Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme globalisht në aspektin mjedisor, po këshillon pasagjerët në Shqipëri të shmangin rezervimin e fluturimeve përmes agjencive online të udhëtimeve (OTA), të cilat po tarifojnë shumë më tepër udhëtarët për fluturimet, bagazhet dhe shërbime të tjera shtesë.
Duke krahasuar çmimet midis Wizz Air, trip.com dhe eDreams, rezulton se OTA-të po i tarifojnë klientët deri në 83% më shumë në disa raste.
Trip.com u zbulua se tarifonte 45% më shumë për biletat prioritare dhe 83% më shumë për bagazhet prej 20 kg. Ndërkohë, eDreams tarifonte 85% më shumë për bagazhe prej 20 kg dhe 69% më shumë për hapësirën shtesë për këmbët.
| Tiranë-Romë | Direkt nga Wizz Air (të gjithë çmimet në Lekë) | trip.com | Tarifimi shtesë | eDreams | Tarifimi shtesë |
| Çmimi Bazë | 2900 | 3014.5 | 4% | 4144.1 | 43% |
| Bagazh 20kg | 1911 | 3490.5 | 83% | 3540.8 | 85% |
| Wizz Air Priority | 2695 | 3916 | 45% | N/A | N/A |
| Hapësirë XL për këmbët | 1896 | 2493.2 | 31% | 3209.1 | 69% |
Andras Rado, Kreu i Komunikimit të Wizz Air, komentoi: “OTA-të vazhdojnë të mbi tarifojnë konsumatorët në Shqipëri duke rritur çmimet e fluturimeve dhe shërbimeve shtesë. Si një transportues me ultra kosto të ulët, ne gjithmonë do të sigurohemi që klientët të udhëtojnë me sa më pak ndikim në buxhetin e tyre. Për të shmangur tarifat e larta, u bëjmë thirrje udhëtarëve të rezervojnë drejtpërdrejt me ne. Kjo do të sigurojë që klientët të marrin çmimin më të mirë dhe të shtojnë shpejt shërbimet shtesë, si dhe të marrin të gjitha njoftimet e rëndësishme.”
Për çmimet më të mira të disponueshme, klientët duhet të rezervojnë direkt me Wizz Air online ose përmes aplikacionit Wizz Air – wizzair.com.
Marrëdhënie me Publikun
