Serbia po realizon projektin e parë pilot për hidrogjenin, HyDSerbia, në bashkëpunim me një kompani energjetike nga Lajpzigu në Gjermani. Projekti është mbështetur me financim nga qeveria gjermane, me një shumë fillestare prej 3.5 milionë euro. Afati kohor për realizimin e tij është vendosur 30 qershori i vitit 2026.
Banka Gjermane për Zhvillim KfW shprehu interes për të investuar në projekte inovative të energjisë së rinovueshme në Serbi, duke përfshirë hidrogjenin e gjelbër, në një projekt të mundshëm pilot në bashkëpunim me firmat private vendase. Sipas Bankës, qëllimi është të stimulojë një zinxhir lokal të vlerës së hidrogjenit dhe të mbështesë përpjekjet për dekarbonizimin.
Impianti pilot, i cili përbëhet nga një njësi e energjisë diellore dhe një njësi hidrogjeni, fillimisht do të jetë për prodhim në shkallë të vogël. Do të krijohet një bazë teknike, rregullatore e tregtare, si dhe një rast studimi për një rritje të mëvonshme të prodhimit të hidrogjenit të gjelbër në të gjithë rajonin.
Gjermania është duke mbështetur projektet e këtij lloji edhe jashtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Fokusi i udhëzuesit për mbështetjen financiare për projektet ndërkombëtare të hidrogjenit është dhënia e granteve deri në 15 milionë euro për të mbuluar boshllëqet financiare për planet e investimeve. /seenews
