Author: gazetar_1

Në vitet e fundit, pagat për herë të parë kanë pasur një tendencë më serioze të rritjes, por kjo është kryesisht rezultat i masave administrative, rritjes së pagës minimale dhe rritjeve në sektorin publik, si dhe daljes së fuqisë punëtore jashtë vendit. Në mënyrë që pagat të rriten realisht, ekonomia duhet të rritet. Vitet e fundit, të ardhurat e punëtorëve janë rritur me një ritëm më të shpejtë se ekonomia. Kjo rezulton me një rënie të produktivitetit. Produktiviteti llogaritet sipas formulës së raportit ndërmjet Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe numrit të të punësuarve. Përveç produktivitetit të ulët, shkalla e papunësisë…

Read More

Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm sidomos në periudhën e vjeshtës. Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë dhe djegie. Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar sepse i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin. Hapi i parë në rastin e këtyre infeksioneve është pirja e sa më shumë ujë dhe lëngje për të nxjerrë bakteret nga organizmi. Një nga lëngjet më të mira kundër këtyre infeksioneve është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë. Vlerat shëndetësore të shegës Shega është…

Read More

Fondet që akordohen për ujësjellësit do t’i nënshtrohen një analize të detajuar dhe do të kalojnë përmes Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime (AKUK). Vetëm ato ndërmarrje që realizojnë të paktën 50% të objektivave do të kenë mundësi të përfitojnë mbështetje financiare. Në udhëzimin “Për miratimin e metodologjisë, kritereve dhe procedurat, për vlerësimin dhe prioritizimin e fondeve buxhetore të investimeve publike, për ofruesit e shërbimeve në sektorin e ujësjellës kanalizimeve” të botuar në Fletoren Zyrtare dhe që nis të zbatohet nga 1 janari 2025 parashikohet se AKUK-ja përllogarit ndarjen e fondeve për një periudhë 3 vjeçare duke prioritizuar zhvillimin e politikave bazuar…

Read More

Nga Ditmir Bushati Para një viti ftova në podcastin tim “Public Square”, Arjan Gjonça, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE) dhe ekspert i Kombeve të Bashkuara për çështjet e popullimit dhe të arsimit, me të cilin diskutova për tri rreziqe që i kanosen shoqërisë shqiptare: I) skema e pensioneve; ii) kujdesi shëndetësor; iii) kujdesi shoqëror. Në të vërtetë, këto janë sfida për çdo shoqëri të përgjegjshme që respekton kontributin e prindërve duke hapur shtigjet e së ardhmes për fëmijët. Pasi, siç thotë me të drejtë Jacques Attali: “Nuk mund të jetojmë në kurriz të brezave të shkuar dhe atyre…

Read More

Sot dollari amerikan blihet me 90.8 lekë dhe shitet 91.9 lekë. Euro blihet me 98.2 lekë, ndërsa në shitje me 98.9 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.8 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104.6 lekë, në shitje me 105.5 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.5 lekë dhe në shitje me 66.8 lekë.

Read More

Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme globalisht në aspektin mjedisor, po këshillon pasagjerët në Shqipëri të shmangin rezervimin e fluturimeve përmes agjencive online të udhëtimeve (OTA), të cilat po tarifojnë shumë më tepër udhëtarët për fluturimet, bagazhet dhe shërbime të tjera shtesë. Duke krahasuar çmimet midis Wizz Air, trip.com dhe eDreams, rezulton se OTA-të po i tarifojnë klientët deri në 83% më shumë në disa raste. Trip.com u zbulua se tarifonte 45% më shumë për biletat prioritare dhe 83% më shumë për bagazhet prej 20 kg. Ndërkohë, eDreams tarifonte 85% më shumë për bagazhe prej 20 kg dhe 69%…

Read More

Forcohen kriteret dhe filtrat e kontrollit për aplikimin e lejeve të punës, por edhe të qëndrimit, për shtetasit e huaj në Shqipëri. Në një udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Kreut të SHISH, i cili ka hyrë tashmë në fuqi pasi është botuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se aplikimi për Leje Unike, apo ripërtëritje të saj, bëhet nga vetë i huaji, punëdhënësi ose personi i autorizuar. Kërkesa për aplikim i drejtohet autoritetit përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin që mbulon territorin, ku i huaji ka ose do të ketë vendqëndrimin/vendin e punësimit/vendin…

Read More

Ministria e Financave ka njoftuar së fundmi se ka përzgjedhur kompaninë ndërkombëtare Dechert LLP si Konsulentin Ligjor, që do të sigurojë shërbimin e konsulencës ligjore në emetimin e pritshëm të Eurobondit. Kompania me bazë në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara, por me degë në shumë vende të Botës, ka ekspertizë në ligjin anglez dhe atë amerikan të letrave me vlerë, theksojnë Financat në njoftimin e përzgjedhjes së fituesit. Vlerësimi i ofertave u bë përgjatë periudhës 10-16 tetor, bazuar në kriteret teknike dhe ekonomike, shtojnë më tej Financat. Ende nuk dihet se cila do të jetë shuma që do të paguhet…

Read More

“Për 17 sektorët e ekonomisë janë 156 mijë të punësuar që deklarohen me pagë 50 mijë lekë të reja sepse e dimë të gjithë se kjo pagë është përjashtuar nga taksimi”. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit. “Duke i parë sektorët me radhë nuk ka asnjë logjikë që ta thotë që duhet ta gëlltisësh këtë gjë e ta pranosh kështu sepse janë paga të gënjeshtërta. Mirëpo nga kjo gënjeshtër dhe nga kjo qasje kriminale ndaj pensionistëve ne kemi një gropë shumë të madhe të cilën e kompensojmë…

Read More

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e perspektivës ekonomike të tetorit, të sapopublikuar, ka rritur parashikimin për ecurinë e ekonomisë shqiptare për këtë vit. FMN pret që tashmë ekonomia e vendit të rritet me 3.3% në vitin 2024, nga 3.1% që ishte pritshmëria në raportin e mëparshëm të muajit prill. Rishikimi erdhi pasi INSTAT raportoi se rritja reale e PBB-së në gjashtëmujorin e parë të viti 2024 vlerësohet me 3,94%, teksa rishikol metodologjinë e përllogaritjes së prodhimit të brendshëm bruto. Ndërtimi dhe turizmi ishin dy sektorët që dhanë ndikimin kryesore në këtë tendencë në 6 muajt e parë të vitit.…

Read More