Author: gazetar_1

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani dha sot detaje mbi diskutmet që po kryhen për reformimin e skemës së pensioneve. Manjani tha se një ndër propozimet e Bankës Botërore ka të bëjë edhe me propozimin për rritjen e moshës së pensionit, por se ky propozim, sipas saj, është kundërshtuar, pasi ky element është ezauruar në reformën e vitit 2014. Sipas Manjanit, mund të diskutohet përshpejtimi i zbatimit të skemës së rritjes së moshës, por jo përtej 67 vjeç. “Refomimi i skemës së sigurimeve shoqërore është shumë i rëndësishëm për të marrë parasysh faktorët që dikojnë skemën. Një ndër…

Read More

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat, në muajin Tetor të vitit 2024 regjistrohet në 2.3%. kjo shifër për Shqipërinë është e njëjtë me inflacionin në Eurozonë, që për muajin e kaluar rezultoi në 2.3%. Ndërkohe, sipas matjeve të INSTAT, inflacioni i tetorit ishte 1.9%. Ndryshimet në metodologji kanë të bëjnë me peshën që i jepet secilit grup në normën e inflacionit, nga INSTAT dhe Eurostat. Tashmë, për muajin e dytë rradhazi, norma e inflacionit të Shqipërisë rezulton e barazuar me mesataren e Eurozonës. Sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria…

Read More

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi sot se prej datës 30 tetor nuk ka pasur shfaqje të reja të gripit të shpendëve në vendin tonë. Në një njoftim për shtyp, MBZHR bën të ditur se, menjëherë pas marrjes së njoftimit Alert për konfirmimin e sëmundjes së influencës aviare në një fermë oborri familjar, në fshatin Mëzez, Njësia Administrative Kashar u morën masa për monitorimin dhe kontrollin e rastit. Sipas MBZHR-së, për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe kufizimin e përhapjes së saj, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka marrë masat dhe monitoruar 13, 907 ferma për…

Read More

40 gra sipërmarrëse u bënë bashkë në panairin e çelur në Tiranë për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre, duke dëshmuar se aty ku gratë drejtojnë, gjëra të mrekullueshme mund të arrihen. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se gratë me pasionin dhe angazhimin e tyre po kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të biznesit. Sipas ministres Ibrahimaj, ky është një hap i rëndësishëm për të inkurajuar edhe më shumë gra nga e gjithë Shqipëria që të ndjekin shembujt e tyre dhe të angazhohen në krijimin e bizneseve të suksesshme. “Ne,…

Read More

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikes, njëherësh deputeti i PS, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në Parlament teksa ka folur për pr.buxhetin e 2025, propozoi shkurtimin e disa investimeve publike për të bërë të mundur financimin e rritjes së pensioneve. “Teksa analizoja siç e përmenda më lart,  progresin e rritjes së ekonomisë së vendit, rritjes së Buxhetit të Shtetit dhe uljen e  borxhit publik në kufijtë nën 57% të PBB , nuk kam pse të mos mendoj që ka hapësirë buxhetore për të bërë diçka më shumë në mandatin tjetër”, u shpreh Gjiknuri. “Shteti është si një familje madhe”, vijoi…

Read More

Banka e Shqipërisë ndërmori menaxhim strategjik të kushteve monetare që siguroi që inflacioni të kthehej në objektiv pa shkaktuar recesion, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik në vend. Kështu deklaroi sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në Workshop-in e 18-të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, që u mbajt sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e Ruth Huber, ambasadore e Zvicrës në Shqipëri, si dhe të 25 kërkuesve shkencor të bankave qendrore të Austrisë, Azerbajxhanit, Bosnjë–Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Italisë, Turqisë; të universiteteve nga Budapesti, Bukureshti, Barcelona, Milano, Londra, Tirana dhe institucioneve ndërkombëtare si Banka Botërore, Joint Vienna Institute dhe Instituti…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i OTP Bank Shqipëri, z. Bledar Shella, është vlerësuar këtë vit nga grupi bankar hungarez me çmimin “András Fáy”. Ky çmim i jepet zakonisht të gjithë atyre personaliteteve, drejtuesve, funksionarëve që kanë dhënë një kontribut të posaçëm në funksionimin e sukseshëm dhe inovativ të grupit bankar. Vlerësimi iu akorduar z. Shella nga Kryetari i Bordit Drejtues dhe CEO i OTP Group, Dr. Sándor Csányi. Pjesë e motivacionit për akordimin e këtij vlerësimi ishte “Nën drejtimin e tij, në mbi pesë vitet e fundit, banka ka marrë vlerësime prestigjioze sikurse “Banka më e mirë në Shqipëri”, vlerësim…

Read More

Kjo e hënë shënoi fillimin e Javës Globale të Sipërmarrjes, një ngjarje ndërkombëtare kushtuar sipërmarrjeve lokale, nga data 18 deri më 24 Nëntor. Në Shqipëri, programi i këtij viti organizohet nga StartUp Albania dhe Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Kilmën e Biznesit, me mbështetjen e lute përmes platformës së saj, “lutech”, Në ceremoninë e hapjes, e zhvilluar në Piramidën ikonike të Tiranës, morën pjesë figura të shquara, duke përfshirë Drejtorin Ekzekutiv të lute, Z. Akan Ajdini, I cili theksol potencialin transformues të Inovacionit digjital në Shqipëri. Platforma lutech u theksua si një nismë kyçe për të sjellë ekspertizën estoneze…

Read More

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të zbresë këtë të martë në “Air Albania”, për të luajtur ndeshjen e fundit të fazës së Ligës, në Ligën e Kombeve. Ndërsa jemi në prag të takimit me Ukrainën, që nis në orën 20:45 të martën, Policia e Shtetit bën me dije masat që do të merren dhe rrugët që do të bllokohen, për të garantuar sigurinë publike. Policia bën me dije se do të ketë kontrolle të hollësishme të tifozëve për sende të ndaluara. “Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë…

Read More

Sëmundja e dementias është një ndër më të përhapurat në të gjithë globin.  Prek trurin dhe dëmton kujtesën, duke ndikuar në kthjelltësinë e tij dhe jetën e përditëshme. Sipas mjekëve një person me dementia përjeton një lloj “plakje të trurit”. Sot në botë numërohen rreth 50 milion njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje. Ndërsa rreth 10 milion raste të reja zbulohen çdo vit. Nisur nga kjo përhapje e madhe Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar një listë me gjëra që mund të bëni për t’a parandaluar. Disa mënyra se si mund të parandaloni dhe të ulni shanset e prekjes nga…

Read More