Author: gazetar_1

Sëmundja e dementias është një ndër më të përhapurat në të gjithë globin.  Prek trurin dhe dëmton kujtesën, duke ndikuar në kthjelltësinë e tij dhe jetën e përditëshme. Sipas mjekëve një person me dementia përjeton një lloj “plakje të trurit”. Sot në botë numërohen rreth 50 milion njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje. Ndërsa rreth 10 milion raste të reja zbulohen çdo vit. Nisur nga kjo përhapje e madhe Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar një listë me gjëra që mund të bëni për t’a parandaluar. Disa mënyra se si mund të parandaloni dhe të ulni shanset e prekjes nga…

Read More

Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbajtën një takim të përbashkët në Prishtinë dhe firmosën 3 marrëveshje të reja bashkëpunimi. Pas takimit, në konferencën për mediat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mes dy vendeve nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe se palët kanë komunikim të vazhdueshëm për tema me interes të përbashkët. Ndërsa kryeministri maqedonas, Mickoski vlerësoi se marrëveshjet e firmosura do të kenë ndikim pozitiv për njerëzit dhe përparimin ekonomik. Palët  nënshkruan marrëveshje në fushën e energjisë, arsimit, dhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë. Kurti ka thënë se zbatimi do të nisë nga janari i vitit…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot në Kuvend se edhe pse flitet për rritje ekonomike, të vetmit që nuk e ndiejnë janë shqiptarët. “A e ndiejnë shqiptarët këtë rritje ekonomike? A përkthehet në ekonomi në sektorët që luajnë rol më të rëndësishëm? Përgjigjja është jo. Shqipëria ka sot një prodhim të brendshëm bruto siç u tha 2.5 trilionë lekë, 25 miliardë euro dhe kontributi i sektorëve të ekonomisë në këtë rritje është vetëm nga 1, ai i ndërtimit. Sektori i bujqësisë është 18% e PBB-së, nga viti 2021 është me rënie. Industria është po ashtu në rënie, 12.4%”,…

Read More

Në muajin tetor 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me tetor 2023 janë: Kosova (24,0 %), Italia (13,6 %), Spanjë (4,7 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë: Greqia (12,3 %), Gjermania (11,4 %). Gjatë këtij dhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Greqia (20,2 %), Italia (14,2 %), Kosova (8,5 %), etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: SHBA…

Read More

INSTAT ka bërë publike të dhënat për sa i përket tregtisë së jashtme dhe rezulton se gjatë muajit tetor eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u ulur me -15,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 0,9 %, në krahasim me Shtator 2024. Importet e mallrave arritën vlerën 77 mld lekë, duke u ulur me -1,5 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 8,3 %, në krahasim me Shtator 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 46 mld lekë, duke u…

Read More

Një operacion policor po zhvillohet në Tiranë e Shkodër kundër një rrjeti të gjerë mashtrimi ekomonik me kriptomonedha. Janë lëshuar 20 masa sigurie të firmosura nga prokuroria e Tiranës, mes tyre 6 pronarë të pikave të këmbimit valuator që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e ligjshme. Ndërsa personat e tjetë janë bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin në rrjete sociale se bënin shkëmbim me kriptomonedha. Operacioni është në vijim dhe deri më tani janë arrestuar 17 persona. Kontrollet janë bërë në Vorë, Laknas, Kamez, Fushë Krujë, Mëzez, Kashar, Fresk,…

Read More

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Kuvend se paralelisht me shpërndarjen e bonusit të fundvitit, qeveria do të shpërndajë edhe një bonus të dytë në pranverë. Ai u shpreh se për këtë qëllim në ditët e para të dhjetorit do të krijohet pranë Bankës së Shqipërisë fondi i bonusit të dytë. Kreu i qeverisë shtoi se ky bonus do të jepet në hyrje të çdo pranvere duke ndarë për të gjithë pensionistët një shumë të përftuar nga rritja e ekonomisë së shtetit në vitin paraardhës. “Pas 3-fishimit dhe 2-fishimit të bonusit të fundvitit, në ditët e para të dhjetorit ne…

Read More

Nëntor, moti i keq, një grup fëmijësh nga një kopsht fëmijësh në qytetin e Këlnit përpiqen “të thërrasin” diellin duke kënduar me zë të lartë. Këndojnë këngën “Sal, solecito, caliéntame un poquito”, “Diell, hajde më ngroh pak”. E veçanta është se pothuajse asnjë nga fëmijët nga dy deri në gjashtë vjeç nuk flet spanjisht. Kur i dëgjoni duke kënduar, mund të mendoni se jeni në një kopsht fëmijësh në Madrid. Jessica Rojas Flores, një boliviane që erdhi në Gjermani nga Spanja dy vjet më parë, beson se koncepti dygjuhësor i kopshtit është një model i suksesshëm. Ajo thotë për DW: “Ne…

Read More

Anëtarësimi i Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA përbën një prioritet kombëtar, pasi shënon një moment historik të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt integrimit evropian. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se, “Shqipëria është vendi i parë në rajon, i cili dërgoi aplikimin formal për t’u pranuar në këtë zonë. Aktualisht, ky aplikim po shqyrtohet nga Këshilli Evropian i Pagesave, si administrator i skemave SEPA, si dhe nga Komisioni Evropian”. Sejko mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë me temë “Kapërcimi i kufijve, ndërtimi i së ardhmes: Integrimi në SEPA rrit përfshirjen financiare duke mundësuar rritje ekonomike…

Read More

Në e-Albania, ashtu siç edhe ishte lajmëruar, u hap sot aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025. Njoftimi është dhënë sot nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, duke theksuar se risi do të jetë aplikimi vetëm nga strukturat akomoduese që ndodhen në vijën e parë të plazhit apo në afërsi. “Sezoni veror 2025 nis që sot. Hapet sistemi online në e-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit për subjektet me struktura akomoduese pranë plazheve, sipas kritereve ligjore të përcaktuara. Pas një pune të gjatë me stafin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me Agjencinë Kombëtare…

Read More