Author: gazetar_1
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se brenda tre muajve të parë të vitit 2025 do të jetë përmbyllur procesi i përcaktimit të çmimeve të referencës për 60 bashkitë e vendit, përjashtuar Tiranën, dhe më tej Financat do të propozojnë realizimin e rivlerësimit të pronave me çmimet e reja dhe me normë të reduktuar. Në konferencën e përbashkët për shtyp me shefen e Misionit të FMN-së, Anke Weber dhe Guvernatorin Gent Sejko, Malaj tha se deri tani ka përfunduar procesi për përcaktimin e çmimeve të reja të referencës për 14 bashki dhe po vijohet për të tjerat. “Në vijim…
Brenda muajit dhjetor pritet që qeveria të kthejë shumat e tatimit të parapaguar nga bizneset e profesioneve të lira, numri i të cilëve është i shumtë. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Financave Petrit Malaj në konferencën e përbashkët për shtyp me misionin e FMN-së dhe Bankën e Shqipërisë Ministri Malaj deklaroi se brenda muajit dhjetor profesionistëve të lirë do t’u kthehen mbrapsht të gjitha detyrimet e paguar. Vendimi për kthimin e tatimit të parapaguar pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. “Për çështjen e profesioneve të lira, Ministria e Financave ndoqi rrugën ligjore, duke iu drejtuar…
Policia ka shtuar kontrollet, sidomos në pikat kufitare për kapjen e sasive të parave cash, mbi normat ligjore të lejuara. Kështu, rreth 2 milionë Euro janë sekuestruar në kufirin mes Shqipërise dhe Malit të Zi në vetëm 6 ditë. Shifra më e madhe e kapur është ditën e djeshme në afërsi të doganës së Hanit të Hotit, 950.000 euro cash. Prokuroria speciale në Mal të Zi ka njoftuar se pas kontrollit të një kamion mallrash të drejtuar nga shtetasi shqiptar M.T, janë gjetur fillimisht 135.000 euro dhe më pas në brendësi të kamionit edhe 815.000 euro të tjera. Më 15…
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë, Anke Weber deklaroi sot në konferencën përmbyllëse në kuadër të Artikullin IV, së bashku me Ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës, se Shqipërisë i nevojitet të ruajë rezultatet e arritura sa i përket qëndrueshmërisë fiskale dhe për ta bërë këtë nevojitet të vendosë në regjim tatimor profesionet e lira dhe të heqë taksën zero për bizneset e vogla. “Besojmë se duke ecur përpara, një suficit i lehtë primar do të vendosë borxhin publik dhe nevojat për financim bruto në një drejtim në rënie. Ndërkohë, sigurimi i burimeve për të mbështetur rritjen…
Instituti i Statistikave ka bërë publike të dhënat sa i përket treguesit të shëndetit publik nga ku rezulton se në vitin 2023, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor ishte 9.241.229, me një rritje prej 9,6 %, krahasuar me numrin e vizitave në vitin paraardhës. Gjatë vitit 2023, ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital ishin 4,8 ditë. Në institucionet publike të shërbimit spitalor janë kryer 65.043 ndërhyrje kirurgjikale, 1,8 % më shumë, krahasuar me një vit më parë. Kujdesi shëndetësor parësor Në vitin 2023, nga 9.241.229 vizita gjithsej në shërbimin parësor, 41,5 % u kryen në qendrat…
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës për periudhën 2025-2027. Strategjia Afatmesme e Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë përcakton objektivat institucionalë të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2025-2027, duke shërbyer gjithashtu si udhëzues për përgatitjen e buxhetit orientues afatmesëm. Strategjia synon t’u japë një përgjigje proaktive sfidave të mjedisit ku operon Banka e Shqipërisë; të rrisë bashkëpunimin brenda institucionit; të nxisë përdorimin efektiv dhe eficient të burimeve; si dhe të promovojë transparencën dhe llogaridhënien publike. Ajo përfshin funksionet kryesore të BSH-së: politikat (politika monetare, rezerva valutore, mbikëqyrja bankare, politika makroprudenciale), infrastrukturën financiare (emisioni…
OTP Bank Albania mori pjesë në takimin e organizuar nga Ambasada Hungareze dhe Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), në kuadër të Ditës për Mbështetjen e Investitorëve Hungarezë. Ardhja në Shqipëri e grupit më të madh bankar hungarez, me ekspansion në Evropën Qëndrore dhe Lindore, ka shënuar një moment kthese sa i përket investimeve hungareze në vendin tonë. Ekofin.al konsultoi të dhënat e Bankës së Shqipërisë në lidhje me trendin e investimeve hungareze. Deri në vitin 2017, investimet hungareze në Shqipëri ishin thuajse të papërfillshme. Gjërat nisën të lëviznin me hyrjen në tregun e aviacionit të kompanisë low cost,…
Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, Confindustria Albania, Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri, Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, prezantuan gjetjet e anketës “Për Mjedisin e Biznesit në Shqipëri 2024”, e cila u realizua gjatë muajve gusht-tetor të këtij viti, përmes përfshirjes së komunitetit të investitorëve të huaj në vend. Të anketuarit kryesorë të këtij sondazhi ishin bizneset e huaja të rëndësishme në Shqipëri, në sektorët e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, industrive të rënda dhe minierave, energjisë dhe mjedisit, shërbimeve financiare, tregtisë, logjistikës, turizmit, shërbimeve konsulente etj. Në takimin e mbajtur për prezantimin e rezultateve ishin të…
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, deklaroi në fund të muajit të kaluar se “aktualisht, administrata po bën identifikimin e bizneseve që nuk deklarojnë ose nëndeklarojnë pagat dhe do të vijojë deri në 20 nëntor me njotimet përkatëse për t’u vetëkorigjuar. Nga data 21 nëntor deri 30 nëntor do të evidentohen të gjitha bizneset që nuk kanë korrigjuar situatën pas njoftimit tonë dhe do të nisë inspektimi në terren tek të gjitha subjektet.” Në këtë mënyrë, e sotmja është dita e fundit për të gjitha bizneset për t’u vetëkorigjuar, më tej, të gjitha subjektet me risk për informalitet në tregun…
Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani dha sot detaje mbi diskutmet që po kryhen për reformimin e skemës së pensioneve. Manjani tha se një ndër propozimet e Bankës Botërore ka të bëjë edhe me propozimin për rritjen e moshës së pensionit, por se ky propozim, sipas saj, është kundërshtuar, pasi ky element është ezauruar në reformën e vitit 2014. Sipas Manjanit, mund të diskutohet përshpejtimi i zbatimit të skemës së rritjes së moshës, por jo përtej 67 vjeç. “Refomimi i skemës së sigurimeve shoqërore është shumë i rëndësishëm për të marrë parasysh faktorët që dikojnë skemën. Një ndër…
