Author: gazetar_1
Jo më me objektiv për miliona turistë, por oferta turistike e Shqipërisë 2030, do të orientohet drejt vizitorëve elitarë. Draft strategjia e turizmit 2024-2030, me në fokus “Shqipëria, Destinacioni më emocionues dhe i ri në Evropë”, përfshin masa stimuluese për më shumë investime, lehtësi në taksa, përmirësim të ofertës turistike, marketing dhe disiplinim të ndërtimeve në turizëm. Përtej ofertës turistike të detit dhe diellit, Shqipëria do të synojë të kthehet në një atraksion të ‘pazbuluar’ ku do të ndërthurur pasuritë natyrore, me ato të aventurës dhe më tej drejt kampingjeve të luksit. “Krahas zhvillimit të produkteve të specializuara turistike, Shqipëria…
Udhëheqësit e Procesit të Berlinit nga Ballkani Perëndimor dhe disa shtete anëtare të BE-së u mblodhën dje në Berlin për të shënuar dhjetëvjetorin e Procesit të Berlinit dhe për të diskutuar iniciativa kyçe që synojnë nxitjen e integrimit ekonomik, lidhshmërisë dhe qëndrueshmërisë. Drejtoresha e Përkohshme e Sekretariatit të CEFTA-s, Danijela Gačević mori pjesë në Samitin e organizuar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Gjatë Samitit, marrëveshjet e CEFTA-s u theksuan si një arritje historike që do të mundësojë zbatimin e suksesshëm të Planit aktual të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM). Gačević shprehu mirënjohjen ndaj Gjermanisë dhe pjesëmarrësve të tjerë…
Platforma Smile.al finalizon suksesshëm një tjetër projekt të rëndësishëm në fushën e arsimit. 2 ambiente laboratorike janë ndërtuar tashmë për shkollat 9-vjeçare “Kozma Basho”, përkatësisht në qytetin e Pogradecit dhe “Nënë Tereza”, në Lezhë. Projekti ’’Sipërmarrësit e së ardhmes në laboratoret e sipërmarrjes” nga Junior Achievement of Albania, u iniciua me qëllimin e krijimit të një mjedisi inovator për zhvillimin praktik të njohurive dhe aftësive sipërmarrëse, të menaxhimit e të financave. I mundësuar përmes dhurimeve në platformën SMILE.al, mbështetjes financiare të Fondacionit Credins dhe Teleperformance, tashmë nxënësit do të kenë kushtet dhe mjetet e nevojshme kompjuterike që do t’iu duhen…
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i një hetimi disamujor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, finalizoi operacioni policor të koduar “Skema”. Hetimi i iniciuar nga Prokuroria identifikoi 7 shtetas, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore. Nga kjo veprimtari kriminale dëmi ekonomik ndaj shtetit, përllogaritet rreth 3 milionë euro. Ekzekutohen masat e sigurisë, të caktuara nga Gjykata e Durrësit, për 4 shtetas. Shpallen në kërkim 3 shtetas me masë sigurie “Arrest në burg”. Pas një hetimi disamujor, me metoda proaktive, me objektiv zbardhjen…
Qeveria ka bërë disa ndryshime sa i takon procedurës së evidentimit të ndërtimeve pa leje në vend, me qëllim lehtësimin e procesit te legalizimeve. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare i cili tashmë ka hyrë në fuqi për “përcaktimin e dokumentacionit dhe rregullave të hollësishme të evidentimit të ndërtimeve pa leje” thuhet se “Për kryerjen e procedurave të përcaktuara në vendim, Agjencia Shtetërore e Kadastrës mund të veprojë nëpërmjet stafit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar sipas ligjit ose mund të kontraktojë subjekte private të licencuara në fushat përkatëse, në përputhje me legjislacionin…
Anëtarësimi në SEPA pritet t’i kursejë Shqipërisë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në mënyrë progresive në vijim. Në kuadër të aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar së fundmi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Këshillit Evropian të Pagesave dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit. Gjatë takimeve të zhvilluara në Bruksel, u theksua se të gjitha vendet e rajonit kanë bërë përpjekje maksimale për anëtarësimin në SEPA dhe 3 prej tyre, Shqipëria,…
A duhet të nxitoni të vizitoni Shqipërinë përpara se ajo të bëhet shumë e njohur? Në çdo rast destinacioni aspiron të bëhet kampion i turizmit, shkruan Linda Lainé në një artikull të botuar në revistën franceze “L’Echo Touristique”. Është e vështirë të imagjinohet se Shqipëria ka qenë e izoluar deri në vitin 1990, në kushtet e një diktature 40-vjeçare (1945-1985). Destinacioni po zgjohet shpejt, shumë shpejt për turizmin, gjatë 10 viteve të fundit. “Turizmi përfaqëson tashmë 17% të PBB-së së tij”, tha Mirela Kumbaro, ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit duke iu drejtuar profesionistëve pjesëmarrës në konventën e “Central East…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90.2 lekë dhe do shitet me 91.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.4 lekë dhe do shitet me 105.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.5 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.
Nuk mund të flini? Arsyeja mund të jetë një ushqim që nuk e keni konsumuar. Nëse po kërkoni ushqime për t’ju ndihmuar të flini, duhet të siguroheni që po zgjidhni ushqimet e duhura. Sigurohuni që të shijoni këto 7 ushqime të cilat janë vërtetuar se luftojnë pagjumësinë dhe ju ofrojnë një gjumë më të qetë. Ushqimet që konsumoni gjatë ditës dhe ato që hani përpara se të shkoni në shtrat mund të kenë një efekt të drejtpërdrejtë në gjumin tuaj. Zgjedhja e ushqimeve që sigurojnë lëndë ushqyese që nxisin ose përmirësojnë gjumin, mund t’ju ndihmojnë të flini më lehtë, të…
Skandali i mikrokredive, Ministria e Drejtësisë bën gati ndryshimet në ligjin për përmbarimin privat
Pas skandalit me mikrokreditë, Ministria e Drejtësisë ka gati draftin për ndryshimet ligjore për shërbimin përmbarimor privat. Ministri Ulsi Manja në një prononcim për gazetarët tha se këto ndryshime pritet të hidhen për konsultim publik dhe se synohet që forcohen mekanizmat e kontrollit dhe monitorimit të Ministrisë së Drejtësisë mbi këtë shërbim. “Në aspektin e trajtimit institucional dhe ligjor e konsideroj të tejkaluar këtë proces. Ka një grup pune që funksionon dhe mblidhet pothuajse çdo javë me bankën e Shqipërisë, ekspertë të ministrisë dhe zyrës së kryeministrit. Është përcaktuar një plan veprimi i qartë se si t’i shmangemi këtij fenomeni,…
