Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

09:37 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

9-mujori, OTP Bank Shqipëri tejkalon 1 miliardë euro portofol kredie, banka e tretë në vend

16:16 - Nëntor 8, 2024 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

OTP Bank Shqipëri, pjesë e grupit hungarez OTP vijon performancën e mirë në tregun bankar, duke përmirësuar ndjeshëm treguesit kryesorë financiarë.

Referuar të dhënave për 9-mujorin të publikuara nga grupi, OTP Bank Shqipëri gjeneroi një fitim neto prej 37 milionë euro, me një rritje prej 45% me monedhën lokale, në krahasim me 9-mujorin e vitit të kaluar, si edhe 62% nëse llogaritjet bëhet me monedhën hungareze (forinta). Në këtë mënyrë, OTP Shqipëri ka tejkaluar ndjeshëm fitimin e arritur përgjatë gjithë vitit të kaluar, i vlerësuar në afro 28.5 milionë euro.

Vetëm në 3-mujorin e tretë të vitit, fitimi neto arriti në 12.4 milionë euro, nga 5.3 milionë që ishte në të njëjtin 3-mujor të vitit të kaluar, me një rritje prej 134% i llogaritur me monedhën hungareze, konvertuar në euro.

Referuar të dhënave më të fundit, OTP është banka e tretë më e madhe në Shqipëri për portofol kredie, duke tejkaluar vlerën prej 1 miliardë euro.   

Asetet totale të bankës arritën në 1.88 miliardë euro në fund të 9-mujorit, nga 1.6 miliardë euro që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rritje prej 14%.

Banka ka patur një rritje dhe përmirësim të treguesve kryesore të performancës për të arritur shifra të tilla fitimi në fund të 9-mujorit të tretë të këtij viti. Kështu, të ardhurat nga interesat neto në fund të shtatorit arritën në 60 milionë euro, ose 23% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur ishin rreth 49 milionë euro.

Gjithashtu, OTP ka përmirësuar treguesit e profitabilitetit, ROE, i cili nga 18.2% në fund të 9-mujorit të vitit të kaluar ka shëkuar në 21.6% në fund të shtatorit të këtij viti. Përmirësim shënoi edhe ROA, nga 2% në 2.8%. Gjithashtu raporti i eficiencës së bankës që mat shpenzimet dhe fitimet u ul ndjeshëm nga 52.5% në fund të 9-mujorit të vitit të kaluar në 41.7% në fund të shtatorit të këtij viti.

Banka ka ulur me 13% shpenzimet operative në 9-mujorin e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe në anën tjetër ka rritur më tej kreditimin, që i ka sjellë asaj edhe më shumë të ardhura. Sa i përket portofolit të kredisë, kredia për biznesin vijon të jetë dominuese, duke arritur në 529 milionë euro në fund të 9-mujorit, përkundrejt 465 milionë euro që është kredia retail për individët. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
fitime grupi hungarez kredi otp bank albania performanca të ardhurat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

06:00 - Korrik 21, 2026

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

gazetar_206:04 - Korrik 21, 20260

Shqipëria vijon të përballet me një kosto të lartë nga faturat e arbitrazhit ndërkombëtar. Të…

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

06:00 - Korrik 21, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:03 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:00 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

09:37 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter