Author: gazetar_1
Serbia po realizon projektin e parë pilot për hidrogjenin, HyDSerbia, në bashkëpunim me një kompani energjetike nga Lajpzigu në Gjermani. Projekti është mbështetur me financim nga qeveria gjermane, me një shumë fillestare prej 3.5 milionë euro. Afati kohor për realizimin e tij është vendosur 30 qershori i vitit 2026. Banka Gjermane për Zhvillim KfW shprehu interes për të investuar në projekte inovative të energjisë së rinovueshme në Serbi, duke përfshirë hidrogjenin e gjelbër, në një projekt të mundshëm pilot në bashkëpunim me firmat private vendase. Sipas Bankës, qëllimi është të stimulojë një zinxhir lokal të vlerës së hidrogjenit dhe të…
Vendimi i bashkisë së Durrësit, i miratuar nga Këshilli Bashkiak, një javë më parë, për të rritur pagat e Kryetares dhe administratës është shoqëruar me polemika dhe pakënaqësi. Ndërsa kryetarja dhe kabineti i saj do të përfitojnë rritje të ndjeshme pagash, krahasuar me punonjësit e nivelit bazë, këshilltarët e opozitës braktisën mbledhjen, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të papërshtatshëm, veçanërisht kur në port qëndron anija me mbetje toksike. Dritan Burgija, kryetar i grupit të këshilltarëve demokratë thotë se nuk është kundër rritjes se pagave, por duhet një shpërndarje më e drejtë. Me këtë vendim Kryetarja e Bashkisë…
Ura e Madhe e Kukësit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve, në një ceremoni me praninë e Kryeministrit Edi Rama. Ai e cilësoi urën një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh. “Ky investim i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha gjyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth”, u shpreh Rama. “Është shumë e rëndësishme që ura hapet për të gjithë, edhe për ata që çfarë nuk thanë për urën, deri te lajmi nga penxherja që ju këputën këmbët urës. Ndërkohë që kjo…
Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat kanë nisur diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2025. Gjatë prezantimit të tij, Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se ekonomia po kalon një moment të mirë dhe projeksionet janë për një rritje ekonomike prej 3.9% gjatë këtij viti, e ndikuar nga konsumi dhe shërbimet, të nxitura kryesisht nga turizmi. Buxheti i vitit 2025 mbështet dy objektiva. Së pari vijon rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe së dyti konsolidimi fiskal, me ulje të borxhin publik. “Aktualisht ekonomia është në një moment të mirë, rritja në gjashtëmujorin e parë rritja ishte 3.9%, e ndikuar kryesisht nga shërbimet…
Përdorimi i investimeve në letrat me vlerë të Qeverisë, bono thesari, ose obligacione, si kolateral nga individët, është një praktikë që po gjen gjithnjë e më shumë përdorim. Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për tregun e titujve, për periudhën janar-shtator 2024, rezulton se vlera e letrave me vlerë të përdorur si kolateral në fund të shtatorit të këtij viti arriti në 1.43 miliardë lekë, në rritje me 37%, ose me 386 milionë lekë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja më e madhe në këtë kategori është ajo e individëve, me…
Java ka nisur pa ndryshime për monedhat e huaja. Sot dollari blihet me 90.2 lekë dhe shitet 91.2 lekë. Euro nga ana tjetër blihet me 98 lekë, ndërsa në shitje me 98.6 lekë. Paundi blihet me 116.4 lekë dhe shitet me 117.6 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.6 lekë, në shitje me 104.6 lekë. Dollari kanadez në blerje këmbehet me 64.6 lekë dhe në shitje me 66 lekë.
Pothuajse një e treta e kompanive të industrisë gjermane po planifikojnë të zhvendosin vendet e punës jashtë vendit. Mungesë e madhe e punëtorëve të kualifikuar dhe shumë burokraci: Sipas një studimi të qendrës së konsulencës, EY, pothuajse çdo e treta kompani industriale po planifikon të zhvendosë vendet e punës jashtë vendit për shkak të kushteve të pafavorshme të vendndodhjes në Gjermani. Siç zbuloi një sondazh i menaxherëve të lartë nga 115 kompani industriale gjermane të porositur nga firma konsulente EY, 45 përqind e kompanive duan të hapin lokacione të reja jashtë vendit – vetëm 13 përqind po planifikojnë degë të…
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD raportoi një rritje dyshifrore të të ardhurave në tremujorin e tretë, duke kaluar për herë të parë rivalin amerikan Tesla. Në periudhën korrik-shtator, të ardhurat e tyre u rritën me 24 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar – në 201.1 miliardë juanë (28.24 miliardë dollarë), tregoi një raport për bursën, i cituar nga Reuters. Në të njëjtën kohë, të ardhurat e Teslës ishin 25.2 miliardë dollarë. Fitimi neto i BYD u rrit nga viti në vit me 11.2 për qind në 11.6 miliardë juanë (1.63 miliardë dollarë). Në…
Pavarësisht humbjeve të popullsisë për shumë bashki në vend, fakt që doli në pah nga Censi 2023, me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar, qeveria ka vendosur të mos i penalizojë në fondet që marrin. Në formulën e vitit 2025 është vendosur një rregull fiskal që asnjë njësi e vetëqeverisjes vendore nuk do të marrë më pak se 105% të fondeve që i janë akorduar në vitin 2024. Si rrjedhojë, bashkitë të cilat rezultojnë me numër popullsie më të lartë sipas Censusit 2023 krahasuar me Censusin e vitit 2011 do marrin më shumë fonde. Sipas formulës së ndjekur deri më tani,…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pagat në sektorin e turizmit në Shqipëri janë në të njëjtin nivel me Greqinë. Ndaj, nga Selaniku, Rama u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që punojnë në Greqi në sektorin e turizmit të vijnë në Shqipëri, ku jo vetëm do të marrin një pagë të ngjashme, por edhe ku paguajnë shumë më pak taksa e detyrime sesa në Greqi, dhe janë në tokën e tyre. “Çdo shqiptari të Greqisë e Europës që ka një shtëpi të vetën e truall në fshat, kudoqoftë, i them pa as më të voglin dyshim, t’i investojë kursimet e veta…
