekselencën e Qëndrueshmërisë Mjedisore nga CAPA vlerësojnë linjat ajrore, aeroportet dhe furnitorët që e vendosin ndryshimin klimatik në qendër të biznesit të tyre. Çmimet janë të bazuara në kërkime të pavarura nga analistët e CAPA-s dhe strategët për reduktimin e karbonit në…
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se, pr/buxheti i vitit 2025 mbështet sektorët prioritarë të MIE-s, ku përfshihen projekte të rëndësishme rrugore, portuale, hekurudhore, në ujësjellës kanalizime dhe energjetikë, me ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit. E pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, për shqyrtim në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025” të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku theksoi se, investimet në veprat strategjike rrugore Korridori 8 dhe Korridori Blu mbajnë peshën më rëndësishme të financimeve. “Me një buxhet 33.48 miliardë lekë për sektorin e transportit rrugor,…
Sektori bankar ka vijuar rritjen edhe në tremujorin e tretë të vitit. Të dhënat e paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, tregojnë se totali i aktiveve të sektorit në fund të muajit shtator arriti në afërsisht 2.057 trilionë lekë, në rritje me 55 miliardë lekë krahasuar me tremujorin e dytë. Me bazë vjetore, totali i aktiveve të sektorit është rritur me afërsisht 7.2%. Rritja e aktiveve krahasuar me një vit më parë është e përqendruar kryesisht në segmentin e huadhënies. Viera neto e portofolit të kredisë kishte ishte rreth 788 miliardë lekë, në…
Disa javë më parë Këshilli Bashkiak i Fierit vendosi që të rriste pagën e kryetarit, Armando Subashi. Rroga e tij duhet të ishte nga 2.5-2.9 milionë lekë të vjetra, ndaj edhe këshilltarët vendosën ta shpërblejnë kryetarin me pagë maksimale, sipas vendimit të qeverisë. Gjithashtu u vendos paga 2 milionë e gjysmë për nënkryetarët dhe 1 milionë e gjysmë për shefin e kabinetit dhe sekretarin e këshillit. Madje, sipas raportimit të televizionit “Apollon” në Fier, edhe këshilltarët e opozitës thanë se kjo rritje ishte e justifikuar për shkak të ngarkesës së punës, ndërsa sipas tyre kryebashkiaku nuk duhet të marrë më…
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është shtyrë për vitin 2025, por pa një afat se kur do të fillojë si proces. Në fakt rivlerësimi i pasurive të paluajtshme pritej të hynte në fuqi në shtator, por kjo shtyrje vjen për shkak se ende nuk ka përfunduar reforma e caktimit të referencave të pronave në të gjithë vendin. Ekofin raportoi më parë duke iu referuar burimeve zyrtare shtyrjen pa afat të procesit. Tashmë kjo është zyrtarizuar nga Ministri Malaj. “Rivlerësimi i pasurive te paluajtshme do të bëhet paralelisht me caktimin e çmimeve të referencës për gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë…
Pr/buxheti i vitit 2025 vijon të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti Erjon Braçe është shprehur se pensionet, ndihma ekonomike, pagesa e papunësisë, rimbursimi i medikamenteve janë të pamjaftueshme. “Pr/buxheti është në rregull me të gjitha formalisht, çfarë është e re në këtë buxhet? Ne shohim përqendrim në dy sektorë të mëdhenj, ndërtim dhe turizëm, pra rritja përqendrohet vetëm këtu. Kemi ndonjë plan për të hapur fusha për investime të tjera, përtej ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme? Politika aktuale të shtyllës sociale janë të pamjaftueshme, pensionet janë të pamjaftueshme për të përballuar jetesën e të moshuarve, ndihma ekonomike edhe më…
Për periudhën 9-mujore Janar–Shtator 2024, Tirana Bank ka realizuar një rritje të qëndrueshme te aktivitetit, duke u pozicionuar si një nga institucionet më dinamike në sektorin bankar shqiptar. Banka vazhdon të performojë me ritëm të lartë në të gjithë treguesit kryesorë financiarë. Për herë të parë në historinë rreth 30-vjeçare të aktivitetit, Totali i Aseteve të Tirana Bank ka arritur në vleren 1.5 miliardë euro, trefishuar nga viti 2019 kur ndodhi ndryshimi i strukturës aksionare. Ky sukses mbështetet në zgjerimin e aktivitetit të Bankës, ku depozitat u rritën me rreth 16% (170 milionë euro), ndërsa portofoli i kredive u rrit…
Ndërmarrja e energjisë elektrike në Malin e Zi, Elektropriveda Crne Gore, po planifikon të shpenzojë rreth 300 milionë euro në tre vitet e ardhshme për burimet e rinovueshme të energjisë. Drejtori i kompanisë shtetërore njoftoi fillimin e punimeve të ndërtimit në fermën e parë me erë të EPCG. Në qershor të vitit të kaluar, kompania nënshkroi një marrëveshje kredie prej 82 milionë eurosh për parkun e erës Gvozd. Megjithatë, kohët e fundit përfundimi i fermës së erës është vonuar për shkak të problemeve me lejet. Ai u shpreh se kompania shtetërore EPCG ka marrë dhe një kredi prej 40 milionë…
