Rreth 1 milion më shumë pasagjerë kanë fluturuar nga Rinasi për periudhën korrik – shtator 2024.
Sipas të dhëna të publikuara nga INSTAT, në tremujorin e tretë 2024 kanë udhëtuar me linja ajrore 3.534.751 pasagjerë nga 2.476.244 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 42,7 %.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit kanë operuar 28 shoqëri ajrore, nga këto 27 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 132.713 avionë, nga të cilët 83,7 % të tyre e zë numri i mbikalimeve.

Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 570,8 tonë, nga të cilat 71,6 % janë mallra të hyrë dhe 28,4 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, volumi i mallrave paraqitet me rritje 16,4 %.
Mallrat e transportuara me postë zënë 10,1 % të volumit gjithsej të mallrave të transportuara me ajër. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, volumi i tyre paraqitet me rritje 9,7 %.
Eksportet/importet e mallrave me ajër
Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër, në tremujorin e tretë 2024 është 463 tonë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është rritur me 15,4 %. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e tretë 2024, zë 0,02 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara./ekofin.al

