Bashkëthemeluesi i Bytdance, kompania mëmë e platformës sociale Tiktok, Zhang Yiming është bërë personi më i pasur në Kinë.
Sipas një liste të pasurish të publikuar nga Instituti i Kërkimeve Hurun, Zhang Yiming tani ka një vlerë prej 49.3 miliardë dollarësh, 43% më shumë se në 2023.
41-vjeçari u largua nga roli i tij në krye të kompanisë në vitin 2021, por thuhet se zotëron ende rreth 20% të firmës. Ai rrëzoi kreun e kompanisë së ujit Zhong Shanshan, i cili ra në vendin e dytë pasi pasuria e tij ra 24% në 47.9 miliardë dollarë.
TikTok është bërë një nga aplikacionet më të njohura të mediave sociale në botë, pavarësisht shqetësimeve të thella në disa vende për lidhjet e tij me shtetin kinez. Ndërsa të dyja kompanitë këmbëngulin se janë të pavarura nga qeveria kineze, SHBA synon të ndalojë platformën në janar 2025, nëse ByteDance nuk e shet atë.
Pavarësisht se u përball me presionin intensiv në SHBA, fitimi global i ByteDance u rrit me 60% vitin e kaluar, duke rritur pasurinë personale të Zhan Yiming.
