Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sektori bankar në rritje me 7.2%, pjesa e tregut e bankave të mëdha vazhdon rënien

12:59 - Nëntor 6, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Sektori bankar ka vijuar rritjen edhe në tremujorin e tretë të vitit. Të dhënat e paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, tregojnë se totali i aktiveve të sektorit në fund të muajit shtator arriti në afërsisht 2.057 trilionë lekë, në rritje me 55 miliardë lekë krahasuar me tremujorin e dytë. Me bazë vjetore, totali i aktiveve të sektorit është rritur me afërsisht 7.2%.

Rritja e aktiveve krahasuar me një vit më parë është e përqendruar kryesisht në segmentin e huadhënies. Viera neto e portofolit të kredisë kishte ishte rreth 788 miliardë lekë, në rritje me 12.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë vit, kreditimi po rritet me ritmet më të shpejta në më shumë se 15 vjet, I mbështetur sidomos nga gjallërimi i kredisë për biznesin.

Investimet në tituj janë grupi i dytë më i madh i aktiveve. Vlera e tyre në fund të shtatorit arriti në 771 miliardë lekë, në rritje me 7% krahasuar me një vit më parë.

Mbështetur në të dhënat paraprake të Shoqatës së Bankave, gjatë 12 muajve të fundit ka vijuar rënia e pjesës së tregut të bankave të mëdha dhe rritje e atyre të mesme dhe të vogla.

Banka më e madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) në fund të tremujorit të tretë mbante 24.6% të tregut, nga 24.9% që zotëronte një vit më parë.

Credins Bank është vetmja mes pesë bankave më të mëdha që ka shënuar një rritje të lehtë të pjesës së tregut në 16.2%, nga 15.8% një vit më parë.

Pjesa e tregut të Raiffeisen Bank Albania ka rënë në 14.4%, nga 15.3% që ishte në fund të tremujorit të tretë 2023.

Edhe Intesa Sanpaolo ka zbritur në 10.2% të aktiveve të tregut, nga 10.4% një vit më parë.

OTP Albania ka rënë në 9%, nga 9.3% që ishte një vit më parë.

Pjesa e përbashkët e tregut e pesë bankave më të mëdha ka rënë në 74.4%, nga 75.7% që ishte një vit më parë.

Megjithatë, të paktën pjesërisht, rënia e peshës së bankave më të mëdha mund të shpjegohet edhe me një efekt më të fortë të kursit të këmbimit, për shkak të volumit më të madh të aktiveve në valutë të huaj. Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut këtë vit ka vijuar rënien..

Në fund të 9-mujorit, kjo rënia arriti në pothuajse 7% krahasuar me një vit më parë. Kjo ka ndikuar negativisht vlerën e aseteve në euro në sektorit bankar, ndërkohë që raportimi për qëllime statistikore bëhet në lekë.

Nga ana tjetër, bankat e tjera të sektorit në përgjithësi kanë shënua rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë. Tirana Bank është rritur në 7.2% (nga 6.6% një vit më parë), Banka Amerikane e Investimeve zotëron tashmë 7% të tregut (nga 6.9% një vit më parë), Union Bank është rritur në 5.1% (nga 4.9% një vit më parë), Banka e Parë e Investimeve (Fibank) është rritur në 2.9% (nga 2.7% një vit më parë).

ProCredit Bank Shqipëri ka ruajtur një pjesë tregu të përafërt me një vit më parë, me 2.3% të tregut, ndërsa rritje të ndjeshme ka arritur Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), në 1.1% të aktiveve të sektorit, nga 0.7% që mbante një vit më parë./Monitor

Ekofin Media
Ekofin Media
bankave sektori bankar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Nga 2.2% në 2.6% të PBB-së, qeveria rrit shpenzimet për mbrojtjen

14:26 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

gazetar_206:01 - Korrik 23, 20260

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët,…

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

05:59 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter