Author: gazetar_1

Banka e Shqipërisë kërkon rishikimin e skemës së pensioneve, ndërsa kërkon që ajo të jetë në përputhje me skemat e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ajo i kërkon Qeverisë të shohë mundësine e zgjerimit dhe diversifikimit të skemës, qoftë edhe përmes aplikimit të kolonës së dytë apo të tretë, me skemat vullnetare ose të detyrueshme.  Kështu deklaroi sot, zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi, në Komisionin e Ekonomisë, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2025. Ajo theksoi se skema aktuale mund të kthehet në një rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike. Minxhozi tha se, “zhvillimet aktuale kanë nxjerrë në pah nevojën e…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kryesuar nga Christoph Denk, drejtor i Politikave Strategjike, Piotr Jacek Szpunar, drejtor rajonal për   Poloninë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, si dhe Ekaterina Solovova, përfaqësuese rezidente e BERZH-it në Shqipëri. Sejko shprehu mirënjohje për kontributin dhe asistencën e ofruar nga BERZH-i për Bankën e Shqipërisë, kryesisht në fushat e mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar dhe në përafrimin e kuadrit rregullator e mbikëqyrës me standardet e Bashkimit Evropian, pa lënë mënjanë mbështetjen që ky institucion jep dhe në fusha të tjera të ekonomisë, si në…

Read More

Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës mori pjesë në një seancë plenare të organizuar nga Këshilli Shqiptar i Investimeve për të diskutuar aksesin e MSME-ve në financa. Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e AMA-s, Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, theksoi se sektori i mikrofinancës, kontribuon dhe mbështet në vijimësi me hua ndërmarrjen e mesme, të vogla dhe mikro, por nevojitet më shumë koordinim dhe mbështetje edhe nga institucionet publike për të rritur aksesin e këtyre bizneseve në financim.  Gjatë diskutimit, znj. Isaj vuri në dukje rolin e mikrofinancës dhe nënvizoi disa çështje, ku një pjesë kërkojnë adresim. Ajo theksoi se sektori financon çdo…

Read More

Kompania shqiptare Kastrati Group Sh.a, Coral S.A dhe Coral Sh.a., e licencuara e markës Shell për Shqipërinë, kanë nënshkruar një marrëveshje për të hapur për herë të parë stacionet e shërbimit të markës Shell në Shqipëri. Sipas kësaj marrëveshje, stacionet e para të markës Shell në Shqipëri do të hapen në fund të vitit të ardhshëm. Ky rrjet i ri do t’u japë klientëve shqiptarë akses në produkte dhe shërbime premium të Shell. Në emër të Kastrati Group Sh.a, Ardit Kastrati u shpreh: “Jemi të lumtur të njoftojmë partneritetin me Coral S.A dhe hyrjen në Shqipëri të stacioneve të markës…

Read More

Një skemë që u premtua të finalizohej brenda muajit tetor, reforma e pensioneve, me sa duket nuk po gjen ende dakordësinë brenda grupit të punës mbi formulën që presupozohet të kënaqë moshën e tretë dhe nga ana tjetër të shpëtojë buxhetin e sigurimeve nga gropa financiare e krijuar ndër vite. E bërë publike si nismë që në fillim të vitit, gjithë sa është thënë deri më tani është që nuk do të ketë pensione nën 15 mijë lekë, pra pritet rritja e pensioneve minimale. Sakaq, burimet e fundit të informacionit flasin për një tjetër rritje, jo të përfitimeve, por të…

Read More

Një dekadë pas ndryshimit të ligjit ‘Për Sigurimet Shoqërore’, qeveria pritet të ulet edhe një herë në diskutime për të rishikuar formulën e pagesës së barrëlindjes. Pagesa për lejen e lindjes mund të rishikohet me një reformë që pritet të ndërmerret edhe në kuadër të rishikimit të skemës së pensioneve me qëllim nxitjen e lindshmërisë e cila është në rënie të fortë në dekadën e fundit. “Në 2014 ne bëmë një ndryshim ku përllogaritjen e kaluam nga bruto në neto dhe u ul përfitimi me gati 20%. Ndoshta ka ardhur momenti që ne ta rishikojmë, me një reformë të mundshme…

Read More

Nga Enea Janko Ndërsa bujqit dhe blegtorët e Shqipërisë përpëliten për të mbijetuar nga rritja e kostove të prodhimit, nga mungesa e fuqisë punëtore që po e braktisë perdite e me shume fshatin per te emigruar jashte vendit, nga ulja e kerkeses per prodhimet shqiptare per shkak te politikave diskriminuese fiskale, nga konkurenca e pandershme e produkteve te importit, si edhe veshtiresi te tjera te shumta, drejtuesit e qeverise shqiptare, vazhdojne te krenohen se ne buxhetin e shtetit per vitin 2025 kane planifikuar plote 4.4 miliard leke apo 45 milion euro per te ndihmuar fermeret!! Kjo lloj politike qe propagandon…

Read More

Buxheti i shtetit i vitit 2024 do të rishikohet përsëri në muajin dhjetor. Përveç një rishpërndarje fondesh do të diskutohet nëse do të miratohet një fond prej 20 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë për të likuiduar fermerët që kanë aplikuar për skemën kombëtare në bujqësi. Argumenti i vonesës për disbursim, fakti që shumat që do të jepen hidhen në llogari. Kjo është një nevojë për të qenë në koherencë me pagesën. Nëse akti normativ i dhjetorit na e mundëson fondin, kjo do të jetë mënyra e vetme për të bërë pagesën. Kemi depozituar një MF një kërkesë për një…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga zj. Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë. Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri është mbajtja e bisedimeve me autoritetet shqiptare në kuadër të Artikullit IV. Siç njofton Banka e Shqipërisë, diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë me synim garantimin e stabilitetit të çmimeve; si dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e…

Read More

Koncesioni | Check-Up (kontrolli bazë mjekësor falas) në shëndetësi do të përfundojë afatin zyrtar më 2027, gati dy vite më shumë se në kontratën fillestare. Sipas burimeve në Ministrinë e Shëndetësisë kontrata me kompaninë “3P Life Logistic” do të jetë aktive deri më 2027 si një shtyrje automatike për pezullimin që iu bë shërbimit gjatë pandemisë Covid-19.. Kontrata e Check-Up u pezullua nga marsi 2020 deri në shtator 2021 për rreth 17 muaj, si rrjedhojë e masave kufizuese në lëvizje për parandalimin e virusit. Afati i pezullimit shkoi si shtyrje automatike që i lejon kompanisë ofrimin e shërbimit edhe për…

Read More