Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Të ardhurat nga qiradhënia në 2025 ishin 221 milionë lekë, AAPSK: Fondet po mbështesin drejtësinë

14:23 - Qershor 26, 2026

Sejko: Pagesat në euro kushtojnë deri 20 herë më lirë, Shqipëria drejt ekonomisë pa cash

14:23 - Qershor 26, 2026

18.1 vite punë për të blerë një shtëpi, Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

14:02 - Qershor 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sejko: Pagesat në euro kushtojnë deri 20 herë më lirë, Shqipëria drejt ekonomisë pa cash

14:23 - Qershor 26, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria po hyn në një fazë të re të modernizimit të sistemit financiar, ku pagesat elektronike synojnë të zëvendësojnë gradualisht përdorimin e parasë fizike. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se vendi ka hedhur bazat ligjore, infrastrukturore dhe teknologjike për ndërtimin e një ekonomie “cashless”, ndërsa hapi i radhës do të jetë ngritja e platformës kombëtare të pagesave të menjëhershme, e cila do të mundësojë transferta në kohë reale, 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit.

Në fjalën e mbajtur në workshopin “Cashless Albania”, Sejko tha se kalimi drejt një ekonomie me më pak para fizike nuk është vetëm një zhvillim teknologjik, por një transformim strukturor i ekonomisë shqiptare, që kërkon bashkëpunimin e institucioneve, sektorit financiar dhe vetë qytetarëve.

Guvernatori kujtoi se Banka e Shqipërisë ka qenë promotore e reformave në fushën e pagesave elektronike, duke nisur me transpozimin e kuadrit evropian PSD2, që hapi tregun për ofruesit fintech dhe solli në Shqipëri konceptin e “open banking”. Sipas tij, vendi renditet tashmë ndër më të avancuarit në rajon për zbatimin e këtij modeli.

Një tjetër reformë e rëndësishme ishte miratimi i ligjit për llogarinë bazike të pagesave, i cili u jep mundësi pensionistëve, studentëve dhe shtresave vulnerabël të hapin llogari bankare pa tarifa ose me tarifa të reduktuara dhe të kryejnë pagesa elektronike me kosto minimale.

Në planin e infrastrukturës, Sejko theksoi se sistemi AIPS Euro ka ndryshuar mënyrën e kryerjes së pagesave në monedhën europiane, duke eliminuar nevojën për bankat korrespondente në shumë raste dhe duke ulur ndjeshëm kostot e transfertave.

Sipas tij, kulmi i reformave është anëtarësimi i Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), ku tashmë janë anëtare të gjitha bankat shqiptare dhe një institucion financiar jobankar.

“Falë SEPA-s, qytetarët dhe bizneset shqiptare kryejnë pagesa ndërkufitare në euro me të njëjtën lehtësi si qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian. Kostot e transfertave janë ulur deri në 20 herë krahasuar me një vit më parë dhe kursimet potenciale për ekonominë shqiptare vlerësohen deri në 70 milionë euro vetëm gjatë vitit të parë”, u shpreh Guvernatori.

Statistikat tregojnë se përdorimi i pagesave elektronike po rritet me ritme të shpejta. Numri i pagesave digjitale për frymë ka arritur në 29 në vit, nga vetëm 5 një dekadë më parë. Pagesat elektronike rriten mesatarisht me rreth 25% çdo vit, ndërsa në qarkullim ndodhen rreth 1.5 milionë karta bankare. Paralelisht, rrjeti i terminaleve POS vijon të zgjerohet në të gjithë vendin.

Megjithatë, Guvernatori pranoi se sfidat mbeten të konsiderueshme. Përdorimi i parasë fizike vazhdon të dominojë te bizneset e vogla, në ekonominë informale dhe në zonat ku infrastruktura bankare është ende e kufizuar.

Për këtë arsye, prioriteti kryesor i Bankës së Shqipërisë në vitet e ardhshme do të jetë ndërtimi i platformës kombëtare të pagesave të menjëhershme, bazuar në modelin TIPS të Eurosistemit. Sistemi do të mundësojë kryerjen e pagesave në kohë reale, pa kufizime orari apo ditësh pune, duke e afruar Shqipërinë me standardet më të avancuara europiane.

Njëkohësisht, Banka e Shqipërisë po përgatit ndryshimet ligjore që do t’u japin institucioneve të pagesave dhe atyre të parasë elektronike akses të drejtpërdrejtë në sistemet kombëtare të pagesave, duke rritur konkurrencën dhe duke krijuar kushte të barabarta për të gjithë operatorët.

Në përfundim, Sejko theksoi se modernizimi i sistemit të pagesave nuk mund të realizohet vetëm përmes investimeve teknologjike. Sipas tij, edukimi financiar mbetet elementi kyç për suksesin e reformave, pasi qytetarët duhet të kenë njohuritë dhe besimin e nevojshëm për të përdorur instrumentet moderne të pagesave.

“Kalimi drejt një ekonomie me pagesa elektronike nuk është misioni i një institucioni të vetëm. Banka e Shqipërisë ofron kuadrin rregullator dhe infrastrukturën, por suksesi i këtij transformimi varet nga angazhimi i sektorit bankar, industrisë financiare dhe vetë qytetarëve”, përfundoi Guvernatori.

Ekofin Media
Ekofin Media
banka cash gent sejko pagesat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Dëmet e paguara në sigurime në janar-maj u rritën mbi tri herë më shumë se primet

08:26 - Qershor 25, 2026

Shtëpia në Shqipëri s’ka qenë kurrë kaq afër

13:36 - Qershor 24, 2026

Pse po bie çmimi i arit ndërsa inflacioni po rritet?

13:09 - Qershor 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

18.1 vite punë për të blerë një shtëpi, Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

gazetar_114:02 - Qershor 26, 20260

Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të renditet ndër më të papërballueshmit në…

Skema Kombëtare në Bujqësi, aplikojnë 40 mijë fermerë, afati shtyhet deri më 6 korrik

13:00 - Qershor 26, 2026

Peshkimi shënon rënie në vitin 2025, por rritet ndjeshëm prodhimi i molusqeve

11:18 - Qershor 26, 2026

Ekskluzive/ Qeveria miraton sot 300 kredi për shtëpi me interes 0% për punonjësit e administratës, ja si ndahen kuotat

11:07 - Qershor 26, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:02 - Qershor 26, 2026

18.1 vite punë për të blerë një shtëpi, Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

13:00 - Qershor 26, 2026

Skema Kombëtare në Bujqësi, aplikojnë 40 mijë fermerë, afati shtyhet deri më 6 korrik

11:18 - Qershor 26, 2026

Peshkimi shënon rënie në vitin 2025, por rritet ndjeshëm prodhimi i molusqeve

Të ardhurat nga qiradhënia në 2025 ishin 221 milionë lekë, AAPSK: Fondet po mbështesin drejtësinë

14:23 - Qershor 26, 2026

Sejko: Pagesat në euro kushtojnë deri 20 herë më lirë, Shqipëria drejt ekonomisë pa cash

14:23 - Qershor 26, 2026

18.1 vite punë për të blerë një shtëpi, Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

14:02 - Qershor 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter