Author: gazetar_1

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në muajin shtator, Shqipëria raportoi një rënie të eksporteve të mallrave prej -8,5%, duke arritur në 31 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 71 miliardë lekë, me një ulje prej -3,1%. Kjo ka rezultuar në një deficit tregtar prej 40 miliardë lekë, që është rritur me 1,5% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Gjatë këtij nëntëmujori, eksportet kanë arritur në 286 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej -14,2%, ndërsa importet kanë arritur në 666 miliardë lekë, me një rritje prej…

Read More

Bashkia e Tiranës do të mbështesë me kredi të buta me interes 3 për qind, ku pjesa tjetër subvencionohet nga buxheti i këtij institucioni, të gjithë ata individë që plotësojnë kriteret e duhura. Referuar vendimit të miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi. Programi synon të përfshijë dhe mbështesë të gjithë individët dhe familjet që kanë vendbanim në territorin e Bashkisë Përparësi në përzgjedhje do të kenë çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 40 vjeç; individë/familje të minoritetit…

Read More

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mbajtën takimin e parë me temën: “Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri si mundësi e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik”. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka theksoi se është e nevojshme të rishikohen marrëveshjet e nënshkruara për të mbështetur prodhuesit vendas dhe për të përmirësuar shkëmbimet tregtare. Ai u shpreh se Shqipëria është një hap përpara në rrugën e anëtarësimit në BE, prandaj edhe duhet që ta ndihmojë Kosovën në këtë drejtim. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit për rritjen…

Read More

Me Rivierën e saj verbuese, qytetet e lashta dhe peizazhet spektakolare malore, nuk është çudi që ky vend ballkanik shumë shpejt po shndërrohet në një destinacion i preferuar turistik në Evropë, shkruan Dilvin Yasa në një artikull të botuar në revistën australiane “Escape”. E vendosur në bregdetin e Adriatikut midis Kroacisë dhe Greqisë, Shqipëria ka një kulturë dhe histori magjepsëse dhe një bukuri natyrore të pacënuar. Po mendoni të vizitoni Shqipërinë? Më poshtë kemi renditur disa rekomandime përpara se të nisni udhëtimin tuaj: Monedha zyrtare mund të jetë leku shqiptar, por euro pranohet kudo. Pavarësisht rritjes së turizmit, Shqipëria vazhdon…

Read More

Arlinda Muja, presidente e Shoqatës së Mikrofinancës, shpjegoi në studion e MCN Economy, praktikën e dhënies së mikrokredive. Mikrofinanca ka dhënë një kredi të shëndetshme. Edhe vetë klientët janë edukuar. Kultura e kredisë është rritur me kohën dhe kjo ndikon edhe në cilësinë e portofolit. Kredia procesohet shpejt sepse bazohet në modele statistikore. Këto kompani kanë investuar në teknologji. Përllogaritet mundësia që kjo të kthehet në kredi të keqe. Marrja e kartës së identitetit lejon marrjen e të dhënave tua në regjistrin kombëtar të kredive. Me modelin statistikor marzhi i gabimit është i ulët. Por kjo vlen për shifra të…

Read More

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90.4 lekë dhe do shitet me 91.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.3 lekë dhe do shitet me 99 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë.

Read More

Qeveria është duke miratuar aktet e nevojshme nënligjore për të bërë të zbatueshëm ligjin e shumëdiskutuar “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale”. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme procedurën dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit. Tarifat e lëshimit të licencës për subjektet aplikante derdhen 100% në buxhetin e shtetit. Ndërsa të ardhurat nga tarifa vjetore mbi veprimtarinë e subjekteve të licencuara derdhen 70% në buxhetin e shtetit dhe 30% përdoren nga Agjencia. Më herët, u zbardh edhe udhëzimi i përbashkët i…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme rregullat e detajuara për shitjen me të drejtë parablerjeje të objekteve të konfiskuara me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit. Sipas vendimit, procesi i shitjes realizohet duke respektuar parimin e ligjshmërisë, të konkurrueshmërisë, të transparencës, si dhe të zbutjes së pasojave sociale të shkaktuara nga ndërtimet pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit. Në vendim përcaktohet se procedura e shitjes së objekteve të konfiskuara fillon pas miratimit nga Komisioni i Objekteve të Konfiskuara të programit të shitjes, i cili, së bashku me dokumentacionin shoqërues, përcillet pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e…

Read More

Kastrati Group dhe Wizz Air po bashkëpunojnë për të ofruar arsimim për pilotët aspirantë në Shqipëri nëpërmjet Wizz Air Pilot Academy (WAPA). Konkretisht për aplikantët shqiptarë të WAPA, Wizz Air ofron një pagesë fillestare prej vetëm 3,950 €. Kjo është një ulje prej mbi 70% krahasuar me 13,950 €, që është standardi në kushtet e WAPA-s, duke siguruar që më shumë të rinj të mund të ndjekin një karrierë në aviacion pa barrën e kostove të mëdha. Bursat Kastrati Në një përpjekje të mëtejshme për të mbështetur pilotët e së ardhmes, Kastrati Group do të mbulojë këstin e parë prej 3,950 € për disa prej studentët e përzgjedhur. Kjo bursë…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, pranë Ambasadës së Republikës Franceze, Pierre Grandjouan, rezident në Beograd. Sejko gjatë takimit prezantoi zhvillimet ekonomike në vend, ku theksoi se rritja ekonomike është në trajektore pozitive zhvillimi dhe balancat kryesore ekonomike pritet të forcohen në vitet e ardhshme. Lidhur me ecurinë e inflacionit, Guvernatori u shpreh se ai ka ardhur në rënie të shpejtë, duke shënuar dhe një rikuperim të plotë të goditjes që pësuam nga rritjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. “Politika monetare ka qenë sa më fleksibël, duke…

Read More