Author: gazetar_1
Ndryshimet klimatike dyfishojnë takimin me alergjitë sezonale: jo vetëm në pranverë, por gjithnjë e më shpesh edhe në vjeshtë për shkak të rilulëzimit të bimëve të ndryshme për shkak të klimës anormale të nxehtë. Një fenomen që prek gjithnjë e më shumë dhe që tek fëmijët çon në një bashkëshoqërim shqetësues mes fillimit të alergjive në vjeshtë dhe rikthimit në shkollë që lehtëson qarkullimin e viruseve. “Ngrohja globale dhe ndotja e ajrit po zgjasin dhe ndryshojnë sezonin e polenit, duke rritur kohëzgjatjen dhe intensitetin e tij, me një rritje të rasteve të alergjive respiratore. Prandaj sistemi shëndetësor duhet të jetë…
Automjetet elektrike po pëlqehen çdo e ditë e më shumë nga qytetarët në mbarë botën. E njëjta gjë po ndodh edhe në vendin tonë ku referuar shifrave përgjatë muajve Janar-Tetor të bëra publike nga Dejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) rezulton se janë regjistruar 2517 mjete ose 82.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Deri më tani flota e mjeteve totalisht elektrike ka shkuar në 5777. Sipas të dhënave 16.6% e mjeteve me 0 kilometra të regjistruara për herë të parë janë all-electric. Edhe mjetet hybrid plug-in janë të pëlqyeshme për qytetarët, ku krahasuar me…
Domatet bashke me karrotat mund të ulin tensionin e gjakut tek pacientët që vuajnë nga hipertensioni i gradës së parë. Studime të ndryshme kanë treguar se përveç pigmenteve të fuqishme, domatja dhe karrota ndajnë fitokimikate që luftojnë tensionin e lartë të gjakut dhe sëmundje të tjera të zemrës. Trajtimet e ndryshme afat-shkurtëra me ekstrakte të domates kanë treguar se mund të ulin tensionin e gjakut tek pacientët që vuajnë nga hipertensioni i gradës së parë. Bëhet fjalë për ata pacientë që nuk i janë nënshtruar një terapie të mirëfilltë me medikamente. Domatet mund të konsumohen ose përgatiten në mënyra të…
Një studim i Universitetit të Manchesterit ka konfirmuar se njerëzit që vuajnë nga probleme shëndetësore afatgjatë, siç është artriti, ndiejnë më shumë dhimbje gjatë ditëve me shi dhe lagështi. Një gjë e tillë është pretenduar prej shumë kohësh nga njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje. Në Shqipëri, rëndom gjen njerëz të prekur nga reumatizma apo artriti që kur i kaplon dhimbja, e dinë shumë mirë kur do të ndryshojë moti. Dhimbja për ta, është një sinjal paralajmërues dhe kur temperaturat ndryshojnë ajo bëhet më e madhe. Çfarë është artriti? Artriti është një term që grupon më shumë se 100 sëmundje…
Shqipëria do të përfshihet të enjten nga një mot i paqëndrueshëm. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë. Në orët e mesditës dhe pasdites të ditës së enjte reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore te vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës reshjet priten të jenë në formën…
Kreu i Shoqatës Shqiptare të Bankave, njëherësh CEO i OTP Bank Albania, Bledar Shella, vuri në dukje momentin shumë të mirë të zhvillimit të sektorit bankar dhe kontributin e tij në mbështetjen e rritjes ekonomike të vendit dhe procesin e integrimit. Z. Shella i shprehu këto qëndrime në konferencën ““Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”, që u zhvillua sot në Tiranë, nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave. Shella tha se sektori bankar paraqitet shumë më i konsoliduar, ndërkohë që edhe treguesit e fundit e dëshmojnë këtë. Ai vuri në dukje se raporti…
Në vitin 2023, numri i udhëtimeve të kryera nga individët banues në Shqipëri ka arritur në 4.399.859, duke shënuar një rritje prej 17,4% krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT). Ky rritje e konsiderueshme tregon një tendencë pozitive në aktivitetin turistik dhe udhëtimet personale të shqiptarëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Udhëtime për qëllime personale dhe biznesi Një pjesë e madhe e udhëtimeve janë realizuar për qëllime personale, me një total prej 97,5% të të gjithë udhëtimeve. Përqindja e udhëtimeve për qëllime biznesi ka mbetur e ulët, me vetëm 2,5%.…
“Roli i bankës qendrore dhe sistemit bankar në rrugën drejt BE-së”, ishte tema e konferencës që u zhvillua sot në Tiranë, nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko; Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi, ministri i Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ministrit të Financave, Petrit Malaj si dhe të ftuar të tjerë nga institucionet e linjës. Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko tha se, Banka…
“Unë gjithmonë u them njerëzve të mendojnë për trurin si organizuesin e pothuajse çdo gjëje: mendimeve tona, kujtesës, fokusit, lëvizjeve, frymëmarrjes, rrahjeve të zemrës dhe se ushqime të caktuara mund ta ndihmojnë atë të jetë më i fortë, më i mprehtë dhe më i zgjuar. Truri dhe dieta jonë gjithashtu luajnë një rol kyç në jetëgjatësi. Ato që hamë mund të ndikojë drejtpërdrejt në inflamacion dhe stres oksidativ në trupin tone, të dyja këto mund të ndikojnë në rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative, përfshirë Alzheimer dhe Parkinson.” Dr. Uma Naidoo nga Harvard tregon 5 ushqimet që ajo vetë konsumon. bështë plot…
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka bërë publike shifrat e vizitorëve të huaj, ku përgjatë periudhës janar-tetor 2024 Shqipëria është vizituar nga 10,4 milionë vizitorë të huaj. “Vizitorët e huaj thyen rekordin e gjithë vitit 2023 duke shënuar shifrën e 10,4 milionë turistëve ose 16,2% më shumë se periudha janar-tetor e vitit të shkuar, edhe pse qëllimi ynë i vetëm nuk janë numrat, por ky model i mirë që po krijojmë e që sërish na jep medaljen si destinacioni më i dëshiruar turistik” është shprehur ministrja Kumbaro përmes një reagimi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe…
