Author: gazetar_1

Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 90.7 lekë dhe shitet 92.2 lekë. Euro nga ana tjetër blihet me 97.8 lekë, ndërsa në shitje me 98.5 lekë. Monedha Evropiane është zhvlerësuar me 6.5% krahasuar me vitin e kaluar. Paundi britanik blihet me 117.2 lekë dhe shitet me 118.2 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.7 lekë, në shitje me 104.7 lekë. Dollari kanadez në blerje këmbehet me 65.3 lekë dhe në shitje me 66.5 lekë.

Read More

FED Invest mori pjesë në konferencën e parë rajonale të sektorit mikrofinanciar të vendeve të Ballkanit Perëndimor, “Microbalkans 24”, e cila u zhvillua në Sarajevë më 31 Tetor – 1 Nëntor. Konferenca “Microbalkans 24” bashkoi drejtues të institucioneve mikrofinanciare, përfaqësues të Bankave Qendrore, Ministrive kompetente dhe mbështetës të sektorit mikrofinanciar nga: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, dhe Bosnja e Hercegovina dhe vende të tjera. Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin rajonal për zhvillimin e përbashkët të sektorit financiar, i cili do të kulmoi me nënshkrimin e Memorandumit për Mirëkuptim ndërmjet përfaqësuesve të sektorit mikrofinanciar të vendeve të…

Read More

OTP Bank Shqipëri, pjesë e grupit hungarez OTP vijon performancën e mirë në tregun bankar, duke përmirësuar ndjeshëm treguesit kryesorë financiarë. Referuar të dhënave për 9-mujorin të publikuara nga grupi, OTP Bank Shqipëri gjeneroi një fitim neto prej 37 milionë euro, me një rritje prej 45% me monedhën lokale, në krahasim me 9-mujorin e vitit të kaluar, si edhe 62% nëse llogaritjet bëhet me monedhën hungareze (forinta). Në këtë mënyrë, OTP Shqipëri ka tejkaluar ndjeshëm fitimin e arritur përgjatë gjithë vitit të kaluar, i vlerësuar në afro 28.5 milionë euro. Vetëm në 3-mujorin e tretë të vitit, fitimi neto arriti…

Read More

Ministria e Bujqësisë ka shpallur një plan për rritjen e gradualë të numrit të fermerëve që do të përfitojnë naftë falas për punimet mekanizuara në bujqësi. Për vitin 2024 dhe 2025, projektohet që rreth 31,500 fermerë të shfrytëzojnë këtë mbështetje, ndërsa për vitin 2026, numri do të rritet në 32,500 dhe deri në 33,000 në vitin 2027. Kjo rritje, sipas Ministrisë, është pjesë e angazhimit për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë dhe për të lehtësuar barrën financiare të fermerëve. Në vitin 2024, për 54,255 aplikime për mbështetje me naftë, janë përzgjedhur deri tani 23,190, që përbën rreth 43% të aplikimeve…

Read More

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se nga viti i ardhshëm të dhënat mbi turizmin do të jenë të gjitha në një platformë të vetme E-Visitor. “Një tjetër projekt i rëndësishëm i udhëhequr nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është ndërtimi i platformës së statistikave, që do të quhet E-Visitor, e cila do të sigurojë të dhëna në kohë reale, të sakta dhe të aksesueshme për grupet e interesit, qoftë privatë dhe publikë ku do të bashkohen dhe strukturohen të gjithë të dhënat e rëndësishme për turizmin nga burimet e ndryshme duke përfshirë të dhënat…

Read More

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ka marrë në dorëzim 102 kontenierët të dyshuar se përmbajnë mbetje të rrezikshme, të cilët u shkarkuan ditën e sotme nga anija “Moliva” e ankoruar në Portin e Durrësit. I gjithë procesi është realizuar përmes një plani të detajuar masash, edhe në zbatim të urdhërit të Prokurorisë Durrës për zbarkimin dhe ruajtjen e 102 kontenierëve të anijes “Moliva”, në një vend të sigurt, larg zonave të banuara, si edhe duke respektuar në mënyrë rigoroze kushtet e sigurisë fizike, mjedisore dhe shëndetësore. Të përfshirë në planin e masave janë një sërë institucionesh,…

Read More

Qytetarët që mbushin moshën për pension në janar të vitit të ardhshëm nuk do të kenë më nevojë të dëshmojnë punën e kryer në periudhën e komunizmit. Pas rregullimeve ligjore të njëpasnjëshme që nuk e kanë zgjidhur në kompleksittein e saj çështjen e pensioneve, si dhe për shkak të rrethanave që kanë çuar në humbjen a djegien e dëshmive të punës së asokohe, qeveria ka vendosur të amnistojë gjithë kohëzgjatjen e punës përpara 1991-shit. Projektligji është gati tashmë dhe prej ditësh është hedhur në konsultim publik për t’u miratuar maksimumi deri në janar të vitit të ardhshëm. Një nismë e…

Read More

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Tetor 2024 ka arritur në 117,6, krahasuar me nivelin e dhjetorit 2020. Ky indeks ka shënuar një rritje vjetore prej 1,9%, po aq sa ishte edhe për shtatorin. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të çmimeve: Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, i cili ka kontribuar me +1,07 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” (+0,23 pikë përqindje) dhe grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” (+0,22 pikë përqindje). Të tjera grupe si…

Read More

Shqipëria është nderuar me Medaljen e Argjendtë në Londër, si një nga vendet më tërheqëse për t’u vizituar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rama thekson se me bukuritë natyrore dhe ato kulturore vendi ynë po bëhet tepër i njohur. “Lajm i bukur nga “Wander Reader Travel Awards” në Londër ku Shqipëria Turistike është nderuar me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik, duke e vlerësuar vendin…

Read More

Mund të thuhet se Donald Trump nuk është i vetmi fitues nga këto zgjedhje presidenciale në SHBA. Nga Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg, renditja që llogarit çdo ditë pasuritë e njerëzve më të pasur në botë, del se në 24 orët e fundit dhjetëshen e parë (me përjashtim të Bernard Arnault, jo çuditërisht i vetmi joamerikan në top 10 ) kanë parë se asetet e tyre u rriten në përgjithësi me rreth 64 miliardë dollarë. Elon Musk ka qenë një mbështetës i flaktë i Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe me zgjedhjen e këtij të fundit Musk ka arritur të…

Read More