Deri në çfarë vlere parash është e sigurt të huazosh? Çfarë do të paguaj në të vërtetë për një kredi? Si të shmang humbjen e parave? Këto janë pyetjet thelbësore në qendër të fushatës “Merr hua, me mend”. Ky vit shënon edicionin e 10-të të kësaj nisme ndërkombëtare të edukimit financiar, e udhëhequr nga Qendra Mikrofinanciare (MFC) në partneritet me mbi 15 institucione financiare në të gjithë Evropën. Fushata synon të ndihmojë klientët të marrin hua para në mënyrë të sigurt, të shmangin borxhin e tepërt dhe të krijojnë një reputacion të besueshëm për sektorin e mikrofinancës.
Çfarë është fushata “Merr hua, me mend”?
Fushata “Borrow Wisely” ose “Merr hua, me mend” promovon standardet globale të mbrojtjes së klientit. E udhëhequr çdo vit nga Qendra Mikrofinanciare dhe partnerët e saj – huadhënës të përgjegjshëm, të përkushtuar për ndërtimin e një sektori mikrofinanciar të besueshëm – fushata synon të edukojë klientët për “huamarrjen me mençuri” dhe shmangien e grackave të borxhit të tepërt.
Fuqizimi i huamarrësve për të bërë zgjedhje të informuara
Objektivi i fushatës është të ndihmojë klientët të kuptojnë se huamarrja me mençuri, është në duart e tyre. Duke bërë pytjet e duhura, huamarrësit mund të shmangin rreziqet e borxhit të tepërt dhe të bëjnë zgjedhje të mirë-informuara mbi shumën e parave që mund të marrin hua në mënyrë të sigurt.
Pse institucionet mikrofinanciare bashkojnë forcat?
Për më shumë se 30 vjet, institucionet mikrofinanciare janë angazhuar për të mbrojtur klientët e tyre duke promovuar praktika të përgjegjshme të huamarrjes. Kjo fushatë përforcon rëndësinë e mbrojtjes së klientit, duke ndihmuar në parandalimin e borxhit të tepërt dhe duke fuqizuar klientët për të marrë vendime të informuara financiare. Duke punuar së bashku, institucionet mikrofinanciare sigurojnë se do të vazhdojnë t’u shërbejnë klientëve të tyre në mënyrë efektive duke respektuar standardet ndërkombëtare për huadhënie të përgjegjshme.
Çfarë bëjmë ne?
Fushata u drejtohet klientëve aktualë dhe potencialë të institucioneve mikrofinanciare përmes posterave, fletëpalosjeve, broshurave dhe mediave sociale, duke komunikuar rëndësinë e “huamarrjes me mençuri”. Një listë e thjeshtë e pyetjeve “para huasë” ndihmon për të siguruar që klientët të marrin hua brenda kufijve të sigurt dhe të përgjegjshëm.
Ewa Bankowska, Zëvendës Drejtore e MFC, tha: Microfinance Centre vlerëson partnerët e saj për përkushtimin e tyre në promovimin e fushatës “Merr hua, me mend” dhe arritjen e rezultateve të rëndësishme gjatë viteve. Vetëm vitin e kaluar, ne arritëm një audiencë prej afërsisht 2,423,487 individësh përmes një përzierjeje të metodave të komunikimit online dhe tradicionale. Në Qendrën Mikrofinanciare, bashkëpunimi është kyç dhe së bashku me iute dhe partnerët e tjerë, ne po bëjmë një ndikim më thelbësor në promovimin e praktikave të përgjegjshme të huamarrjes.
Marrëdhënie me Publikun

