Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ndryshime në ligjin e sigurimeve, kapitali i vetëvlerësuar nga kompanitë mbi bazë risku, forcohen kriteret e përshtatshmërisë

13:21 - Tetor 31, 2024 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiara ka ndërmarrë disa ndryshime në ligjin kryesor të sigurimeve, atë “për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, të cilat synojnë përafrimin e mëtejshëm me direktivën evropiane të fushës, aplikimin e rekomandimeve nga procesi i vlerësimit të ICP-ve, si edhe përgatitjen e tregut për zbatimin e plotë të regjimit Solvency 2 për aftësinë paguese.

Në ndryshimet e propozuara, që janë publikuar për konsultim publik, Shoqëria e sigurimit/risigurimit kryen vetëvlerësimin e rrezikut dhe aftësisë paguese si pjesë e sistemit të administrimit të rrezikut. Ky vlerësim përfshin të paktën nivelin e kapitalit të kërkuar në raport me profilin e rrezikut, si edhe pajtueshmërinë në vijimësi me kërkesat për kapital dhe kërkesat për mjaftueshmërinë e provigjoneve teknike.

Vetëvlerësimi i rrezikut dhe aftësisë paguese duhet të jetë pjesë integrale e strategjisë së biznesit dhe duhet të merret në konsideratë, në mënyrë të vazhdueshme, në vendimet strategjike që merr shoqëria.

Shoqëria e sigurimit/risigurimit kryen, rregullisht dhe menjëherë pas çdo ndryshimi të konsiderueshëm të profilit të saj të rrezikut, vlerësimin e profilit tërësor të rrezikut dhe aftësisë paguese, në nivel individual dhe/ose grupi, sipas parashikimeve në paragrafin 1, të këtij neni.

Shoqëria e sigurimit/risigurimit dokumenton çdo fazë dhe veprim të procesit të vlerësimit të rrezikut dhe të kryerjes së provave të rezistencës, si dhe informon Autoritetin, brenda datës 31 maj të çdo viti, për rezultatet e çdo vetëvlerësimi të rrezikut  dhe aftësisë paguese.

Të gjitha politikat dhe procedurat e ndërmarra nga shoqëria, në kuadër të administrimit të rrezikut, duhet të jenë të dokumentuara dhe të përditësuara në çdo kohë.

Gjithashtu, në ndryshimet e propozuara nga AMF specifikohet edhe se çfarë duhet të përmbajë raporti i vetëvlerësimit të rrezikut, që do të dërgohet nga shoqëritë.

Në këtë dokument duhet të përfshihen të paktën rezultatet cilësore dhe sasiore të vetëvlerësimit të rrezikut dhe aftësisë paguese dhe konkluzionet e nxjerra prej tyre nga shoqëria e sigurimit; metodat dhe supozimet kryesore të përdorura në vetëvlerësimin e rrezikut dhe aftësisë paguese; informacion mbi nevojat e përgjithshme të shoqërisë për aftësi paguese dhe krahasimin midis këtyre nevojave me kërkesat rregullatore për kufirin minimal të aftësisë paguese; informacion mbi devijime të rëndësishme të rreziqeve që nuk pasqyrohen në llogaritjen e kërkesës për kapital të aftësisë paguese.”

Në ndryshimet e propozuara, janë edhe forcimi i kërkesave për përshtatshmëri të organeve drejtuese dhe funksioneve kryesore, rritja e kërkesave për informim dhe transperencë me qëllim që qytetarët/personat e siguruar të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm përpara nënshkrimit të një kontrate sigurimi, ndryshime sa i përket mbiëkqyrjes së grupeve të sigurimit, saktësimi i procedurave të administrimit të përkohshëm të shoqërisë, si edhe procesi i prishjes/likuidimit të shoqërisë së sigurimit. Gjithashtu, disa ndryshime janë propozuar edhe referuar ndërmjetësve në sigurime. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
aftësia paguese kapitali ligji ndryshime përshtatshmëria shoqëritë sigurime
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

gazetar_207:30 - Korrik 25, 20260

Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës…

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

07:30 - Korrik 25, 2026

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:15 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

06:38 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

07:30 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter