Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Transformimi dhe drejtimi inovativ, CEO i OTP Bank Shqipëri vlerësohet nga grupi bankar hungarez me çmimin “András Fáy”

13:57 - Nëntor 19, 2024 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i OTP Bank Shqipëri, z. Bledar Shella, është vlerësuar këtë vit nga grupi bankar hungarez me çmimin “András Fáy”. Ky çmim i jepet zakonisht të gjithë atyre personaliteteve, drejtuesve, funksionarëve që kanë dhënë një kontribut të posaçëm në funksionimin e sukseshëm dhe inovativ të grupit bankar.

Vlerësimi iu akorduar z. Shella nga Kryetari i Bordit Drejtues dhe CEO i OTP Group, Dr. Sándor Csányi. Pjesë e motivacionit për akordimin e këtij vlerësimi ishte “Nën drejtimin e tij, në mbi pesë vitet e fundit, banka ka marrë vlerësime prestigjioze sikurse “Banka më e mirë në Shqipëri”, vlerësim i akorduar nga “Euromoney” për katër vite radhazi. The Banker, gjithashtu ka vlerësuar së fundmi performancën e Bankës OTP Albania, me çmimin “Best Business Bank”.

Profesionalizmi i tij i shquar ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në integrimin e dy bankave gjatë procesit të bashkimit me Alpha Bank Albania. Krijimi i vlerave nga ana e tij është i padiskutueshëm, duke motivuar stafin me profesionalizmin dhe arritjet e tij. Ai është një lider energjik, shembull, këmbëngulës në kërkimin e rezultateve më të mira.”

Pas një eksperience tetëvjeçare në Bankën e Shqipërisë, z. Shella iu bashkua Bankës Societe Generale Albania në muajin Korrik 2008 si Drejtor i Departamentit të Manaxhimit të Riskut.

Në Mars të vitit 2015 ai u propozua dhe u zgjodh Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Societe Generale Albania, në krye të Divizionit Retail. Duke filluar nga muaji Dhjetor 2018, Z. Shella u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Societe Generale Albania.

Ai e mori drejtimin e bankës në atë rast deri në mbylljen e procedurave të kalimit të pronësisë nga Societe Generale te grupi OTP Nyrt. Por për shkak të udhëheqjes së suksesshme jo veteëm të procedurave të kalimit të pronësisë, por më tej edhe atyre të blerjes së Alpha Bank, z. Shella fitoi besimin për të vijuar drejtimin e OTP Bank Shqipëri edhe për vitet në vazhdim.

Në veçanti gjatë të vitit të kaluar, por edhe përgjatë këtij viti, referuar rezultateve të 9-mujorit, OTP Bank Albania ka konsoliduar më tej pozitat si banka e tretë më e madhe në Shqipëri, me një portofol kredie që ka tejkaluar 1 miliardë Euro në fund të shtatorit 2024 dhe me një performancë shumë të mirë financiare.

Në këtë kuadër, edhe akordimi i çmimit András Fáy vjen në vazhdën e gjithë këtyre rezultateve të mira dhe transformimit të bankës nga ana e CEO-s, Bledar Shella. Çmimi András Fáy u themelua në vitin 1984, me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Bankës Kombëtare të Kursimeve. Themeluesi i saj ishte një nga figurat më të gjithanshme të epokës së reformës, themeluesi i bankës së parë hungareze të kursimeve, e cila konsiderohet si paraardhësi historik i OTP Bank Hungari. /ekofin.al

 

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
bledar shella grupi hungarez otp bank albania otp group Sándor Csányi vlerësimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

gazetar_113:06 - Korrik 22, 20260

Moti i keq që përfshiu disa zona të vendit gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar…

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:06 - Korrik 22, 2026

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter