Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria mbyll përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

18:31 - Korrik 15, 2026

Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim përmes autofaturës, 686 aplikime në dy javë

17:22 - Korrik 15, 2026

Ibrahimaj: Miratohet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Slloveninë

16:14 - Korrik 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sejko: Sulmet kibernetike ndaj bankave janë shtuar, po marrim masa të rrisim sigurinë

14:27 - Tetor 30, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Komisioni i Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Sejko u ndal në punën që ka bërë BSH për rritjen e informimit dhe transparencës me publikun, ku veçoi përdorimin e një sërë kanalesh mediatike, për komunikim shpjegimin sa më të qartë të rolit të BSH, objektivin e saj në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe përmbushjen e këtyre objektivave.

Ai tha se dezinformimi mund të dëmtojë rëndë stabilitetin financiar të një vendi, duke keqinformuar qytetarët dhe bizneset lidhur me sigurinë dhe qëndrueshmërinë e bankave dhe sigurinë e kursimeve të tyre. “Në këtë kontekst, dezinformimi është po aq i rrezikshëm, sa sulmet kibernetike”, u shpreh Guvernatori.

Sejko më tej tha se ka patur sulme kibernetike, por sistemi i ka rezistuar atyre. “Ka pasur sulme kibernetike në mënyrë të vazhdueshme. Kemi dy kategori ndërhyrjesh, ndërhyrjet me sulme ndaj sistemeve të teknologjisë dhe informacionit që kanë bankat e nivelit të dytë dhe Banka e Shqipërisë, i gjithë sistemi financiar. Ndërhyrja e dytë është përmes keqinformimit që synon të krijojë panik dhe të keqinformojë klientët e bankave të nivelit të dytë dhe qytetarët lidhur me gjendjen financiare.

Të dyja këto janë njëlloj të rrezikshme. Sistemi bankar, pavarësisht këtyre ndërhyrjeve ka rezultuar i qëndrueshëm dhe nuk është goditur. Me përjashtim të një rasti që është menaxhuar, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të jemi të sigurt. Për këtë arsye ne kemi marrë masa dhe po punojmë me bankat e nivelit të dytë”, theksoi Guvernatori.

Sejko tha se dy vitet e fundit sulmet kibernetike drejt sistemit bankar janë shtuar. “Në një rast ka qenë një sulm i fortë kibernetik ndaj një banke që nuk ka cenuar llogaritë bankare, si pasojë e masave të marra, por informacionin, të dhënat. Por falë koordinimit të punës dhe forcimit të masave nga 11 bankat tregtare, sistemi bankar ka rezultuar imun ndaj goditjeve kibernetike”.

Ekofin Media
Ekofin Media
bankat guvernatori komision sejko siguria kibernetike
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria mbyll përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

18:31 - Korrik 15, 2026

Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim përmes autofaturës, 686 aplikime në dy javë

17:22 - Korrik 15, 2026

Europa nuk di ende mjaftueshëm për teknologjinë, ku qëndron Shqipëria?

11:42 - Korrik 15, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria mbyll përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

gazetar_218:31 - Korrik 15, 20260

Shqipëria mbylli përkohësisht kapitujt e negociatave për shkencën dhe kërkimin shkencor (25), arsimin dhe kulturën…

Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim përmes autofaturës, 686 aplikime në dy javë

17:22 - Korrik 15, 2026

Ibrahimaj: Miratohet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Slloveninë

16:14 - Korrik 15, 2026

Malaj: Ndryshime në ligjin e sistemit të pagesave, reduktim të kostove për qytetarët dhe bizneset

16:13 - Korrik 15, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:31 - Korrik 15, 2026

Shqipëria mbyll përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

17:22 - Korrik 15, 2026

Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim përmes autofaturës, 686 aplikime në dy javë

16:14 - Korrik 15, 2026

Ibrahimaj: Miratohet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Slloveninë

Shqipëria mbyll përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

18:31 - Korrik 15, 2026

Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim përmes autofaturës, 686 aplikime në dy javë

17:22 - Korrik 15, 2026

Ibrahimaj: Miratohet marrëveshja për sigurimet shoqërore me Slloveninë

16:14 - Korrik 15, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter