Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kreditë e buta në Tiranë, miratohen kriteret, ja kush përfiton

11:30 - Tetor 17, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bashkia e Tiranës do të mbështesë me kredi të buta me interes 3 për qind, ku pjesa tjetër subvencionohet nga buxheti i këtij institucioni, të gjithë ata individë që plotësojnë kriteret e duhura.

Referuar vendimit të miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak,  programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi.  Programi synon të përfshijë dhe mbështesë të gjithë individët dhe familjet që kanë vendbanim në territorin e Bashkisë Përparësi në përzgjedhje do të kenë çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 40 vjeç; individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian; gra kryefamiljare/gra të dhunuara.

Duke qenë se subvencionimi i interesave të kredisë do të kryhet nga buxheti i shtetit, marrëveshja është lidhur ndërmjet ministrit përgjegjës për strehimin, ministrit përgjegjës për financat dhe institucionit financiar.

Kriteri kryesor ekonomik që duhet të përmbushin aplikantët, përpos faktit se nuk duhet të kenë banesë në pronësi, është niveli i te ardhurave që duhet të kenë.

Konkretisht, sipas vendimit, për një familjare me 1-2 anëtarë, të cilët aplikojnë për një strukturë apartamenti garsoniere, niveli maksimal i të ardhurave duhet të jetë deri në 79.575 lekë/muaj. Për një familje me 3 anëtarë dhe apartament 1+1, niveli i të ardhurave që duhen plotësuar arrin në 117.398 lekë/muaj.  Për një familje me katër anëtar dhe strukturë apartamenti 2+1, niveli i të ardhurave është 137.758 mijë lekë/muaj, dhe për familje të mëdha 5 – 6 persona, me strukturë apartamenti 3+1, niveli  maksimali të ardhurave duhet të jetë deri në 146.535 lekë/muaj. Për të gjitha kategoritë, niveli minimal i të ardhurave është 35.520 lekë/muaj.

Sistemi i pikëzimit  në total  përmban 100 pikë, dhe ndahet në katër kategori, siç janë kushtet e strehimit; kushtet familjare; kushtet sociale; dhe kushtet ekonomike, ku secila prej tyre ka një nivel prej 25 pikësh. Në total parashikohet që të ndahen 1200 kredi të buta.

Gjatë procesit të aplikimit, individët duhet të dorëzojnë dokumentet që verifikojnë gjendjen e tyre ekonomike si dhe kushtet e jetesës.

Ekofin Media
Ekofin Media
bashkia kredite e buta kriteret tirane
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

gazetar_206:02 - Korrik 28, 20260

Basenet lumore Ishëm-Erzen dhe Seman u klasifikuan në vitin 2025 në Klasën V, “gjendje e…

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:02 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:01 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:00 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter