INSTAT ka bërë publike të dhënat për sa i përket tregtisë së jashtme dhe rezulton se gjatë muajit tetor eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u ulur me -15,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 0,9 %, në krahasim me Shtator 2024. Importet e mallrave arritën vlerën 77 mld lekë, duke u ulur me -1,5 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 8,3 %, në krahasim me Shtator 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 46 mld lekë, duke u rritur me 10,6 %, krahasuar me Tetor 2023 dhe duke u rritur me 13,9 %, në krahasim me Shtator 2024.

Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 317 mld lekë, duke u ulur me -14,3 %, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 743 mld lekë, duke u rritur me 2,0 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 426 mld lekë, duke u rritur me 18,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
Gjatë muajit Tetor 2024, në uljen e eksporteve prej -15,2 %, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -3,5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje etj.

Eksportet, gjatë këtij dhjetëmujori janë ulur me -14,3 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,2 pikë përqindje.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:
Gjatë muajit Tetor 2024, në uljen e importeve prej -1,5 %, krahasuar me Tetor 2023, negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,3 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me – 1,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,8 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,7 pikë përqindje.

Si dhjetëmujor, importet janë rritur me 2,0 %, krahasuar me dhjetëmujorin e parë 2023. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,7 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa kanë ndikuar negativisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,9 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikujt prej tyre“ me -0,3 pikë përqindje./Ekofin.al

