Author: gazetar_1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë pagat në sektorin publik për 55 euro nga janari i vitit 2025. “Do të bëjmë një rritje substanciale të pagave në sektorin publik në fillim të vitit të ardhshëm, duke ruajtur qëndrueshmërinë afatgjatë të buxhetit dhe sipas ligjit në fuqi”, tha Kurti në një konferencë për media. Ai theksoi se po e bën këtë për t’i mbështetur ata që kanë paga më të ulëta dhe për ta ngushtuar hendekun mes pagës më të ulët dhe asaj më të lartë. “Ne kemi shkuar në maksimumin…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të qeverisë kanë vijuar takimet e tyre me pensionistët, këtë herë në Fier. Ai ka folur për bonusin e fundvitit dhe tha se po mendohet për një bonus të ri që do të jetë më i lartë se ai aktuali dhe do të jetë i përhershëm. “Të flasë një pensionist është në të drejtën e tij, por kur dëgjoj të flasin ata që i thoshin pensionistëve do t’ju japim një gjel për Vitin e Ri që ishte në fakt një gjysmagjel është për të vënë duart në kokë. Ne e rritëm bonusin dhe e…

Read More

6 kontrata të reja koncesionare/PPP pritet të nisin vitin e ardhshëm, me një vlerë të përgjithshme prej 109 miliardë lekë ose 1.1 miliardë euro. Në listën e projekteve me Partneritet Publik-Privat (PPP), që nisin në vitin 2025, mbizotërojnë investimeve infrastrukturore. Bashkia e Tiranës, do të shtojë edhe dy projekte PPP, konkretisht ato për “Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës për katër objekte arsimore në Zonën Tirana 3” me vlerë totale kontrate 2,5 miliardë lekë dhe për “Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës për katër objekte arsimore në Zonën Tirana 2”, me vlerë po 2,5 miliardë lekë.…

Read More

Sot dollari amerikan blihet me 90.3 lekë dhe shitet 91.4 lekë. Euro blihet me 98.1 lekë, ndërsa shitet me 98.7 lekë. Paundi britanik blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.4 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.3 lekë, në shitje me 105.3 lekë. Dollari kanadez në blerje këmbehet me 65 lekë dhe në shitje me 66.4 lekë.

Read More

Marrë shkas nga Strategjia Afatmesme e Mbledhjes së të Ardhurave, që është aktualisht në konsultim publik me bizneset dhe grupet e interesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) i ka dërguar Qeverisë një sërë rekomandimesh. Duke u përqendruar te goditja e fenomenit të nëndeklarimit të pagave, sugjerohet që të rritet pragu i pagave të patatueshme që aktualisht është deri në 40 mijë lekë, si dhe të ndryshojnë fashat e pagave që tatohen me 13% dhe 23%. Tjetër rekomandim është edhe ngritja e një skeme tatimi mbi të ardhurat të bizneseve të vogla e bazuar jo në xhiro por në fitim. Aktualisht…

Read More

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj vuri theksin në rëndësinë e ekspertizës ndërkombëtare në zhvillimin e sipërmarrjes shqiptare drejt standardeve europiane. E pranishme në takimin që u zhvillua në Shtëpinë e Biznesit, në Tiranë me presidentin e Eurochambres (Shoqatës së Dhomave Europiane të Tregtisë dhe Industrisë) Vladimír Dlouhý, si dhe CEO-n e saj, Ben Butters, Ibrahimaj, nënvizoi faktin që me hapat që po ndërmerr qeveria, Shqipëria është më pranë perspektivës europiane. “Në një kohë kur Shqipëria është më pranë perspektivës europiane, ekspertiza e tyre e çmuar do të kontribuojë në zhvillimin e sipërmarrjes shqiptare duke…

Read More

Pagesat e parashikuara nga Buxheti për kontratat koncesionare/PPP pritet të rriten më tej, duke arritur shifrën prej 14.2 miliardë lekë. Ashtu siç ndodhi edhe në vitin 2024, pjesën kryesore të financimeve nga buxheti edhe për vitin e ardhshëm pritet të marrë koncesioni i Rrugës së Arbrit, me 3.36 miliardë lekë mbështetje buxhetore. Për këtë vit, Financat rishikuan në rritje financimet nga buxheti për kontratat koncesionare/PPP dhe ato parashikohet të arrijnë në 14 miliardë lekë. Nga këto, rreth 5.9 miliardë lekë investime dhe rreth 8.1 miliardë lekë shpenzime korente. Krahasuar me pagesat faktike të vitit 2023, të cilat arritën vlerën rreth…

Read More

Qeveria ka vendosur të mos ndërmarrë ndryshime të rëndësishme sa i përket politikave tatimore, vendosjes së taksave të reja, për vitin e ardhshëm, që është edhe vit elektoral. Në relacionin shoqërues të Projektbuxhetit 2025, Financat theksojnë se ndër masat e politikave fiskale të parashikuar në këtë buxhet janë ligje tatimore të miratuara në paketat e mëparshme dhe që sjellin efekte në të ardhura në vitin 2025, si dhe të ardhura nga efekti i politikave buxhetore dhe konkretisht: 1. Në zbatim të ligjit për akcizat, lidhur me cigaret dhe duhanet, ka një kalendar 2022-2026 lidhur me rritjen e nivelit të akcizës…

Read More

Zbardhet projektbuxheti i vitit të ardhshëm, hartuar nga Ministria e Financave. Bazuar në këtë dokument, të ardhurat e projektuara vlerësohen në 754.6 miliardë lekë ose 28.8% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 40.6 miliardë lekë ose 0.2% e PBB më shumë. Shpenzimet e parashikuara në Buxhetin e vitit të ardhshëm janë 822.7 miliardë lekë ose rreth 31.4% e PBB-së, 51.4 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2024. Deficiti buxhetor për vitin 2025 planifikohet të jetë në nivelin 2.6 për qind të PBB-së dhe…

Read More

INSTAT ka bërë publike të dhënat sa i përket numrit të aksidenteve. Në muajin Shtator numërohen 142 aksidente rrugore, nga të cilët 195 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Gjatë këtij nëntëmujori të këtij viti vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,3 për 100 aksidente, nga 16,1 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore, në 94,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej.…

Read More