Author: gazetar_1
Në vitin 2023, numri i udhëtimeve të kryera nga individët banues në Shqipëri ka arritur në 4.399.859, duke shënuar një rritje prej 17,4% krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT). Ky rritje e konsiderueshme tregon një tendencë pozitive në aktivitetin turistik dhe udhëtimet personale të shqiptarëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Udhëtime për qëllime personale dhe biznesi Një pjesë e madhe e udhëtimeve janë realizuar për qëllime personale, me një total prej 97,5% të të gjithë udhëtimeve. Përqindja e udhëtimeve për qëllime biznesi ka mbetur e ulët, me vetëm 2,5%.…
“Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”, ishte tema e konferencës që u zhvillua sot në Tiranë, nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko; Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi, ministri i Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ministrit të Financave, Petrit Malaj si dhe të ftuar të tjerë nga institucionet e linjës. Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko tha se, Banka…
“Unë gjithmonë u them njerëzve të mendojnë për trurin si organizuesin e pothuajse çdo gjëje: mendimeve tona, kujtesës, fokusit, lëvizjeve, frymëmarrjes, rrahjeve të zemrës dhe se ushqime të caktuara mund ta ndihmojnë atë të jetë më i fortë, më i mprehtë dhe më i zgjuar. Truri dhe dieta jonë gjithashtu luajnë një rol kyç në jetëgjatësi. Ato që hamë mund të ndikojë drejtpërdrejt në inflamacion dhe stres oksidativ në trupin tone, të dyja këto mund të ndikojnë në rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative, përfshirë Alzheimer dhe Parkinson.” Dr. Uma Naidoo nga Harvard tregon 5 ushqimet që ajo vetë konsumon. bështë plot…
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka bërë publike shifrat e vizitorëve të huaj, ku përgjatë periudhës janar-tetor 2024 Shqipëria është vizituar nga 10,4 milionë vizitorë të huaj. “Vizitorët e huaj thyen rekordin e gjithë vitit 2023 duke shënuar shifrën e 10,4 milionë turistëve ose 16,2% më shumë se periudha janar-tetor e vitit të shkuar, edhe pse qëllimi ynë i vetëm nuk janë numrat, por ky model i mirë që po krijojmë e që sërish na jep medaljen si destinacioni më i dëshiruar turistik” është shprehur ministrja Kumbaro përmes një reagimi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe…
Institucionet financiare jobanka të mikrokredisë, po tentojnë ta përsosin më shumë modelin e tyre të biznesit, që mbështetet mbi avantazhet që jep teknologjia për të lehtësuar huadhënien. Një pjesë e tyre tashmë e kanë thjeshtuar dhe shkurtuar procesin e ofrimit të kredisë në afate minimale, brenda pak minutash, duke shmangur njëkohësisht nevojën për praninë fizike të klientit për aplikimin dhe për nënshkrimin e kontratës. Në shumicën e rasteve, procesi kryhet i gjithi në distancë dhe në rrugë digjitale.. Z.Akan Ajdini, Drejtor i Përgjithshëm i lute, thotë se rreth 90% e kontratave të kredisë të lidhura nga ky institucion me klientët…
Në kohën kur po diskutohet projektbuxheti për vitin 2025 dhe nuk ka një paketë të re fiskale, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me disa shoqata biznesi, kërkojnë nga qeveria që të ketë disa rishikime fiskale. Në sektorin e bujqësisë, i cili është goditur ndjeshëm sidomos vitet e fundit, kërkohet ulje e TVSH-së për industrinë prodhuese agroushqimore në 5-7%, nga 20% që është aktualisht; të rivendoset shkalla e kompensimit të fermerëve në 20 %; kreditim me 75% të TVSH-së për shitjen e produktit bujqësor vendas nga subjektet që nuk janë objekt i TVSH; si dhe përjashtim nga TVSH…
Kryeministri Edi Rama tha sot se më shumë se një milionë vizitorë kanë shkelur në sitet kulturore të shpërndara në të gjithë vendin, bashkë me kuriozitetin dhe motin e favorshëm në këto ditë të ngrohta të nëntorit. Turizmi vazhdon të shënojë shifra rekord në vendin tonë, duke e kthyer Shqipërinë në një atraksion absolut për të huajt dhe jo vetëm. “Turistët vijojnë dhe në këto ditë me diell të nëntorit të vizitojnë sitet tona kulturore, të cilat përgjatë gjithë vitit kanë mikpritur 1,229,195 vizitorë”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook. Trashëgimia kulturore dhe historike tërheq të huajt në…
Leku ka vijuar mbiçmimin ndaj Euros dhe valutave të tjera kryesore edhe në tre-mujorin e tretë, edhe pse me një ritëm më të ngadalësuar krahasuar me 6 muajt e parë të vitit. Referuar analizës së bërë në Raportin e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të Lekut ndaj valutave kryesore vijoi të karakterizohet nga presione forcuese edhe gjatë tremujorit të tretë. Mbiçmimi i Lekut u rishfaq prej muajit gusht, ndonëse jo me të njëjtën shpejtësi si në fillim të tremujorit të dytë të vitit. Kursi i këmbimit të Lekut ndaj Euros zbriti gradualisht në 100.0 në gusht,…
Rënia e normave të interesit po i bën gjithnjë e më shumë tërheqëse kreditë në Lekë për qytetarët, por edhe për bizneset. Gjithashtu, edhe interesat e kredive në valutë kanë shënuar rënie, ndikuar nga ulja e normave bazë të interesit nga BQE, por edhe nga Federal Reserve. Sipas Bankës së Shqipërisë, interesat e kredisë së re në Lekë shënuan ulje të mëtejshme në tremujorin e tretë të vitit. Interesat e kredive hipotekare e konsumatore filluan të bien që gjatë tremujorit të dytë të vitit dhe, pas reflektimit të uljes së normës bazë, gjenden në nivele më të ulëta se…
Yieldi mesatar i ponderuar i boneve të thesarit të Qeverisë pësoi rënie të mëtejshme në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, zhvilluar ditën e sotme, duke arritur në 2.84%. Kjo është vlera më e ulët që nga korriku i vitit 2022, kur nisi edhe kurba ngritëse e normave të interesit. Në mënyrë të vazhdueshme, yieldet kanë vijuar trendin rënës gjatë këtij viti dhe tashmë po shoqërojnë edhe ndërhyrjet e bëra nga Banka e Shqipërisë me uljen e normës bazë të interesit. Së fundmi, BSH e zbriti në 2.75% normën dhe me këtë rënie edhe Yieldet i janë afruar edhe…
