Author: gazetar_1
Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed në Baku të Azerbajxhanit, ku ndodhet për të marrë pjesë në sesionin e 29-të të Konferencës së Palëve (COP9) të Konventës të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Kryeministri shqiptar dhe Presidenti i Emiratave të Bashkuara janë takuar bashkarisht ku kanë biseduar rreth projekteve të rëndësishme që pritet të zbatohen, për të shkuar drejt forcimit dhe modernizimit të sektorit publik në Shqipëri. “Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me…
Treguesit kryesorë të shëndetit financiar të sektorit bankar kanë shënuar një përmirësim të mëtejshëm, referuar statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Për herë të parë një nga treguesit kyç siç është ai i kapitalit rregullator ndaj aktiveve të ponderuara me rrezik është rritur në 20.23%, duke lëvizur me 1% nga tre-mujori i mëparshëm, ndërkohë që vitet e fundit ky treguesit luhatej te shifra 19%. Ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e këtij treguesi ka patur rritja e mëtejshme e vlerës së kapitalit rregullator të sektorit bankar, që në fund të shtatorit arriti në 202.8 miliardë lekë, duke reflektuar…
Kredo.al është krenare që i bashkohet Fushatës së Mikrofinancës për Sipërmarrësit e Rinj 2024. Kjo fushatë, e organizuar nga Qendra e Mikrofinancës (MFC) dhe partnerët e saj, vë në pah rolin thelbësor të sektorit të mikrofinancës në fuqizimin e sipërmarrësve të rinj.Nëpërmjet kësaj nisme, MFC do të zgjerojë ndikimin e saj për të përfshirë aktorët e mikrofinancës dhe për të nënvizuar rolin kritik të sektorit në mbështetjen e sipërmarrësve të rinj. Sipas raportit “Sipërmarrësit e Munguar 2023,” rreth 40% e të rinjve në BE, të moshës 15 deri në 30 vjeç, synojnë të jenë të vetëpunësuar. Megjithatë, barriera si mungesa…
Bashkia e Korçës për të dytin vit rresht ka rritur pagat. Paga më e lartë është e kryebashkiakut Filo e cila u rrit vitin e kaluar me 13% dhe këtë vit me 53 përqind duke shkuar në 260 mijë lekë në muaj, bruto. Në total përgjatë dy viteve kryebashkiaku i Korçës e rriti pagën e tij me 73%. Por rritje të madhe kanë përfituar edhe nënkryetarët të cilët do të marrin çdo muaj 205 mijë lekë, ose 41% më shumë. Paga e një drejtori të përgjithshëm në këtë bashki është rritur maksimalisht me 86%, për drejtorët e drejtorive u rrit…
Shqipëria pritet të dalë sërish në tregjet ndërkombëtare të kapitalit në tremujorin e parë të vitit 2025, me një eurobond të ri prej 600 milionë eurosh. Ky instrument financiar ka si qëllim mbulimin e detyrimit të eurobondit të vitit 2018, i cili matura në tetor të vitit 2025. Ky është një hap i rëndësishëm për menaxhimin e borxhit publik dhe përmirësimin e kushteve të financimit të qeverisë shqiptare. Në një deklaratë të bërë gjatë një seance dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se qeveria parashikon të përfitojë norma interesi më të ulëta për këtë…
Mijëra profesionistë në Shqipëri vijojnë ende të punojnë, ndonëse mbushin moshën dhe kanë vitet e punës për të përfituar pension pleqërie, zgjedhin ende të punojnë, duke derdhur kontribute. Këta persona, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka vendosur t’i shpërblejë në fund të periudhës që ata munden të punojnë. Këtë e realizon përmes një skeme, e cila iu rrit masën e pensionit në momentin që ata vendosin të shkëpusin marrëdhënien e punës dhe të dalin në pension. Neni 33 i ligjit për sigurimet shoqërore iu njeh çdo vit pune duke ua baraspeshuar me 6% në vit mbi vlerën mujore që iu takon…
Vega Group, një nga kompanitë më të mëdha të projektimit dhe zbatimit në Shqipëri, e specializuar në prodhimin e energjisë elektrike për banesa, subjekte tregtare dhe industriale nëpërmjet instalimeve në çati dhe parqeve fotovoltaike, është partneri kryesor mbështetës i edicionit të tretë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, që zhvillohet në 20-21 Nëntor 2024 në Tiranë. Vega Group ka në përbërjen e saj pesë kompani, mes të cilave edhe Vega Solar, Vega Energy, Vega Electric dhe Vega Charging, të mbështetur nga një ekip me ekspertizë teknike, me mbi 160 punonjës dhe me mbi 200 projekte të…
Në ditët e sotme, siguria financiare në pleqëri është një shqetësim i përbashkët për shumë qytetarë shqiptarë. Ndërsa sistemi i pensioneve shtetërore mbetet një burim kryesor të ardhurash pas daljes në pension, ai shpesh nuk mjafton për të përmbushur nevojat dhe dëshirat në moshën e tretë. Për këtë arsye, pensionet private, të njohura si Kolona 3, po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje si një mënyrë efikase për të përmirësuar standardin e jetesës në vitet e pleqërisë. Çfarë është Kolona 3? Kolona 3 përfaqëson pensionet private vullnetare, një mundësi që qytetarët kanë për të ndërtuar të ardhura shtesë për periudhën…
Veprimet nëpërmjet kanaleve elektronike e rritën më tej peshën e tyre kundrejt totalit të pagesave bankare në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga rreth 3.9 milionë transferta kreditimi të kryera nga klientët e sektorit bankar në tremujorin e tretë, 63% e tyre ose pothuajse 2.5 milionë veprime në total u kryen në formë jo-letër. Pesha e veprimeve nga kanalet elektronike shënoi rritje të mëtejshme krahasuar me tremujorin e mëparshëm, kur pagesat elektronike përbënin rreth 61% të numrit total të transfertave bankare të kreditimit dhe krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të…
Tirana Bank mbylli këtë vit konvertimin e kapitalit aksioner në lekë, duke shtuar numrin e bankave që zgjedhin ta mbajnë kapitalin e tyre në monedhën vendase. Sipas raportit të ekspertit kontabël, banka e grupit Balfin ka vendosur që mbajtja e kapitalit në monedhën lekë është më e përshtatshme dhe mbështet më mirë situatën financiare të bankës, në këndvështrimin e likuiditetit, bazuar në ecurinë e treguesve të bankës për periudhën kur është bërë konvertimi si dhe parashikimet në vijim, por edhe nga aspekti i përfitueshmërisë, bazuar në efektet historike të rivlerësimit të pozicionit të krijuar nga mbajtja e kapitalit dhe zërave…
