Author: gazetar_1

Florida Doçi është një tjetër histori suksesi shqiptare, që ka arritur në një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë – Microsoft. Ajo ka përfunduar studimet e larta në universitetin e Windsor-it, ku u diplomua në dy fusha: Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike e Bioteknologji. Aktualisht, ajo është një nga hulumtueset kryesore të inteligjencës artificiale (AI) në Microsoft, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe implementimin e teknologjive të AI për produktet e kësaj kompanie globale. Në një postim në Lindedin ajo është shprehur: “Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa e emocionuar jam që…

Read More

Industria e sigurimeve guxon të kapërcejë barrierat e ngritura nga politika dhe gjeopolitika në Veriun e Mitrovicës. Nga sot hapi dyert dega më e re e kompanisë së sigurimeve Eurosig, e cila do t’u vijë në ndihmë afro 100 mijë banorëve të Mitrovicës, bizneseve dhe institucioneve publike. Asnjë kompani e sigurimeve të Kosovës nuk ka ushtruar deri më tani aktivitet në pjesën veriore të Mitrovicës. Eurosig është kompania e parë që nis aktivitetin në qytetin e njohur të minatorëve dhe rrokut. Kompania Eurosig prej shumë vitesh ushtron aktivitetin në Kosovë dhe ka shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës me…

Read More

Qëndra e Studimeve dhe Kërkimeve (SRM) e grupit Intesa Sanpaolo Bank, si edhe Intesa Sanpaolo Bank Albania kanë realizuar një studim në lidhje me “Ekonominë Detare në Shqipëri: një sektor strategjik për vendin në perspektivën e Mesdheut”. Studimi u realizua nga ekipi kërkimor i drejtuar nga Massimo Deadreis, Drejtor i Përgjithshëm i SRM dhe Alessandro D’Oria, CEO i Intesa Sanpaolo Albania, me përbërjen e Alessandro Panaro dhe Dario Ruggiero nga SRM dhe bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare dhe disa organizatave dhe grupeve kërkimore. Botimi studimor analizoi rolin e rëndësishëm të sektorit të ekonomisë detare duke sjellë një këndvështrim gjeostrategjik mbi mundësitë…

Read More

Në datën 1 tetor Administrata Tatimore u ka dërguar një njoftim të përgjithshëm (pop up) 130 mijë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar deri në fund të shtatorit 2024. Mesazhi kishte në fokus ndërgjegjësimin dhe nxitjen e tatimpaguesve për deklarim të saktë në listëpagesat e tyre deri më 20 tetor, datë që përkonte me dorëzimin e deklaratës së listëpagesës për muajin shtator. Pas këtij njoftimi për nismën e qeverisë shqiptare kundër informalitetit të pagave, me pasoja në pensionet e qytetarëve, Administrata Tatimore analizoi mbi bazën e riskut të gjitha listëpagesat e deklaruara për të identifikuar tatimpaguesit, që kanë reflektuar…

Read More

Komisioni për Buxhet, punë dhe transfere ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2025 dhe e ka dërguar për votim final në Kuvendin e Kosovës. Gjatë diskutimeve, opozita ka kundërshtuar buxhetin, duke pretenduar gjithashtu se nuk është bërë transparenca e nevojshme nga qeveria për përdorimin e fondeve publike. Projektbuxheti i vitit 2025 është 3.6 miliardë euro dhe sipas përfaqësuesve të qeverisë, ai është i fokusuar në disa drejtim dhe ka disa prioritete, mes tyre edhe mbështetjen e rritjes së pagave për punonjësit publikë. Kryeministri Kurti ka deklaruar se “vit pas viti, kemi pasur rritje dyshifrore të të hyrave buxhetore, pa ndryshuar…

Read More

Autoriteti i Konkurrencës përmes një njoftimi ka bërë me dije se është hapur procedura e hetimit të thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në 5 qarqe të vendit. Komisioni gjatë mbledhjes vlerësoi të dhënat dhe arriti në përfundimin se ky treg mund të ketë sjellje antikonkurruese, si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes më shumicë të fruta-perimeve. Në korrik të këtij viti, Konkurrenca kishte hapur një hetim paraprak për sjelljen e tregut të grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve. Ky treg…

Read More

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur sot që të ulë me 0.25% normën bazë të interesit për lekun, duke e çuar këtë tregues në nivelin 2.75%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën për shtyp theksoi se, “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të ulë normën bazë të interesit, nga niveli 3% në nivelin 2.75%; normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 2% në nivelin 1.75% dhe normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 4% në nivelin 3.75%”. Sejko theksoi se, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kjo lëvizje do të krijojë kushte monetare…

Read More

Financial Times dhe Statista kanë prezantuar edicionin e parë të renditjes së Kompanive me Rritjen më të qëndrueshme në Evropë. Renditja tregon bizneset që kanë ruajtur rritjen e tyre në mënyrë konstante, pavarësisht shqetësimeve për dinamizmin ekonomik të kontinentit. Në renditje janë përfshirë 300 kompani evropiane me normën më të lartë të rritjes vjetore gjatë 10 viteve, nga 2013 deri në vitin 2023, një periudhë që përfshin pasojat e krizës financiare dhe pushtimin e Ukrainës. Mes 50 kompanive më të mira të cilat kanë ruajtur ritmin e rritjes rezulton edhe Iute Group. Më herët agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch Ratings…

Read More

Presioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, është një nga shkaqet kryesore që rrisin rrezikun e goditjes në tru dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse dëshironi të zvogëloni rreziqet për goditje në tru dhe të mbani presionin e gjakut në një nivel të shëndetshëm, mund të bëni ndryshime të vogla dhe të thjeshta në dietën tuaj. Dieta mesdhetare Dieta mesdhetare është e njohur për shumë arsye. E pasur me ushqime të shëmdetsheme dhe mbushin pjatën tuaj me shije, mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru. Vendosni drithëra, fruta, perime dhe shumë peshk në pjatën tuaj për të përmirësuar shëndetin tuaj kardiovaskular…

Read More

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes urdhrave të posaçëm ka marrë masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve, të shfaqur në shtetin e Kroacisë, Danimarkës, Italisë, Bullgarisë, Hungarisë, Gjermanisë, Polonisë, Francës, Çekisë, Sllovakisë, Rumanisë, Moldavisë, Spanjë, Portugalisë, Francës, Norvegjisë, Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Masat përfshijnë ndalimin e importit, e tranzitimit nëpërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë, të: shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24-orësh; shpendëve dekorativë; materialit biologjik të shpendëve; vezëve të shpendëve; mishit të shpendëve të patrajtuar termikisht; nënprodukteve të shpendëve të patrajtuar termikisht. Sipas të dhënave nga INSTAT, në vitin 2023…

Read More