Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rritet përdorimi i titujve të Qeverisë si kolateral për kredi nga individët

12:16 - Nëntor 4, 2024 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Përdorimi i investimeve në letrat me vlerë të Qeverisë, bono thesari, ose obligacione, si kolateral nga individët, është një praktikë që po gjen gjithnjë e më shumë përdorim.

Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për tregun e titujve, për periudhën janar-shtator 2024, rezulton se vlera e letrave me vlerë të përdorur si kolateral në fund të shtatorit të këtij viti arriti në 1.43 miliardë lekë, në rritje me 37%, ose me 386 milionë lekë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e madhe në këtë kategori është ajo e individëve, me 232% në vlerë nominale, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në anën tjetër, kjo praktikë nuk po ndiqet më masivisht nga personat juridikë, pra subjektet, që shënuan rënie me afro 73% krahasur me 9-mujorin e vitit të kaluar.

Sa i përket numrit të traksaksioneve kur titujt e Qeverisë janë vendosur si kolateral, ato janë rritur në 363, ku edhe këto dominojnë veprimet e kryera nga individët, në masën 354 veprime, kundrejt vetëm 9 veprimeve të kryera nga personat juridikë.

Raiffeisen Bank rezulton të jetë një nga bankat më aktive në tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë. Edhe në këtë rast, kjo bankë ka pranuar vendosjen si kolateral për kredi të Bonove të Thesarit me vlerë prej afro 690 milionë lekë nga 709 milionë lekë që janë pranuar nga gjithë sektori bankar.

Sa i përket obligacioneve të vendosura si kolateral, në vend të parë është Credins Bank, me 319 milionë lekë vlerë obligacionesh, ndjekur nga OTP Bank, me afro 213 milionë lekë dhe BKT, me afro 116 milionë lekë.

Në numër transaksionesh, pjesën kryesore e mbajnë ato të Bonove të Thesarit të vendosura si kolateral, me 308 veprime, përkundrejt 55 transaksioneve të kryera për Obligacione.

Përdorimi i titujve si kolateral ka avantazhet dhe disavantazhet e veta dhe njëri prej disavantazhe është ndryshimi i herëpashershëm i vlerës, që mund të sjellë risk të shtuar për bankën, nëse ai nuk mbulon në një moment shumën për të cilën është vendosur. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
amf banka e shqipërisë bono thesari individët obligacione
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter