Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Korça i bashkohet Fierit e Durrësit, rroga e Kryetarit të Bashkisë rritet me 73%, specialistët vetëm 8%

16:45 - Nëntor 11, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bashkia e Korçës për të dytin vit rresht ka rritur pagat. Paga më e lartë është e kryebashkiakut Filo e cila u rrit vitin e kaluar me 13% dhe këtë vit me 53 përqind duke shkuar në 260 mijë lekë në muaj, bruto. Në total përgjatë dy viteve kryebashkiaku i Korçës e rriti pagën e tij me 73%. Por rritje të madhe kanë përfituar edhe nënkryetarët të cilët do të marrin çdo muaj 205 mijë lekë, ose 41% më shumë.

Paga e një drejtori të përgjithshëm në këtë bashki është rritur maksimalisht me 86%, për drejtorët e drejtorive u rrit me 75% më shumë se një vit më parë, përgjegjësit e sektorëve do të marrin 43% pagë më të lartë, ndërkohë që administratorët e rajoneve dhe administratorët e njësive do të paguhen po ashtu më shumë,  me 41% , dhe 22% rritje page.

Tabela e pagave ka kaluar për votim në këshillin bashkiak të Korçës në një mbledhje jashtë radhe. Ndërsa përfaqësuesit e bashkisë shpjegojnë se përse u bë rritja. Jo të gjithë janë dakord me tabelën e pagave që përgatiti stafi I kryebashkiakut..

“Projektvendimi ka pasur për qëllim rritjen e pagave të drejtuesve të cilat ishin në masën rreth 53% ndërkohë që për masën tjetër të punonjësve të administratës ka pasur rritje rreth 4000 lekë që përkthehet në rreth 8%. Pra rritja nuk ishte proporcionale, nuk ishte e studiuar dhe nuk kishte qëllim rritjen e pagave për shkak të mirëqenies apo trajtimit të punonjësve por është një rritje selektive vetëm për interesat e tyre dhe për interesa të mëdha të cilat do të përdoren për shkak të fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme që do të vijnë pas 6 muajsh.

Pagat që janë rritur është paga e kryetarit të bashkisë, nënkryetarëve të bashkisë dhe disa drejtorë drejtorish ndërkohë që masa e administratës ka një rritje prej 4 mijë lekësh ose 8 %. Ne kemi abstenuar për t’ju dhënë mesazhin e qartë që ne nuk jemi pro rritjes në këtë formë sepse si të votosh kundër si të abstenosh mesazhi është i njëjti”, tha Elvin Bregu, këshilltar i grupimit Demokratët Euroatlantikë.

Asnjë votë kundër, 2 abstenime dhe 27 vota pro u dhanë në mbledhjen ku ishin të pranishëm 29 këshilltarë bashkiakë nga 41 që janë në total, të cilët po ashtu përfitojnë nga rritja e pagave pasi për punën e tyre në këshill paguhen sa 10% i rrogës së kryetarit të bashkisë. /top channel

Ekofin Media
Ekofin Media
durrës Fieri korçë kryetari i bashkisë paga
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

gazetar_206:02 - Korrik 28, 20260

Basenet lumore Ishëm-Erzen dhe Seman u klasifikuan në vitin 2025 në Klasën V, “gjendje e…

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:02 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:01 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:00 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter