Author: gazetar_1
Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se do të bëhet njohja automatike e viteve të punës përpara vitit 1994 për punonjësit e ish-kooperativave. Gjatë bisedës me pensionistët për skemën e pensioneve, Rama theksoi se do të bëhet dhe një hap tjetër shumë i rëndësishëm për rreth 40 mijë veta që kanë dalë në pension nga ish-kooperativat. “Është një histori tjetër dhe janë 3 mijë procese gjyqësore në vit që i hapin nga tronditja. Do të bëjmë një ligj që do të bëjmë një njohje automatike të viteve të punës përpara vitit ’94, që është prapë një barrë direkte për buxhetin, por…
Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua sot me urdhër të SPAK. Ndaj zotit Meta SPAK-u ka kryer një hetim pasuror, dhe jozyrtarisht dyshohet për mosdeklarim pasurish, korrupsion dhe pastrim parash. Ky hetim besohet se është shkaku i arrestit të sotëm, ndërsa ndaj tij ka edhe çështje të tjera hetimore si çështja CEZ-DIA. Në mes të qershorit zoti Meta qëndroi për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme. Nga deklaratat e tij u mësua se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes. Ish-presidenti Meta ka deklaruar se ai nuk…
Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë një rritje të konsiderueshme të sektorit të akomodimit dhe turizmit në Shqipëri gjatë muajit Gusht 2024, duke u krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 32%, duke arritur një nivel të ri për të gjitha strukturat akomoduese. Kjo rritje është e dukshme edhe në segmentet e vizitorëve rezident dhe jo-rezident, ku vizitorët rezident kanë shënuar një rritje të moderuar prej 1,2%, ndërsa ata jo-rezident kanë patur një rritje prej 50,6%. Po ashtu, numri i netqëndrimeve gjithsej është rritur me 11,3%. Vizitorët jo-rezident kanë kontribuar…
Nga janari pritet që qytetarët e Kosovës të paguajnë më shumë për tatimin në pronë. Kjo pas miratimit të ndryshimeve vitin e kaluar në Ligjin për Tatimin në Pronë. Nga Aleanca e Bizneseve të Kosovës kanë alarmuar se tashmë qytetarët do të paguajnë për 200% më shumë tatim në pronë. Ligji hyn në fuqi me 1 janar të 2025. Një rritje e lartë e tatimit në pronë po i pret të gjithë ata që kanë prona komerciale nga janari i vitit që vjen. Me 1 janar të 2025-tës, sipas ligjit viera e detyrimit tatimor për pronën në vlerë deri në…
Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ditën e sotme kanë zhvilluar një bashkëbisedim me pensionistët për skemën e pensioneve. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se në këtë fazë, kur ekonomia po merr një formë gjithëpërfshirëse, pensionistët nuk duhet të mbeten të papërfshirë. “Sot do të hapim një debat, diskutim publik me pensionistët lidhur me pensionet për të adresuar një detyrim dhe natyrisht edhe një kërkesë legjitime të vazhdueshme që në këtë fazë kur ekonomia jonë ka nisur të marrë formën e një ekonomie gjithëpërfshirëse, pensionistët të mos mbeten…
Së fundmi duke marrë parasysh edhe zhvillimin e teknologjisë dhe duke qenë se gjithçka po avancon po dëgjojmë se si vendet e pasura me naftë në Lindjen e Mesme po ndërtojnë projekte dhe ndërtesa me risi unike për të inkurajuar turistët që të vizitojnë vendet e tyre sa më shumë. Katari është vendi më i fundit arab që e bën këtë pasi publikoi së fundmi planet e tij për të ndërtuar një resort lundrues luksoz gjigant prej 8,6 hektarësh, i vendosur në Doha në Gjirin Persik. I quajtur “The Eco-Floating Hotel”, ai është krijuar me synimin për të përdorur sasinë…
Sot dollari amerikan blihet me 90.3 lekë dhe shitet me 91.3 lekë. Euro blihet me 98.2 lekë dhe shitet me 99 lekë. Paundi britanik blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.8 lekë. Franga zvicerane blihet me 104.2 lekë dhe shitet me 105.2 lekë Dollari kanadez blihet me 65.3 lekë dhe shitet me 66.7 lekë.
Të paktën gjysma e paketës së fondit të përgjithshëm të Planit të Rritjes të KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbështesë investimet në infrastrukturë, duke përfshirë transportin, energjinë dhe tranzicionin e gjelbër dhe dixhital. European Western Balkans shkruan se pjesa e mbetur e kredive do të lirohet si mbështetje direkte për buxhetet kombëtare, thekson Komisioni Evropian, duke shpjeguar mekanizmat e shpenzimit të parave nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Fondet e para nga ky instrument financiar pritet të dalin së shpejti, pasi Komisioni Evropian të miratojë zyrtarisht Agjendat e Reformave të paraqitura nga Shqipëria, Mali i Zi,…
E kthyer tashmë në një traditë prej 8 vitesh këtë të diel kryeqyteti ka pritur Maratonën e Tiranës. Nën moton “Run as ONE”, ngjarja më e madhe sportive në kryeqytetit u mbështet nga lideri i telekomunikacionit One Albania. Maratona, e cila filloi në sheshin Skënderbej, mblodhi më shumë së 4500 garues nga mbi 50 vende të botës. Pjesëmarrësit kanë garuar në katër kategori kryesore: Marathon (42.195 km), Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too”. Veç kësaj, gara “Fun Run”, e mbajtur në ditë më parë në 19 tetor, inkurajoi pjesëmarrjen e të rinjve nga shkolla te mesme…
E gjithë Italia, nga Veriu në Jug, është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytjet, që kanë shkaktuar dëme serioze, por edhe humbje jetësh njerëzore. Situatë kritike në Emilia Romagna pas reshjeve të orëve të fundit. Në Bagnacavallo, në zonën e Ravenës, u urdhërua evakuimi total i zonave të prekura nga përmbytjet. Për fat të keq, një person humbi jetën në Bolonja, duke shënuar kështu viktimën e parë nga moti i keq në Itali. Ai ishte 20 vjeç dhe po udhëtonte me makinë bashkë me të vëllanë, kur makina e tyre u pushtua nga uji që kishte vërshuar në zonë.…
